Multiversi, Shqipëria dhe Stephen Hawking

28 Gusht 2022, 20:03Kulturë TEMA

Multiversi, Shqipëria dhe Stephen Hawking

Në vigjilje të publikimit të librit të saj mbi origjinën e universit, shkencëtarja shqiptaro-amerikane shpjegon se si u ndikua nga Stephen Hawking dhe sundimi sovjetik.

Laura Mersini-Houghton lindi në Shqipëri dhe u rrit nën një regjim totalitar komunist i cili, deri në rënien e tij në vitin 1991, e shkëputi vendin nga pjesa tjetër e botës.

E ndikuar nga babai i saj, Nexhat Mersini, një matematikan, ajo zhvilloi një interes të madh për fizikën dhe, në 1994, fitoi një bursë për të studiuar në SHBA.

Libri i saj i parë, “Para Big Bengut”, përshkruan përpjekjen për të ndriçuar origjinën e universit tonë dhe për të provuar se ne jemi një nga shumë universet në një multivers shumë më të gjerë.

Mersini-Houghton tani është profesoreshë e fizikës teorike dhe kozmologjisë në Universitetin e Karolinës së Veriut, megjithëse aktualisht ndodhet në Cambridge, Angli, ku kalon çdo verë duke bërë kërkime.

Ajo në një intervistë për britaniken “The Guardian” thotë se për shkak të realitetit shumë të zymtë të Shqipërisë, njerëzit ishin më të etur për dije sesa tani në perëndim.

Kjo pasi kishte më pak shpërqendrime.

E pyetur se çfarë e tërhoqi te fizika teorike dhe kozmologjia në veçanti, ajo thotë se kishte ëndërruar për të marrë disa përgjigje: nga lindi universi dhe çfarë kishte përpara se të ekzistonte?

Për të, universi ynë është një kokërr e vogël pluhuri në një kozmos të bukur.

Dhe pse po studion hapësirën e pamatë të universit, ajo me një autoironi pranon se ka kohë pa vizituar Shqipërinë.

Por kjo nuk e ka penguar të mundohet për realizimin e disa projekteve të mbetura në tentativë.

“Unë dhe Stephen Hawking po organizonim një konferencë në Shqipëri. Ai ishte shumë i emocionuar për këtë, dhe gjithçka ishte në rregull por ai vdiq një muaj para se të ndodhte. E telefonoja çdo javë për të kontrolluar shëndetin e tij dhe pasi vendosëm ta anulonim”.

Mersinit i kujtohen fjalët e kryeinfermieres së tij që thoshte: Çfarëdo që të bësh, mos i thuaj se e ke anuluar konferencën në Shqipëri, sepse ai këtë e që e pret me padurim.

Gjë që në këtë univers nuk ndodhi kurrë!

7 Komente

  1. Çeprati

    Bravo Laura, vajza e Nexhat Mersinit, krenaria e ketoj kombi!

    1. j
      jon

      Kur thote.''Unë dhe Stephen Hawking po organizonim një konferencë në Shqipëri. Ai ishte shumë i emocionuar për këtë''.. Po si ka mundesi nje invalid te organizoje gjera te tilla? Apo ka skuader nga mbrapa. Po si ka mundesi qe ky te flasi gjoja me komputer ? Jane mijra qe vuaje nga semundje te tilla dhe sflasin dot . Kesaj i thone beso ne shkence. Ne te vertete spjegimi eshte shume me i thjeshte. Shume njerez qe jane te vetmuar, te izoluar, te paafte fizikisht apo nga ana intelektuale, pra ne pergjithesi njerez te shemtuar dhe qe zgjejne dot kycin e suksesit ne jete, qe eshte pasuria e botes shpirterore , kthehen ne ateise pra ne njerez qe urrejne. Ka mundesi nga kejo shemtire e natyres te dale gje e mire ?

      1. Çeprati

        Jon, ti huhet te jesh ndonje fandamentalist islamik, ose je i poshter i pa shoq!

        1. R
          Raimond vlonjati

          Joni o rrembythje fetare --Ik o deficent i qelbur te dhjefsha fene tende mut i mutit

        2. q
          qytetar

          Jon ! Shikoje vehten se mund te jesh vete ti i tille por nuk e ve re. Shemti e natres desha te them.

          1. c
            c..

            JON: NUK PO TE THEM AS MASKARA AS IDIOT POR PO TE THEM INJORANT ,PALACO NDYRESIRE ,I FELLIQUR.

            1. c
              ca ca

              Truri i Jonit pa tjeter qe eshte sa nje koqe misri, Ai nuk eshte ne gjendje te kuptoje asgje qe lidhet me shkencen dhe kalon ne fyerje pa kuptim duke cfaqur nje njeri me urrejtje te semure,rracizem ndaj te semureve me te meta fizike .Eshte thjeshte nje kallam mocali .Kaq kupton ai dhe do presesh te kuptoje shkencen.Sipas keij debili ateisi qenka nje njeri qe urren .TE gjithe shkenctaret jane ateiste por nuk deklarohen sepse reagon kleri qe te mos humbasin tufen e deleve.Simbas kesaj deles Jon shkencetaret urrejne.

              Lini një Përgjigje