Pati premierën komedia "Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas" në Teatrin Skampa

6 Prill 2026, 11:12Kulturë TEMA
Pati premierën komedia "Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas"

Premiera e komedisë “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” u shfaq në Teatrin Skampa nën regjinë e Donard Hasanit. Vepra trajton historinë e tre personazheve me aftësi të ndryshme dhe ndërveprimet e tyre, duke kombinuar humorin me mesazhe sociale mbi pranimin dhe sfidimin e paragjykimeve.

Henri Çuli, aktor, tha:
“Është një komedi familjare me një mesazh të fortë për shoqërinë. Personat me aftësi të ndryshme duhet të trajtohen njësoj si të gjithë të tjerët.”

Laert Vasili shtoi:
“Publiku e pranoi shumë mirë shfaqjen. Mesazhi kryesor është shpresa dhe vullneti për të ecur përpara pavarësisht sfidave.”

Premiera shënoi fillimin e një rrugëtimi që synon të vazhdojë edhe në skena të tjera, duke nxjerrë në pah se ndryshimet nuk na ndajnë, por mund të na afrojnë më shumë.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje