"12 Burra të Zemëruar"/ Shehu: Rëndësi nuk kanë emrat por mendimet dhe ajo çka përcjellin

17 Prill 2025, 10:30Kulturë TEMA
"12 Burra të Zemëruar"/ Shehu: Rëndësi nuk

I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte aktori Donald Shehu, i cili foli më shumë rreth dramës "12 burra të zemëruar".

" Këta të 12 janë pa emra, janë me numra. Unë mendoj se këtu qëndron e bukura e kësaj drame, që nuk ka rëndësi se si e ke emrin, rëndësi ka ajo që ti mendon, përcjell dhe ajo çfarë ndodh aty në atë debat, në atë dhomë jurie.

Në fillim të veprës është një djalë 16-vjeçar që thuhet se ka vrarë të atin. Kështu kanë dalë në përfundim prokurorët e çështjes. Juria që ekziston në Amerik tërhiqet për të marr vendimin përfundimtar.

Në qoftë se ai është i fajshëm do të shkojë në karriken elektrike dhe nëse është i pafajshëm do të lirohej. 

Të gjitha provat janë dhënë në gjykatë ndërsa në dhomën e jurisë rimerren të gjitha faktet që kanë parashtruar në gjyq.

E bukura është që shumica është pro fajësisë së djalit", u shpreh Shehu.

/rtvora/

Lini një Përgjigje