U kap me kanabis në çantë, 19-vjeçari francez në gjyq: S’e dija që në Shqipëri ndalohej

15 Gusht 2025, 16:05Kronika TEMA
U kap me kanabis në çantë, 19-vjeçari francez në

Vizita turistike në Shqipëri nuk ka shkuar aspak mirë për një 19-vjeçar nga Franca. Të nesërmen e mbërritjes bashkë me familjen në Tiranë, francezi me iniciale K. L. është arrestuar, pasi policia ka gjetur në çantën marsup të tij një sasi prej 8.2 gramë kanabis.

I riu është kontrolluar nga policia teksa po udhëtonte me një taksi që kishte marrë tek ish-blloku drejt një hoteli në Fushë-Krujë.

Pas 48 orësh në paraburgim, ai është përballur me gjykatën, e cila ka vendosur lirimin e tij. Sipas gjykatës, hetimi ndaj tij për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” do të vijojë në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Në sallën e gjyqit, 20-vjeçari ka shfaqur pendesë, duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni se në Shqipëri nuk lejohej mbajtja e kanabisit, shkruan A2 CNN.

“Kam ardhur në Shqipëri për të vizituar vendin, së bashku me familjen time. Dua të them se lëndën narkotike e kam blerë në rrugë pranë një diskoteke të cilës nuk ja mbaj mend emrin, tek një person të cilin nuk e njoh. Dua të them se lëndën narkotike e kam blerë për përdorim vetjak pasi kam një kohë prej gjashtë vitesh që e konsumoj. Nuk kam pasur dijeni që në shtetin shqiptar nuk lejohej konsumimi i lëndëve narkotike, gjithashtu dua të shtoj se jam në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shëndetësore”, tha turisti francez K. L.

Fakti që turisti 19-vjeçar nuk ka pasur dijeni për legjislacionin penal në Shqipëri është marrë në konsideratë edhe nga prokurorinë sallën e gjyqit në masën e kërkuar, por edhe nga gjyqtarja Adelajda Gjuzi.

Ne vendimin e caktimit të masës gjykata ka arsyetuar se “sasia e lëndës që i është gjetur është e vogël, 8.2 gram bashkë me ambalazhin, forma e kryerjes së veprës është më e lehta, me anë të mbajtjes” dhe faktin se i dyshuari vjen  nga një kulturë e ndryshme sa i takon vlerësimit nga shteti si vepër penale të mbajtjes për përdorim të lëndëve narkotike.

2 Komente

  1. M
    Mosdija,nuk është pafajsi!

    Mire, shko në Kinë dhe shaj qeverin, pastaj e shef mirë ca di e ca nuk di!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lam nam

      Na u shpif jeta ne kte shtet ku ncdo qoshe ke nga nje polic. Normale eshte te kontrollosh canten e nje turisti qe ka marr nje taksi? Ne mes te sezonit turistik, posto blloqe policie gjithandej duke kontrolluar valixhe. Ok u kap me presh ne duar, por mandat kishte policia me i kontrollu sendet personale? Dhe kerkojne te kthehet rinia ne Shqiperi pastaj. Muzika mbyll ne 12, polica ne cdo qoshe gati me mbush burgjet me kalamaj, hajdutat e vertete ndertojne resorte sot.. po ik o me gjithe kte shtet leshi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje