Në vitin 1963 isha nxënës në gjimnazin “Çajupi”.
Letërsinë na e jepte shkrimtari Filip Ndocaj.
Burrë i madh. Në dimër vishte një paldesy gjyrë kremi. Në dorë një çadër kur binte shi. Nëpër kotdore çadrën e “varte” në paldesy, pas qafës.
Dashuronte Migjenin, për të cilin tregonte se e kishte pasur shok shkolle në Itali dhe koleg, dmth mësues në Pukë.
-Esse-në pesë lek për të parë Amerikën,- e kam lexuar në origjinal,- na tregonte profesori.
-Po ku dini ju se çfrë janë prostitutat?!…
Kur të hiqni brisk në faqe, pyesni pse fundi i rrugës së Durrësit quhet “Zogu i Zi?!” …
Shumë vonë mësova se aty ishte hapur bordelloja më e madhe e Tiranës…
Aty burrat tradhëtonin gratë duke paguar.
Seks dhe tradhëti?!
Pas Migjenit, komentonte me shumë fantazi Gëten dhe Danten.
Në atë mot të dy poetët e mëdhej, ishin në programin e letërsisë.
Jashtë programtit na fliste për Lasgush Poradecin:
-Nguliteni në mendje. Mos mbani shënime. Është liriku më i madh i Ballkanit…
-Dashuronte… dashuria… shktuan poeti.
Liberal nga natyra, lejonte pak zhurmë në klasë.
Bile këndonim edhe ndonjë këngë të Çelentanos.
Në vitet ’60, gjymnazet e Tiranës ndaheshin në dy grupe.
“Petro Nini” ishte elitë.
Atje studjonin fëmijët e Enverit, Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Beqir Ballukut etj.
Ne të “Çajupit” ishin të klasës puntore.
Ndyshonin edhe shijet muzikore.
Ne pëlqenim muzikën italiane duke e quajtur mbret Adriano Çelentanon.
Me radhë Pepino Di Kaprin, Domeniko Modunjon, Rita Pavonen.
Nxënësit e “Petro Ninit” këndonin më shumë muzikën e “Bitlsave”, Rolling Stones, Frank Sinatra etj.
Kishte arsye.
Ne dëgjonin vetëm radjon.
Ata kishin manjetofonë, gramafonë, televizorë.
Herë pas here, fëmijët e elitës, mblidheshin në bodrumet e pallateve. Këndonin me kitara.
Ne, e shumta, këndonim duke përdorur si xhes, bankat, në pushimet mes orëve të mësimit.
NE dha ATA ndryshonim edhe në veshje. Ne pantallona dok me xhakavendo të qepura, në rrobaqpsi anonime në lagja.
Ata rroba të blera në Romë, Paris, Athinë…
Një ditë na thotë profesor Filipi:
– Nuk është keq të dëgjoni edhe muzikë angleze dhe amerikane.
Është muzika e së ardhmes.
Na tregojë edhe për një stacion në radjo që jepte muzikë të tillë gjithë ditën.
Këtu lindi edhe dashuria ime për Xhon Lenon, Pol Makartin, Xhorxh Harison dhe Ringostar.
Por profesori ishte i dyzuar.
Liberal dhe i mjegulluar kur fliste për Gorkin, Shollohovin.
Kur komentonte romanin sovjetik “Si u kalit celiku” e Nikolla Ostrofskit, sikur përtypte arrë.
Ndryshonte.
Tjetërsohej.
I dilte damari mes ballit. Humbiste. Dridhej.
Ulërinte.
I nxirnin sytë xixa.
Hapte krahët kur komentonte I “Faustin” e Gëtes.
Disa ditë pasi kisha dëgjuar rrëfimin për Margaritën e Gëtes, mastrubohesha me imazhin e saj, sipas përshkrimit të profesorit.
Një ditë na recitoi “Shagane shpirti im Shagane” të Eseninit.
-E rrallë,- komentoi profesori.- Si poet, Esenini, shkoi në Amerikë.
Bëri një prockë:
Ra në dashuri me një balerinë amerikane…
Me të drejtë, e kritikun për gjestin borgjez të gjithë shkrimtarët sovjetikë…
Një natë u mbyll në dhomë.
Preu damarët. Ngjeu penën dhe me gjak bëri një poezi?
Për shumë kohë më dilte në ëndërr imazhi i poetit duke kërcyer me balerinën amerikane, ndërsa nga damarët i kullonte gjak?!
Një ditë më thirri në shtëpi…
-Lexova hartimin tënd.
