Rama: Fëmijët e çdo qarku do ndërtojnë shtëpinë e Europës tek kopshti i Skënderbeut

17 Prill 2025, 12:29Kulturë TEMA
Rama: Fëmijët e çdo qarku do ndërtojnë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale momente nga aktiviteti i artistëve të vegjël në sheshin “Skënderbej” në Tiranë të cilët me talentin e tyre kanë hedhur në telajo punimet e tyre.

Pjesë e këtij aktiviteti kulturor me fëmijët e rrjetit të ri të ngritur nga shkolla “Arte dhe Zeje”, janë bërë jo vetëm të vegjlit nga kryeqyteti, por nga çdo qark i i Shqipërisë.

Kryeministri thekson se këta fëmijë do të marrin pjesë në ndërtimin e Shtëpisë së Europës tek sheshi “Skënderbej”.

“Fëmijët e Tiranës së bashku me fëmijët e çdo qarku, do të marrin pjesë në ndërtimin e shtëpisë së Europës tek kopshti i Skënderbeut, ku do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian më 16 maj”, shprehet Rama.

/atsh/

2 Komente

  1. d
    dylber dhe bunker

    Kllouni vazhdon cfaqjet, te kujdesemi gjithmone vec per vitrinen, pamvaresisht se vendi kundermon, vec pordh dhe mut.

    Përgjigjjuni
    1. n
      nikollla

      MOS HARRO VITIN TJETER RRETHOJE SKENDERBEUN PER NJI KOPJIM TJETER HALABAK

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje