Gramshi në Tiranë: Kriza e tranzicionit shqiptar dhe iluzioni i individualizmit (VIDEO)

1 Shkurt 2026, 17:00Kulturë TEMA
Gramshi në Tiranë: Kriza e tranzicionit shqiptar dhe iluzioni i

Në episodin e radhës të Apostrof Podcast, i ftuar është Alfred Bushi, përkthyes i "Fletoreve të Burgut" të Antonio Gramshit dhe fitues i Çmimit “Pashko Gjeçi” 2025 për përkthimin e tyre nga italishtja. Biseda nis me përvojën e përkthimit - nga gjuha dhe termat - por shumë shpejt kalon te pyetja më e vështirë: pse Gramshi vazhdon të na flasë kaq drejtpërdrejt sot?

Çfarë do të thotë revolucioni pasiv dhe pse duket sikur përshkruan kaq saktë tranzicionin shqiptar? A kemi përjetuar ndryshim real, apo vetëm reforma të drejtuara nga lart, pa nxitje nga shoqëria? Dhe nëse shumica e shqiptarëve janë pro Europës, pse ky proces nuk është shndërruar kurrë në një lëvizje shoqërore të mirëfilltë?

Episodi ndalet edhe te gjuha si mjet pushteti, te Gramshi si njeri — trupi i sëmurë, burgu, këmbëngulja për të menduar — dhe te format e e reja të hegjemonisë sot, nga algoritmet te individualizmi agresiv.