Nuk kam parë shkrim më të shëmtuar.
Kë marrë borxh këmbët e pulës për të shkruar?
Duke të parë surratin, më kujton Migjenin.
Verdhacuk të dy.
Ai të verdhët e kishte nga turbekulozi.
Po ti?…
Anemik…
-Ha hekur dhe qeshi…
-Ke bërë ndonjë poezi,- më pyeti. Dua ta shoh, sepse dy tre fraza në hartim diçka më thonë…
Thashë jo,- edhe pse kisha shkruar një poezi për një vajzë biondinë, që e dashuroja, por nuk ma mbajti kurrë ti propozoja…
Në rininë time, ishte turp të kishe një të dashur…
Sot është turp të mos kesh të dashur…
-Për një gjë jam i sigurtë:
Shkrimtar vetëm se je verdhacuk nuk mund të bëhesh…
Dhe i doli fjala…
Profesori herë pas here na thoshte në klasë:
-Kam ndërmend të botoj një roman.
Kaluan dy vite. Profesori vazhdonte me avazin e vjetë:
“Do të botoj një roman?”
Një ditë i kërkuam llogari:
-Pse nuk e boton romanin?…
Ai u përgjegj me humor:
-Sepse nuk dua të përfundojë si letër higjenike në nevojtoren e Lad hundëderrit.
Fjalën e kishte për një shokun tonë të klasës, që dallohej për hundën e madhe me kurriz…
Një ditë më ftoi në dhomën e mësuesve.
Ishte vetëm.
-Verdhacuk! Nuk është hunda e Ladit që më pengon të botoj romanin.
Por është një redaktor në shtëpinë botuese.
Ma ka sjellë në majë të hundës…
Bëj e prish më thotë…
Nuk di pse kam dëshirë të më lexosh një kapitull.
Nuk e pëlqen redaktori.
Më thotë hiqe.
Por unë nuk dorëzohem.
Në vitin 1971, kur unë isha student, Filip Ndocaj botoi romanin “Diell nën kreshpa”
E bleva.
Mungonte kapitulli “rrebel”.
Profesori ishte thyer…Normale.
Një lëshim i detyruar që romani të botohej…
Mitro paske fillu te masturbohesh nga trute tashti ne pleqeri. Menyra se si e ke trajtu artikullin me nje lajm bombastik dhe asgje interesante per titullin. Kete shkrim mund ta quaje: Land Hunderri Mitro masturbohet me foto …. …. Me vjen keq si degradoi kultura dhe letersia Shqiptare nga pijaneca si puna jote dhe atyre qe ta botojne kete shkrim koti.
Filip Ndocaj fillimisht ka qene te P.N.Luarasi , Per arsye biografie dhe te qenet liberal dhe profesionizem te ulet e hoqen.......Sa per dijeni une jam i matures se dyre te P N Luarasit........Beji te fala Cakulit , se edhe ate e kam mik , o Mbreshtanak......Une jam puro permetar....
Ku ka përmetar me emrin Yxhym Servet !! Maksimumi je nga malësia e Peqinit- vëndi I gomerëve
Hemo ca jane keta te lodhur qe shkruajne sikur pickohen nga nostalgjia perandorake! Here here them se do lexoj ndonje gje per te qene po qe ne rreshtat e pare lexoj fjale te shkruajtura gabim /paldesy/. E njejta shije si ky si blushi, me te vetmin ndryshim qe blushi ka pak me shume kripe dhe te genjen me inteligjence me shume. Hajt tung llum kafeje fund ballkanik.
Ore ti qe quhesh une. Gjete nje gabim ortografik ti??? Po ti qe shkruan "shkruajtur" kur ne shqip eshte "shkruar"!!!!!! Ska me keq se injorantet qe nuk e dine se jane te tille pra!!!! Toç.
Ne vitet 60-te isha student. U shfaq nje film hungarez, ku personazhi kryesor ishte nje prostitute.ne mos gaboj filmi titullohej"Per nje gote birre" dhe kabareja ku kishte limerin prostituta "Zogu i zi". Ne ato vaktye, atje ku sot eshte Zogu i zi, vinin rrotull ca vajza qe jepeshin per para dhe kush kishte hall per seks, drejtohej atje. Per kete arsye u quajt Zogu i zi dhe i mbneti emri sot e kesaj dite.
Ca mendimeve që lindin nga memories, kur ju ke dhënë azil në kokën tënde, nuk i ekstradon dot. Çfarë tju bëjmë bolshevikëve që I kemi përsëri në krye të vëndit ? "Ina Ina hiqi brekët" - poezi për poetë.
Paldesy thotë Miti... jo po fund veref me geta nailoni . Par-de-s -y o u pelegrin oksitan pa kërrabë .Të pëshpëris nga Buali
Mitroja eshte perfaqesuesi Tipik i krizes se neveriteshme te Demokracise shqiptare, qe u prodhua ajo edhe nga Zeri i Popullit. Te dhjere po krenare gjer ne pafuqi?!
Kjo histori e zogut te zi nuk lidhet me vitet e pasluftes Po',ne kohen e zogut,atje Ka qene nje kuplara me dy Kate.Ne Karin e dyte ,ne ballkon kish Dale nje prostitute PA breke e me kembet mbi parvaz.Njerezit e pane dhe thane "shikoni zogun e zi".Dhe emri mbeti sepse kurvaret thoshin "hajdeni te shkojme te zogut i zi".Pra Mitro Cela ,si i rrjedhur ,Ka fut si kau peles,E kam ndjekue Edhe ne shkrime te tjera dhe konfirmon se eshte fund e krye i degjeneruan menderisht.Te jesh Mik me Filip Cakulin nuk do te thote se je i mencur.Andej nga permetto thone :-"dy gomeret ne nje dere,njeri pjerdh tjetrin mban ere".
ahahahahahah klasik ahahahahahah
une; je fatastik me lote e qeshura;
I shkreti Mitro, as ne moshe adoleshente, as rinore dhd as kur u be burre me nuse, nuk mesoi te kercente! Tashti na del shkrimtar thote!!!
I shkreti Mitro, ben sikur nuk i kujtohet e nuk tregon se si dhe pse u be anetar i PPSH-se, pas gjithe ketij aktiviteti e bindjeje « disidente » ne rini… Eshte per te ardhur keq… Edhe ai nxitoi (kupto e derguan) ne dhjetor ‘90 per te krijuar PPDSH (Partine e Punes Demokratike te Shqiperise). No coment!
per te gjithe komentuesit e kam, na mungonte shume e qeshura,sot ishte dita jeni fantastik,per shembull Meti,bravo tema nxirrna shpesh te tilla,se shqiptaret kan shume humore din te pergjigjen,si te duash ta japin me ironi pa ironi,
Mitro dhe unë me të dëgjuar e kemi, "Zogu i Zi" ! Ai duhet të mburret për kurajon që mori për të treguar të vërtetën. Çdo shkrim i Mitros lexohet deri në fund, të tjerët si çiftet e pleqëve që shkrepen "padashur" për të dëmtuar veracukun.
Po ik ore pallosh, po shkon në gërre dhe akoma shkruan karrllëqe. Ik se le nam o bole, je bër gazi i botës.
Mitro ma merr mendja qe briskun ne faqe e ke hequr kur u bere pjese e PD(si kuplara qe ishte dhe eshte).Ka zera qe Mitro ne monizem gjuante çifte tek Liqeni,arresyeja ngaqe nuk kishte hequr brisk akoma.
Ore mire ky qe duket qe paska qene i shkare e po mendoj mjere Shqiperia ke ka mbajtur ne krye...burra pa personalitet , te vine ndot kur i lexon per moshen qe kane.Ne vend te japin nje keshille me mend per lexuesit e vendit nxjerin maskaralleqe nga goja.Turp! Baballaret tane te shkolluar, te lexuar ,te urte e te respektuar shyqyr o Zot iken nga kjo bote me mèndje, se vallahi te isha vajza e ketij sot do me vinte , ndot!
Aman o Mitro. Na shkrive. Të hypi talenti në pleqëri!! Gazetar i ZP është maksimumi që mund të bësh. Edhe kur shkruan për Koçon e madh, sikur e përbalt. Lere fare
O mitro nuk e dike mire historine e emrit te restorantit zogu i zi prandaj mos krijo kot budallalliqe dhe perralla me karton kur nuk e di te verteten dyke ja fut kot jo profesori dhe nxenesi, pyet per historine e zogut te zi qe rrinte ne ballkonin e katit te dyte dhe femijet e shikonin nga pare ok
U shfaq një modë kalimtare,ku vajzat vishnin të mbathura mbi brek.Pyesnin dhe përgjigjeshin,derisa u tha më e sakta..Çdokush që i shikon,krijon një buzëqeshje çlodhëse në një ditë muti.Blushi Mitro e disa të tjerë duhen falenderuar që na japin një buzëqeshje,si ata,dbe më shumë komentuesit e mrekullueshëm.Do na bëni të hapim f.b.