Mjeshtri i klarinetës që për gjysmë shekulli mbajti gjallë frymën e muzikës dibrane

1 Gusht 2025, 15:14Kulturë TEMA
Mjeshtri i klarinetës që për gjysmë shekulli mbajti

Faik Vojka, mjeshtri i klarinetës që për gjysmë shekulli mbajti gjallë frymën e muzikës dibrane

Në një qytet ku historia dhe kultura janë të ndërthurura, një njeri vijon të flasë me gjuhën e muzikës jo me fjalë, por me frymën e klarinetës.

Ai është mjeshtri Faik Vojka, një artist që ka zgjedhur të mos tërhiqet kurrë nga ajo që e do më shumë: arti.

U ngjit për herë të parë në skenë në vitin 1966, në një event të veçantë në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë.

 “Unë ndoqa liceun artistik „Jordan Misja“. Kam vajtur në moshën 9 vjeçare. Ajo që më bëri për ta dashur sa më shumë instrumentin e klarinetës shpesh hereë duke shkuar e duke parë ansmablin e klëngëve e të valleve mu krijua ajo përshtypja që instrumenti i klarinetës është një instrument shumë i bukur.”-tha Vojka.

Pas përfundimit të liceut, për shkak të biografisë familjare, Faikut nuk iu dha e drejta për të vazhduar studimet e larta.

 “Ai që më dha një shtytje për herë të patë që kam dal në skenë ishte  kompozitori i madh Zef Çoba i cili kompozoi për mua një fantazi për klarinet dhe orkestër dhe me këtë shfaqje kemi bërë turne pothuajse në të gjithë Republikën. Kam pas fatin që të punoj me muzikantë shumë të mirë si Zef Çoba,Edmond Zhulali,Përparim Tomçini”-tha Vojka.

Faik Vojka nuk është thjesht një muzikant. Ai është histori, kujtesë dhe gjallëri. Klarineta e tij nuk flet vetëm me nota  flet me përjetime, sakrifica dhe mbi të gjitha me dashuri. Sepse arti, kur është i vërtetë, nuk hesht kurrë.

Faik Vojka është më shumë se një klarinetist. Ai është simbol i pasionit që nuk ndalet.

“Unë vij përditë këtu te instrumenti, merrem me instrumentin edhe megjithëse kam pak vështirësi nga ana shëndetësore, vij angazhohem me aktivitete.  Në fillimet e para të rrugtimit tim arstistik ishin prindërit e mi të shkëlqyer për të qenë ky që jam,më pas falenderoj familjen time fëmijët e mi.”-tha Vojka.

 “Faiku është ndër artistët më të spikatur e të njohur të muzikës dibrane me një kontribut shumë të madh të shtrirë në një kohë rreth 50 vjeçare. Faiku mbetet një artist profesionist,një koleg shumë i mirë,një instrumentist virtuoz i cili gjithmonë ka qënë një ndër artistët më të dashur të orkestrës së Peshkopisë.”-tha Zhulali

“Më befasonte me pjesëmarrjen e tij në valle në mënyrë të veçantë në atë që është tipike vallen dyshe dibrane. Faik Vojka meriton të respektohet edhe gjatë viteve që drejtoi formacionet muzikore të Peshkopisë. Ai me kurajo inisiativë dhe pasion punoi pa u lodhur për muzikën dhe për këtë meriton një respekt të veçantë.”-shprehet Zef Çoba.

Faik Vojka nuk është vetëm një emër në skenën artistike të Dibrës është një frymë që nuk shuhet, një thirrje që kërkon të dëgjohet. Sepse arti nuk mjafton ta ruash – duhet ta trashëgosh, shkruan euronews.

1 Komente

  1. R
    Ramazan Ilnica

    Faik Vojka eshte i madh sic eshte mali dhe mua me ka bere pershtypje qe kompozitori me fame Zef Coba e ka ngritur atje ku i takon duke na dhene nje portret te arte. Ne vitet e para ka punuar ne shkollen e Majtares ne Maqellare si mesues muzike dhe me kujtohet qe me ore te tera stervitej me pjeset me te veshtira per klarinete sa na habiste me virtualitetin e tij qe na kumbon dhe sot. Te kendofte zemra, Faik!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje