“Nga errësira në dritë”, dashuria për matematikën e shqiptarit nga Kosova që shkëlqeu në Oxford

1 Janar 2023, 20:30Kulturë TEMA

“Nga errësira në dritë”, dashuria për

Dalëngadalë kupton vendndodhjen e mobilieve dhe më vonë e gjen edhe ndërprerësin e dritës dhe e gjithë dhoma ndriçohet. E menjëherë më vonë hyn në dhomën tjetër të errët dhe e nis gjithçka nga fillimi.

Kështu e kishte përshkruar dashurinë e tij për zgjidhjen e problemeve matematikore britaniku, Andrew Wiles, një ndër matematikanët që e frymëzon djaloshin 22-vjeçar nga Prishtina, Besfort Shala.

Besforti e mbylli vitin 2022 me një sërë suksesesh në fushën e matematikës. Ai, vullnetarisht, përfaqësoi Kosovën në gara ndërkombëtare.

Kosova i mbylli këto gara me katër mirënjohje nderi në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës dhe dy medalje të arta dhe një medalje të argjendtë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentët Universitarë.

Djaloshi nga Prishtina i quan këto arritje të përbashkëta të matematikanëve kosovarë si suksesin më të rëndësishëm të vitit 2022, ndërsa veçon edhe një arritje të tij personale.

“Në aspektin personal, ndoshta arritja më e madhe ka qenë diplomimi me sukses të dalluar në programin master në Universitetin e Oxfordit”, thotë Besforti për Radion Evropa e Lirë.

Universiteti i Oxfordit është i radhitur si universiteti i katërt më i mirë në botë, sipas ranglistës së Quacquarelli Symonds.

Por Besforti, me gjithë sukseset e tij, thotë se “nuk pretendon ndonjë aftësi mbi mesataren”. Ai beson se kurioziteti dhe pasioni ia kanë mundësuar arritjen e këtyre sukseseve.

Thotë se nuk e ka kurrë të lehtë ta shpjegojë dashurinë e tij për matematikën, por shton se “është diçka shumë e natyrshme” dhe nuk lidhet detyrimisht me aplikimin e matematikës në jetën e përditshme.

Besforti tani po kryen studimet e doktoraturës për matematikë në Universitetin e Bristolit, ku është i punësuar edhe si asistent. Ai thotë se pa avancimin e matematikës, jetët tona të përditshme do të ishin shumë ndryshe, shkaku i zbulimeve si: rryma elektrike, telefoni, kompjuteri e veturat për transport.

Për këtë arsye, ai shpreson që sa më shumë njerëz do ta zgjedhin matematikën si karrierën e tyre.

“Matematika do të duhej të ishte më shumë tërheqëse për njerëzit, pasi zhvillimi i saj merr hov sa më shumë që kemi njerëz e mendje kreative në të”, thotë Besforti.

Por, edhe vetë ai kishte qenë në të kaluarën në mëdyshje për karrierën e tij. Në moshën 12-vjeçare, videot udhëzuese për flaut në kanalin Youtube ishin bërë pjesë e jetës së përditshme të tij, pasi prindërit ia kishin dhuruar këtë instrument muzikor, ndërsa më vonë ishte regjistruar edhe në një shkollë të muzikës në Prishtinë.

“Gjatë shkollës së mesme, kam konsideruar edhe mundësinë e vazhdimit të studimeve në muzikë apo edhe mjekësi në Prishtinë”, thotë Besforti, teksa shton se edhe pse tani është i angazhuar në matematikë, ende e ka “një lidhje të veçantë me muzikën klasike”.

Megjithatë, ai tregon se është shumë i lumtur me zgjedhjen që ka bërë, pasi që, siç tregon, matematika ka qenë gjithmonë ndër lëndët e tij të preferuara në shkollë.

Prishtinasi është falënderues ndaj mësimdhënësve të tij të matematikës që e kanë shtyrë përpara në zgjedhjen e tij për matematikën, pasi që thotë se “sa më shumë kam mësuar gjatë procesit, aq më shumë jam lidhur me matematikën, dhe kjo në fakt vazhdon edhe sot”.

