Nga Rezarta Reso
Kur një budalla i poshtër hedh një gur dhe njëqind të mënçur nuk e nxjerrin dot, budallai i poshtër vazhdon të hedhë më shumë dhe argëtohet tek sheh të zgjuarit që fillojnë e mbyten duke u munduar të nxjerrin gurët. Njerëzit e mënçur zhduken, budallai i poshtër bëhet Zot!
Ata që mbeten gjallë fillojnë e marrin me të mirë, e përkëdhelin, i përgjërohen duke e siguruar që ai është më i mënçuri nga të gjithë madje fillojnë dhe ata të hedhin gurë bashkë me të sepse i ka zënë frika.
Po sikur budallai i poshtër t’u hedhë dhe atyre gurë. Mbahe mirë me budallanë e poshtër se s’dihet se ç’të kurdis! OSE, akoma më mirë, tregoi budallait të poshtër se si ke mësuar prej tij t’u hedhësh gurë të tjerëve.
Këtë fabul ma përcjellin faqet e shumë gazetave apo portaleve shqiptare sa herë që i hap. Shpreson se do shohësh zëra të rinj që të dalin jashtë këtij rrethi të trishtë urrejtjesh, hakmarrjesh, talljesh, agresiviteti dhe shpifjesh për të fituar para dhe pa asnjë vrarje ndërgjegje se po lëndojnë duke akuzuar verbërisht e padrejtësisht pa ditur asnjë fije të vërtete. Për më tepër, e refuzojnë me bindje të vërtetën dhe i sulen me të gjitha mënyrat e mundshme viktimës së rradhës i gjallë apo i vdekur qoftë.
Sot në FaceBook gjeta një thënie të Rumit, ose që i atribohet atij.
“Me një fakt mund të mundësh 40 profesorë, një idioti nuk ia del dot as me 40 fakte”.
Nëse do t’ia referoja këtë shprehje disa gazetarëve shqiptarë, në vend të fjalës idiot, do thoja “një të poshtri”.
Kësaj radhe shtysa qe një postim publik i një vajze të re, që kuptohet nuk kisha patur rastin t’ia dëgjoja emrin, por që qenka gazetare, L.M. Gazetarja gjeti rastin oportun të shprehte “mbresat” e saj për shkrimtarin, studiuesin, pedagogun e sa e sa brezave Nasho Jorgaqi, i cili sapo ndërroi jetë.
Me pak fjalë, “për të nderuar” kujtimin e Nasho Jorgaqit, vajza rrëfente se dikur, kur ishte më e vogël, Nasho Jorgaqi i kishte dhënë një çmim për një poezi të sajën që, sipas vetë asaj, nuk vlente. Më pas Nasho i kishte thënë që je vajzë e bukur, por që ajo donte që ai t’i kishte thënë që je vajzë e mënçur! Konkluzioni?
Konkluzioni, vijoi me thirrje nga të gjitha shoqet e shokët e FaceBook-ut: “po ti je e mënçur dhe e bukur” po ti je yll”, “Nasho Sigurimsi- Nasho Sigurimsi” “Më vjen keq që isha studente e Nashos dhe jo e Agron Tufës” “Më merr pak në telefon, shkruante një tjetër se do të të tregoj për prapaskenat”! “Do që ta shkruaj?, i kthehej kjo….
Për këto shkruani ju vajza, për prapaskena? Jam shumë kurioze si i verifikoni prapaskenat? Apo janë sekrete profesionale? Apo varet se kujt paredhënësi i faleni?
Sapo kisha postuar një shkrim lamtumire për Nasho Jorgaqin në faqen time dhe sytë m’u mjegulluan nga dëshpërimi dhe çudia bashkë për atë vajzë të re me aq mllefe e helm.
Jam e bindur madje e shoh të gjallë një takim të sajin me Nasho Jorgaqin kur ajo mori çmimin për poezinë. E kam parë atë takim me dhjetra e dhjetra herë kur mirësia dhe dashamirësia e tij për çdo shkrim që i jepej për ta vlerësuar i lexohej në sy, në fjalë, në inkurajimet që u jepte të rinjve që të shkruanin. Jam e bindur se ai nuk i ka thënë vetëm je vajzë e bukur, por i ka thënë je e bukur, je edhe e talentuar siç ma ka thënë mua e shumë të tjerëve. Je i mirë, je i zgjuar je dhe i talentuar, sepse ky ishte fjalori i Nashos zemërmirë e të pakursyer.
Më bëri përshtypje helmi i servirur me aq passive-aggressive style, sa kur po e lexoja mendova se kësaj vajze Nasho do t’i kishte bërë diçka të rëndë, por kur siç, doli ishte vetëm një gur prej budallai të poshtër që po hidhej në varrin ku trupi i Nashos ende nuk ishte varrosur, m’u përforcua bindja se edhe brezi i ri i Shqipërisë po vazhdon zakonin e prapaskenave të budallait të poshtër.
Mos, ju lutem, mos e ndyni më shumë Shqipërinë. Mos e groposni me gurë helmi e mllefi.(DITA)
Gazetarka LM ka cilesi shume te larta… por asnjera s’ka te beje me gazetarine. Sa per Nashon, ishte ai qe ishte, cfare te bejme, te veme kujen? Edhe Tufa eshte ai qe eshte, mjaft te lexosh Ilirjan Blloshmin per te.
Po si keto langaraqe o Rezi sot ka plot. . Po ndyjne gjithcka te bukur...nuk njohin fisnikerine, mirenjohjen per dike qe na ka pasuruar shpirtin dikur..eh ç te thuash, me to mbahet tregu sot, me to klikohet...por nuk duhet dhe ca si ti te heshtin para ketyre qe nuk di cfare lloj femrash jane..
Sot, kushdo, mund t’ja shesë shpirtin shejtanit për t’u dukur i gatshëm për në parajsë. Nuk e kuptojnë dot që ai ( shejtani ) që u arratis nga parajsa mund të të bëhet ty autostarda që të çon atje. Jeni të lirë të shkruani gjithçka, por mos na thoni që në ato që shkruani të mos shohim IDIOTSINË tuaj!
Eshte nje mllef i cili i ka shoqeruar shqiptaret nder shekuj dhe per çudi dhe sot.Jo me kot Pashko Vasa u drejtohet,”turqve”,”grekeve” “shkjeve”, “latineve”se jemi shqipetar dhe te gjitheve na bashon nje gjuhe dhe nje vend. —Gjate regjimit komunist kane ndodhur çudi dhe u moren me qafe mijera njerez,po nga vete shqiptaret,nga te afermit,familjaret”,miqte” dhe “shoket”.Madje dhe Presidenti akuzohet se eshte nje nga “ata” qe ka spiunuar shoket. —Eee,me Profesorin e ndjere eshte diçka tjeter.Ai eshte nder kontributoret e rralle dhe me vlera ne letra,art,kinematigrafi,estetike, perkthim dhe ne disa fusha te tjera te kultures. —Edhe Heminguej ishte agjent i CIA-s,por mbetet nje nga gjenijte e letrave ne bote. Ka plot te tjere pa vlere qe kane bere shume deme.
PO te kishe pedagog A gron TUFEN te siguroj qe do ishe budallepsur .Ai eshte nje zero e madhe
PO te kishe pedagog A gron TUFEN te siguroj qe do ishe budallepsur .Ai eshte nje zero e madhe
PO te kishe pedagog A gron TUFEN te siguroj qe do ishe budallepsur .Ai eshte nje zero e madhe
PO te kishe pedagog A gron TUFEN te siguroj qe do ishe budallepsur .Ai eshte nje zero e madhe
PO te kishe pedagog A gron TUFEN te siguroj qe do ishe budallepsur .Ai eshte nje zero e madhe
PO te kishe pedagog A gron TUFEN te siguroj qe do ishe budallepsur .Ai eshte nje zero e madhe
Professor Spiuni hahaha Armiku i disidences shqiptare Ky edhe ne varr nuk do qetsohet I dhjefsha librat qe ka shkruar
Kujt i thone "disidente" o "Pena e lire"? Mbas vitit te "bekuar" 1992, te gjithe ish te perndjekurit, pra "disidences" i u dha mundesia te tregonin aftesite e tyre ne drejtim te mbarevajtjes se jetes ne Shqiperi, mbarevajtje qe komunizmi e kish "shkallmuar". Çfare bene keta "disidentet" si Kurt Kola me shoke? Kuptuan qe nese donin te beheshin pasunare, mjafton ti krihnin bishtin "doktorrit"dhe fet e fet ishin bere pronare te ligjshem te nje pjese te trupit te Albanise. Kaq, çu duhej me teper? Vone vone, ne grahmat e mbrapme te "doktorrit" ne respekt te shprehjes: "njera dore lan tjetren dhe te dyja lajne fytyren", ("doktorri" e hoqi fjalen fytyre dhe vuri fjalen bythe) gjithe "disidenteve" te devotshem te familjes i u dhe si shperblim nga nje hidroelektrocentral, te vogel apo te madh, sipas takatit qe kishin pase kur i sherbenin familjes se "doktorrit". Po ka share kete disidence i madhi Nasho Jorgaqi, shume mire ka bere.
Sigurisht qe ti meriton nje pergjigje ( shoqerore ) por te them te drejten, pertoj.
Si nuk ju vjen turp ? Ju me gjithmend e keni qe nje komunist eshte njeri i mire ? Ju me gjithmend e keni qe njerzit nuk e dine se kush ishte Nasho Jorgaqi dhe shoket e tij ? E mira nuk eshte si e keqja qe ka nevoje per mbrojtje. E mira mbron veten..
"Ish student"! Po Sali Berisha, (mbase e ke patur pedagog) si komunist, eshte njeri i mire apo i keq? Gojet e liga thone qe eshte bere si nevojtorja ku dhjesin qente. "E mira nuk eshte si e keqja qe ka nevoje per mbrojtje. E mira mbron veten.." ky "postulati" jot per "te miren dhe per te keqen", sikur nuk shkon per qente qe jane ose kane qene komunista.
REZARTA RESO! TI JE NJE BUDALLAÇKE QE VEGJETON NE AMERIKE. E DIME TE GJITHE QE JE SHOQE E NGUSHTE ME TE BIJEN E NASHOS, KRISTINEN. NASHO JORGAQI ISHTE NJE SHKRIMTAR SHUME I DOBET. DESHTOI NE LETERSINE KRIJUESE DHE U KTHYE NE STUDIUES. NASHO JORGAQI ISHTE NJE SIGURIMS AKTIV! TR THUASH TE VERTETEN PER NASHON NUK DO TE THOTE SE PO E BALTOS. AI BALTOSI VETEN KUR NENSHKROI PER T'U BERE AGJENT I SIGURIMIT TE SHTETIT.
Ai BUDALLAI I POSHTËR është sali QENI. Ai e prishi vendin tonë. Dhe populli ka mësuar nga ai këto 30vite. Nasho ishte ZOTNI BURRË,I RESPEKTUAR NGA TË GJITHË.
K'ta gurrë......hidhini se na duhen diç o'bëjmë . Në vavçi ne varri i tij në një çember i vini një lëkurë gjarpëri e tri kokra mollë fshillini e i'a lini ne supi i mëngjër . Në më rëntë rruga o'i mollois korbit .
Nuk ja shpetim per budallenjte. Ja lexoji, edhe ketu nje prerje kane te gjithe. Lloj - lloj debili qe vlereson nese Nashua ishte shkrimtare i mire apo i keqe, komunist apo jo, sigurims apo jo por nuk e kane fare problem te mbajne mbi koken e tyre Saliun i cili nuk ka nevoje ti gjesh prova se eshte prova vete si sigurims, komunist e nje mij te zeza. Kshu qe po, ke te drejte pervecse budallenj jane edhe te poshter. Por jane pakice ashtu sic kane qene gjithnje ne histori. Nese kane qejf te hane mut, pse ti ndalojme? Sa per shkrimtarin libri " Mergata e qyqeve" eshte nje kryeveper qe jua keshilloj te gjitheve ta lexojne e te kuptojne shume mbi historine e shqiperise. Por mos harroni qe ka bere edhe Tomka me shoket e tij apo Dashuria e Mimozes i pari liber shqiptare mbi dashurine.
Por
Hë o nxire të shk'etën .
Nuk e lexova shkrimin ,por komentet . Grron Tufi , vlen sa Muti i te Madhit Nasho Jorgaqi ,nji nder studjuseve dhe Letrareve me te Medhenj qe ka pas ky vend , qe njihte ne detaje Letersin e Poezine gjithcka ka te bej me ate fushe ,si askush tjeter ne Shqiperi dhe krahasimi eshte me Shume se Idiot edhe pse ne Shqiperia Injoranca e qelbsat e dal nga Haleja 31-vjecare e pseudove dhe sharlataneve Marrshon e i dhjet ne koke shqipkareve. ----------- Sot ,po marr vesh per ikjen nji nder Personaliteteve me te Medhenj te Letersise Shqiptare Nasho Jorgaqi . (me kte rast i shpreh ngushellimet e mia Familjes se Letrarit te Madhe Nasho Jorgaqi . U Prehte ne Paqe ... )