"Perëndesha e librit", Violeta Volumi: Jam e surprizuar, ka shumë dëgjues të librave me zë

16 Prill 2025, 21:18Kulturë TEMA
"Perëndesha e librit", Violeta Volumi: Jam e surprizuar, ka

Emisioni “Një Shqipëri” i së hënës mbrëma na prezantoi me një himn kushtuar librit. Violeta Volumi, “perëndesha e librit”, siç e prezantoi moderatori Mentor Nazarko të ftuarën e tij, tregoi për nismën e saj të suksesshme: regjistrimi i librave me zë dhe ofrimi pa pagesë për këdo që dëshiron t’i dëgjojë.

Ajo u shpreh, se ishte e surprizuar nga numri i lartë i dëgjuesve.

Në faqen e audiolibrit janë 3.900 të regjistruar, si dhe ka shumë të tjerë që e dëgjojnë. Numri i orëve të dëgjimit është i madh në faqen e audiolibrit dhe në YouTube. Jam e surprizuar nga koha që njerëzit kalojnë duke dëgjuar librat,” tregoi znj. Volumi.

Moderatorja Oneda Skënderi e pyeti mësuesen si e bën përzgjedhjen e librave.

Ju keni regjistruar një numër të madh librash nga zhanre të ndryshme. Vihet re që keni bërë një përzgjedhje të kujdesshme të titujve,” iu drejtua moderatorja.

Unë kam pasur fatin të jem e fundit e dhjetë fëmijëve. Kam lexuar që fëmijë. Ndër dhuratat më të bukura që kam marrë nga motrat e vëllezërit ishin librat. Vjen një moment kur i zgjedh librat, nuk i merr më mbarë,” tregoi ajo.

/RTSH/

Lini një Përgjigje