Rol kyç në sukseset e Besfortit – i cili kishte fituar bursë të plotë për studimet e nivelit bachelor në Universitetin e Primorskës në Slloveni – kanë luajtur edhe prindërit e tij, edhe pse pasionin për matematikën nuk e kanë të përbashkët.

“Prindërit kanë luajtur një rol kyç në kulturën dhe etikën time të punës, si dhe kultivimin e pasionit, qoftë përmes të qenët shembull apo mbështetjes së parezervë”, thotë Besforti.

Përderisa është falënderues për përkrahjen që i është dhënë në rrugën drejt sukseseve, Besforti tani ka mendjen te synimet e tij për vitin e ri. Kryesore për të është që ta shijojë gjithë rrugëtimin e tij.

“Synimi im kryesor për vitin 2023 dhe përtej është që të vazhdoj ta shijoj procesin e të punuarit në matematikë, kontribuimit në fushën time të kërkimit, si dhe kontribuimit në zhvillimin e matematikës në Kosovë”, thotë Besforti./ Radio Evropa e Lirë

16 Komente

  1. P
    Partizani Velo

    Te lumt ore djale...Ja dhe nje lajm qe na gezon dhe ngre Shqiptaret me lart...na duhen me shume njerez si ty se na mbyten injorantet.

    1. T
      Tirons

      Lajmi gezon vetem ate edhe familjen e tij. Ca me hyn mua ne xhep ca ben apo sben nje shqiptar qe se njoh diku ne bote? Kjo eshte mendesi tipike provinciale e popujve te vegjel.

      1. P
        Partizani Velo

        Po kush te gezon ty? Kur degjon qe vriten Shqiptaret neper Europe? Kur zihen per droge? Cdo gje e mire qe ben nje shqiptar diku ne bote eshte reklame per shqiperine...

        1. A
          Adi

          Tirons, te gezohesh per nje te ri qe zgjedh te studioje dhe mund te jete shembull per shume te tjere, qe ne vend te ndjekin Big Brother bullshit apo ato programet e tjera idiote qe jane neper TV e online, apo te punojne fort ne vend qe te presin nga prinderit, nje partner i pasur apo gjetjes se nje rruge te dyshimte per para te shpejta, mendoj qe ia vlen, te gezosh ta ta shperndash si lajm, ne vend te atyre thashethemeve idiote apo te fotove ne mos budo gjysemnudo te disa hicave sikur mediat te jene media pornografike. Po ia vlen sepse nderton nje tjeter model njeriu nga ai qe po ndertojme ne Shqiperi keto dekadat e fundit. Besforti dhe shume te tjere qe me se shumti vijne nga Kosova (kjo tregon edhe qe institulionet tona arsimore ne Shqiperi lene shume per te deshiruar, sidomos universitetet) na nderojne edhe ne, jo vetem familjet e tyre dhe veten, ashtu sic duam apo nuk duam trafikantet e kriminelet na turperojne edhe ne se na nxjerrin namin e keq si komb. Sillu sa te duash si globalist por gjithe bota nje fshat i madh dhe plot gjykime e paragjykime eshte, keshtu qe nese pret qe shumica te mendojne si ti (mire do ishte) do zhgenjehesh, gjen plot qe jane gati te te fusin ne kuti sapo te shohin apo degjijne nga vjen sado kozmopolitan te jesh dhe te ndjehesh ti.

          1. K
            Kastriot

            Që s'të hyn gjë në xhep e dimë po që s'të prek në zemër na tregove vetë. Vetë fakti se xhepin e ke njësi matëse të vlerave, flet mjaft për ty. Rinia shqiptare ka nevojë për modele të tilla suksesesh si Besforti, e jo për modele kriminelësh që mbushin xhepat me shitje droge dhe vjedhje! Sa ka rëndësi kjo për çdo shqiptar vërehet në funksionimin e shtetit dhe kur ballafaqohesh me të huajt.

