“Bilbilat e Labërisë”/ Festivali i parë i polifonisë po mbahet në Bënçë, bën bashkë 120 artistë popullorë

29 Gusht 2024, 10:21Kulturë TEMA
“Bilbilat e Labërisë”/ Festivali i parë i

18 grupe të njohura popullore nga i gjithë jugu po i japin gjallëri një zone që këtë sezon po pret shumë vizitorë.

Grupet polifonike dhe të valleve kanë mbërritur nga Himara, Lunxhëria, Përmeti, Vlora, Gjirokastra e zona të tjera të Tepelenës.

Katina Beleri, grupi i Himarës:

“Unë sot do vij me dy këngë, njëra e Neço Mukës “Djali i gurit të rëndë” dhe një tjetër këngë po e Neço Mukës “Zura një mike suliote” Kënaqësi e veçantë që ky është fillimi i një festivali që do bëhet traditë këtu në Bënçë. Uroj që të mos shterojë kurrë kjo këngë që kemi ne në folklorin shqiptar.”

Koço Vasili, grupi i Lunxhërisë:

“Këto janë aktivitete që ndihmojnë për të shkëmbyer eksperiencën mes grupeve, të mësojmë nga njëri-tjetri. Ne do të paraqesim dy pjesët tona një këngë dhe një valle që i kemi përgatitur me seriozitet.”

Aurel Bariu, sazet e Përmetit:

“Ne jemi grupi i sazeve të Përmetit dhe sot do të prezantohemi me një kaba ” Do marr çiften do dal për gjah” dhe këngën e Selam Musait ” Çe zure topin nga gryka” Po vazhdojmë traditën që ajo të mos vdesë kurrë. Unë jam Aurel Bariu, nipi i Laver Bariut.”

Prurjet e natës së parë në këtë festival të polifonisë kanë qenë shumë autentike. Ka pasur këngë të trashëguara brez pas brez që shpesh sjellin e dokumentojnë ngjarje historike reale. Në Tepelenë ka shumë këngë që lidhen me periudhën e Ali Pashës. Humori popullor i përdorur në vargjet e polifonisë u soll me finesë si një kakateristikë tipike e folklorit në Labëri. A.K./TemA

 

1 Komente

  1. L
    Labi

    Shume bukur, vetem pa kenge per udheheqesin e partise kesaj rradhe. Kendoni si bilbila me palle, jo si çanake me dhalle.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje