Prof.Dr. Anastas Angjeli i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se faza e parë e reformimit të Akademisë së Shkencave tashmë mund të konsiderohet e përfunduar.
Angjeli: Në Akademinë e Shkencave nuk ka akademikë të angazhuar me kohë të plotë, përveç 5-6 vetave që janë kryetari, nënkryetari, sekretari dhe tre drejtues të tre seksioneve të ndryshme.
Të tjerët janë anëtarë të asamblesë.
Asambleja mblidhet, merr vendimet të cilat pastaj i zbaton.
Shumica e akademikëve janë të angazhuar me punë në institucione që drejtojnë.
Me reformën që ka bërë Akademia e Shkencave ka një riorganizim.
Dhe duhet pranuar që faza e parë e reformimit të Akademisë së Shkencave tashmë mund të konsiderohet e përfunduar.
Dhe kalojmë në fazën e dytë që është zbatimi i ligjit të shkencës që u theksua edhe sot në konferencë shtypi.
Refermim ky zoteria quan kthimin e strukturave qe kishin vetem akademite e ish vendeve komuniste, dhe mbushjen e tyre me “akademike” qe mjaft prej tyre nuk kane as nivelin e nje mesuesi te shkolles se mesme dhe nuk i njeh per te tille as pallati ku banojme!