Fosilet në kopshtin portugez mund të jenë gjetja më e madhe në Evropë

27 Gusht 2022, 19:00Kulturë TEMA

Fosilet në kopshtin portugez mund të jenë gjetja më e madhe

Mbetjet e atij që mund të jetë dinosauri më i madh i gjetur ndonjëherë në Evropë janë zbuluar në një kopsht në Portugali.

Puna e gërmimit nisi në kopshtin e qytetit Pombal në vitin 2017, kur pronari vuri re fragmente të kockave të fosilizuara dhe kontaktoi studiuesit nga Universiteti i Lisbonës.

Në fillim të këtij muaji, paleontologët spanjollë dhe portugezë që punonin në vend, filluan të zbulojnë rruazat dhe brinjët e asaj që ata mendojnë se është një sauropod brachiosaurid.

Sauropodët ishin më të mëdhenjtë nga të gjithë dinosaurët dhe kafshët më të mëdha tokësore që kanë jetuar ndonjëherë.

“Nuk është e zakonshme të gjesh të gjitha brinjët e një kafshe si kjo, e lëre më në këtë pozicion, pra pozicionin e tyre origjinal anatomik”, tha Elisabete Malafaia, studiuese postdoktorale në Fakultetin e Shkencave të Universitetit të Lisbonës.

Grupi i sauropodëve – i cili përfshin brontosaurusin dhe diplodocusin – ishin barngrënës, kishin qafë të gjatë dhe ecnin me katër këmbë.

Madhësia e eshtrave të gjetura në kopsht sugjeron se dinosauri ishte 12 metra i lartë dhe 25 metra i gjatë.

Për shkak të pozicionit natyror në të cilin u gjet skeleti, studiuesit shpresojnë se gërmimet e mëtejshme mund të zbulojnë më shumë pjesë të të njëjtit dinosaur.

Skeleti u gjet në shkëmbinjtë sedimentarë të Jurasikut të Sipërm, duke sugjeruar se është rreth 150 milion vjeç.

2 Komente

  1. N
    Noti

    Pse dinosuar?

    1. G
      Gole

      Kot kërkojnë,sepse tashmë dihet... Janë fosile dinosaurësh shqiptarë..... E ka zbuluar Marin Mema i pari...si bir kurve që është !

      Lini një Përgjigje