Haug zgjidhet anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

21 Shtator 2023, 14:16Kulturë TEMA

Haug zgjidhet anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të

Kryetari i Akademisë së Shkencave Kombëtare të Gjermanisë, prof. Gerald Haug u zgjodh anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi gjatë mbledhjes ceremoniale të Asamblesë vlerësoi kontributin në shkencë të Prof. Gerald Haug dhe i akordoi diplomën e anëtarit të nderit të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë me motivacionin: “Studiues i mirënjohur në shkallë ndërkombëtare për arritjet e tij të shkëlqyera në fushat me rëndësi globale të paleoklimatologjisë, paleo-oqeanografisë dhe paleogjeologjisë detare e nëndetare; vështruar në kushtëzim me progresin e kulturës njerëzore; i vlerësuar me çmime të larta dhe mirënjohje prestigjioze në disa vende të Europës përgjatë më shumë se dy dekadave; anëtar e anëtar nderi në disa akademi motra të “All European Academies” (ALLEA); me një rol personal e institucional shumë të rëndësishëm në mbështetje të konceptimit ligjor dhe të realizimit praktik në proces të reformës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë; i shquar për përkrahjen dashamirëse të progresit të botës shkencore akademike dhe universitare të vendit tonë, duke përfshirë atë në kuadër të nismës së njohur si “Procesi i Berlinit””.

Haug falënderoi Gjinushin dhe anëtarët e Asamblesë për vlerësimin e lartë.

Në asamble merrnin pjesë kryetarë e zëvendëskryetarëve të akademive simotra në ALLEA; rektorëve e zëvendësrektorë, si dhe të përfaqësues të tjerë të lartë të akademive dhe universiteteve të rajonit dhe Europës; të institucioneve të ndryshme të shkencës e arsimit, pjesëmarrës në konferencën e 7-të shkencore të përbashkët të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Tiranë.

Gjinushi gjatë fjalës përshëndetëse vuri në dukje se Procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit po zhvillohet ky samit ndërakademik i Ballkanit Perëndimor, i nisur në vitin 2014, shtoi specifikisht si prioritet të vendeve tona zhvillimin e shkencës dhe të arsimit.

“Kjo periudhë e shtimit të vëmendjes europiane dhe vendase për shkencën përkon me periudhën e trysnive në rritje, për domosdoshmërinë e reformimit të thellë institucional të Akademisë sonë të Shkencave, si e vetmja rrugë për funksionimin e mëtejshëm të saj”, tha Gjinushi.

Gjinushi theksoi se “Akademia e Shkencave e Shqipërisë e ka ndjerë, çmuar e vlerësuar lart praninë, rolin, ndikimin e mbështetjen e akademive anëtare të ALLEA-s, posaçërisht atë të Akademisë së Shkencave të Gjermanisë Leopoldina, duke filluar prej momentit të hartimit të ligjit të ri tashmë në fuqi, që përbën bazën e reformës, deri tek realizimi i objektivave të saj në vazhdimësi”.

2 Komente

  1. L
    Likja

    Akademia e Shkëncave Shqipekare ???? Pse elzistoka ? Çfare shkënce bejne ?

    1. v
      viktor

      Gjinushi per fletelavderimi eshte se nje artikull se ka shkruar ne shkence...

      Lini një Përgjigje