Në parkun që mbuluan fletët

28 Korrik 2025, 18:17Kulturë TEMA
Në parkun që mbuluan fletët

Poezi nga Ismail Kadare

Në parkun që mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park që e kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap,
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.


Dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindëshat
Që te kjo botë të vije ti.

1 Komente

  1. f
    faleminderit, Kadare

    Ky njeri na e bëri jetën të bukur për pak kohë në atë qenef që na detyroi të marrim rrugët e botës.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje