Rita Ora mbërrin në Tiranë dhe në daljen e saj të parë takon studentët e Liceut Artistik: “E surprizuar me ndryshimin!

4 Shtator 2022, 21:15Kulturë TEMA

 

Rita Ora mbërrin në Tiranë dhe në daljen e saj të

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është në Tiranë! Të martën, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin Skënderbej, në një koncert falas për të gjithë qytetarët, por takimin e parë në Tiranë e ka rezervuar për studentët e Liceut Artistik.
 
I shoqëruar edhe nga nëna e saj, Vera Ora, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Rita Ora ndau me të rinjtë detaje për koncertin e madh të 6 Shtatorit, por ndërkaq u shpreh e surprizuar me ndryshimet që ka pësuar qyteti i Tiranës.
 
“Ky qytet është rritur shumë! Ju çuna dhe goca jeni me shumë fat për këtë kryebashkiak. Është shumë “cool” dhe i përditësuar me kulturën, rininë, vlerat. E shoh çdo vit rritjen e qytetin dhe jam e surprizuar”, tha Rita Ora.
 
Mandej, ajo zhvilloi një bisedë, në formë pyetje-përgjigje, me të rinjtë e pranishëm në sallën e Liceut Artistik, me të cilët ndau eksperiencën e saj si këngëtare, se çfarë do të thotë të ndjekësh ëndrrën tënde dhe se sa punë e mund duhet për ta realizuar atë.
 
“Kur ju rriteni do të takoni njerëz që do t’ju frymëzojnë të bëni diçka, të tjerë do t’ju thonë se nuk do t’ia dilni dot dhe kjo mund t’ju bëjë të humbni besimin. Por, duhet të fokusoheni te vetja juaj dhe të mos i dëgjoni çfarë thonë të tjerët. Duhet t’i provoni atyre se janë ata që e kanë gabim. Kjo më ka bërë mua të eci përpara”, tha ajo.
 

 

Rita Ora mbërrin në Tiranë dhe në daljen e saj të

Ndërkaq, Veliaj shprehu mirënjohjen që Rita Ora pranoi të mbante një koncert falas në Tiranë, me rastin e Kryeqytetit Evropian të Rinisë. Por, nga ana tjetër, në një bashkëbisedim me Vera Orën, nënën e këngëtares shqiptare, Veliaj preku edhe ngjarjen e fundit në Prishtinë, atë të dhunimit të vajzës 11 vjeçare.
 
“Në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, e cila ka të bëjë me marrëdhëniet që ne kemi në shoqëri, me mënyrën si dhe sa i respektojmë vajzat dhe gratë. Për mua, Vera ka qenë një hero sepse ka këmbëngulur për emancipimin e shoqërisë sonë, se duhet të mësojmë disa parime shume të rëndësishme për respektin ndaj njëri-tjetrit, se burrat dhe gratë janë njësoj, vajzat dhe djemtë janë njësoj, sepse çdo gjë që mund ta bëjë një djalë, mund ta bëjë edhe një vajzë, çdo sukses që mund ta ketë një djalë, mund ta ketë edhe një vajzë. Këto mesazhe që japin njerëz si Vera, bëhen që në shoqërinë tonë të mos ndodhin krime apo ngjarje të tilla”, tha Veliaj.
 
Kurse Vera Ora tha se ngjarja e javës së kaluar ishte tepër e rëndë dhe apeloi për më shumë respekt për njëri-tjetrin si shoqëri. “Respektoni njëri-tjetrin; është shumë e rëndësishme ta dini vlerën tuaj. Meshkujt duhet të tregojnë më shumë respekt ndaj vajzave. Ndaj dua t’ju lë një mesazh: ‘Bisedojini me prindërit apo me njëri-tjetrin çdo problem që keni dhe kërkoni ndihmë nëse keni nevojë’”, tha ajo.
 
Përpara koncertit të mbrëmjes së 6 shtatorit, Rita Ora do të marrë pjesë në disa aktivitete me natyrë sociale.

11 Komente

  1. E
    E vërteta shqeto

    Në fakt Tirana është rritur shumë o Rita. Rroga minimale është 32000 lek dhe qeraja e shtëpisë 250€-300-350€ minimumi. Një specilist në administratë merr rreth 50000 lek rrogë muaj. Imagjino çfarë të bëjë parë me rrogën! Rita s'ka faj se shikon fasadën, kullat, dhe i duket si Amerikë. Nuk e di e shkreta sa të papunë janë e sa emigrojnë.

    1. K
      Krenar per shqiptaret e medhenje

      Rritet perdite graviacioni I Shqiperise! Dinjotoze ardhja e Rita ores, pas "motres se saj Shqiptare" Dua Lipa! Flm Rita!

      1. R
        Raimond vlonjati

        Bravo Rita ! ' Rita eshte jo vetem Super kengetare, por eshte edhe tamam patriote Shqiptare , ja ku erdhi te jap komncert falas, qe ai koncert kushedi sa kishton Thank you Rita ! We love you !

      2. V
        Vito mashtruesi, shoku i Nikos

        Fushate me dhe per hajdutin e bashkise?

        1. A
          Agim

          Prape ky idioti vito...?!

        2. P
          Poli

          Te drejte ke po uje skemi akoma, tren skemi, ujerat e zeza ne Lane e diell nuk na shohin dritaret nga graatacielat...mos themi oer pluhurin e qe nuk pime kafe me kurriz nga dera lokalit se na merr ndonje plump qorr...dhe qe naften e blejme me shtrenjte se ne Londer e qe leket ky Erka po I le me Konzerte per juve se skeni leka....

          1. A
            Alfred

            Komplimente! Mjaft e goditur!

          2. S
            Shqipe

            Rita je njesh…

            1. T
              Tema

              Kjo mire Ben qe shkon se vendin e saj e Ka sikurse dhe dardanine,po ndryshim Nuk e Di KY e shef. Ne bllok ? Ku Ka vetem lokale e njerez... Tirana esht si Bangladeshi ,me nje rremuje makinash e sistem pa organizim. Apo e them se beri vetem Veliaj keshtu,po dhe para ardhesit e tij Ku lejojn ndertime kot.pa plan urbanistike pa kriter etj etj. Po KY shoku fiku,I qi. Motren,apo le cep pa dhen me ndertim e kuptohet perqindja shko ke xhepi. Mo's Dal ndonje komentues tru shplare e na thote se Veliaj esht I ndershem ..

              1. R
                Rrespekt Rita Ora

                Faleminderit qe jovetem Rita si kengetare por edhe nena e Rites_ Vera Ora , eshte aktive ne jeten e shqiptareve ,si ne Kosove e kudo . Keni rrespektin e gjithe shqiptareve .Flm

                1. A
                  Alfred

                  Na thuaj nje gje,ne vecanti,qe ju pelqen. Ndertimet shpine me shpine mu para hundes se lali horrit? Godina mu ke dritarja e zyres se lalit,qe e ka katandisur kullen e sahatit te duket si ore e varur ne mur?! Apo rrenojat e teatrit? Apo bulevardin,qe e "prashit",I merr nga nje cope,duke e ngushtuar derisa ta katandise ne monopat dhish?!.... Eh, moj Rita,moj Rita! Ti qe vjen perzihesh me politike e politikane,meriton urimin "Pac fatin e Merlin Monrose"!!!!.....

                  Lini një Përgjigje