            1. b
              ben

              Pse merreni me "Tironsin" qe vec prej Tirone nuk eshte. Tironsit njihen per butesine dhe dashamiresine e tyre ndaj te tjereve dhe kete e kane provuar qe nga fillimet e qytetit kur u caktua si K.Qyteti i Shqiperise. (ne mos gaboj nga Kongresi i Lushnjes). Ky individ, se ka haberin nga matematika, prandaj shprehet keshtu. Pune injorantesh dhe kaq. Sa i perket ketij, djalit, ne i urojme suksese qe te na e ngreje koken lart, pasi ne mediat tona lexon vetem per shqiptare kriminele, sikur jemi nje komb qe lind vetem te tille kafshe me fytyre njeriu. Ne fakt eshte totalisht e kunderta; shqiptaret jane nga rracat me njerezore, prandaj ne traditat tone kemi besen si baze e marrdhenieve me te tjeret. Kush ka qene ai komb qe ne vend qe te hakmerrej ndaj nje ushtrie te huaj sic ishin italianet pushtues, i mbrojti ushtaret e Musolinit nga persekutimet e ish aleateve te tyre gjermane? Ne jemi i vetmi komb ne Ballkan, qe kurre nuk ka sulmuar fqinjet e tij, por vec jane mbrojtur ne shekuj prej tyre. Besfortit i uroj jete te gjate dhe suksese pa fund.

          2. A
            Al-Bin

            Me ne fund pashe nje kosovar me fytyre europiane!

          3. R
            Raimond vlonjati

            Bravo! Urime dhe suksese ne jete !

            1. R
              Raimond vlonjati

              Bravo! Urime dhe suksese ne jete !

              1. K
                Karaburuni

                Urimet me te mira Besfort. Ndoshta, mund te konsiderosh te angazhohesh, me faktoret me optimal per fuqizimin ekonomik te hapsirave Shqiperi-Kosove, si kyc per pranimin ne Bashkimin Evropjan. Kjo, ndoshta/probably do zgjidhte problemin edhe te hemoragjise se largimit te shqiptareve nga Shqiperi-Kosova. Great successes and Good Luck!

                1. m
                  mero

                  SH SUKSESE SA MA SHUME TE PERMENET EMRI KOSOVE NE BOTE

                  1. B
                    Berti

                    Po i bëni reklamë studentëve të Kosoves. Mirë beni. Por keni harruar ato shqiptare që nuk janë më pak brilante. Kështu në Vlorë është një djalë me mbiemrin Feleqi, me duket se e ka emrin Ermal, nuk jam shumë i sigurte, por e shoh nga grantet që fiton, është PhD në Matematike, professor i jashtëm i Oxford University, që ka marrë shumë çmime. Ti Raimondi nga Vlora që nuk të vjen zeri, mbase nga Vlora nuk je ti, duhet ta kishe degjuar. Shkoni ne Google dhe bëni një search ???? dhe do të bindeni dhe vetë që Shqipërisë nuk i mungojnë talentet, i kemi parasysh dhe nuk ua var njeri. Mgjte suksese të mëtejshme Besfortit dhe Kosovës. Janë shembuj me të cilët krenohet çdo shqiptar.

                    1. v
                      vezhguesi

                      Berti-keni plotesisht te drejte kur shpreheni per sukseset e shqiptareve kudo ne bote. Edhe une kam njohur shume te tille, por keni nje gabim te vetem. Shqiptaret e Kosoves jane po ashtu pjese e kombit tone. Ne kurre nuk duhet qe ti konsiderojme ata si te ndryshem, pasi me kete bejme punen e atyre qe nuk na duan. Per mua, Kosova eshte krahine e atdheut meme, Shqiperise. Kosova eshte njesoj si Mirdita, Tropoja, Laberia, apo Cameria, me ndryshimin se Kosova dhe Cameria jane shkeputur me dhune prej trungut te shtetit ame.

                    2. D
                      Dibra modhe

                      Bravo, na ben krenar te gjithe shqiptareve..

                      1. R
                        Rina

                        Me ne fund nje lajm i bukur ne kete fillim viti. Suksese te metejshme!

                        1. S
                          Sokrati

                          Bravo, Besfort! Je gezimi i padiskutueshem per prinderit e tu te nderuar, je gezim i mesueseve dhe pedagogeve, qe kane zgjuar tek ti aftesite dhe talentin tend per matematiken dhe natyrisht je nderi i te gjithe shqiptareve, brenda dha jashte kufijve shteterore. Edhe ne te ardhmen ti do te jesh i suksesshem dhe i sigurte ne realizimin e objektivave, qe i ke vene vetes. Urime dhe vetem urime! Shqiptari nga Tirana

                          Lini një Përgjigje