
"E shkuara është vendi ynë". E gjithë filozofia e kësaj thënie e përmbledhur në një cikël të gjatë shkrimesh të publicistit dhe gjuhëtarit, Ardian Vehbiu, për të treguar Tiranën e djeshme dhe të sotshme, Tiranën e kujtimeve dhe për ta krahasuar me qytetin që është shndërruar.
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", në një lidhje të drejëpërdrejtë në "Skype", nga New Yorku ishte Ardian Vehbiu.
"Ishte një ide për një projekt, aplikova. Kisha një ide sepse doja të shkruaja për të kaluarën time në mahallë. Diçka në një format mikro jo makro, jo të bëja historinë e Tiranës në mënyrë tradicionale por të flisja për atë Tiranën time, mëhallën time siç e mbaj mend unë dhe brezi im që ka jetuar", u shpreh Vehbiu.
Në përfundim të serisë eseistike “E shkuara është vendi ynë”, ftojmë lexuesit dhe dashamirësit të na bashkëngjiten në një mbrëmje rrëfimesh me lexime nga seria, nën drejtimin e Elsa Demos. Leximet do të shoqërohen me një projeksion vizual punuar nga artisti Gentian Shkurti që përfshin imazhe nga Rruga Kont Urani, si vendi emblematik ku e kaluara dhe e tashmja përplasen dhe rishkruhen.
Kjo seri shkrimesh nga Ardian Vehbiu eksploron ndërthurjet e kujtesës, identitetit personal dhe kolektiv, duke lidhur fragmente të së shkuarës totalitare të Shqipërisë me të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Seria është botuar si dossier në revistën online Peizazhe të Fjalës. Eventi bëhet në kuadër të "Swiss cultural week". Sot në orën 20:00 te Destil Creative Hub nën moderimin e Elsa Demos bëhet eventi përmbyllës për ciklin e shkrimeve. A.K./TemA
Aman shkruaj se jemi ne merak te madh