Vjeshtë e tretë 2007 më zuri në Kajro.
Si ngjau kjo çudi e mesme? Kryeministrin Berishën e ftoi Mubaraku, ish Presidenti I Egjyptit, për një vizitë zyrtare. Për arsye të mos arsyes, pjesë e delegacionit isha edhe unë…
Sipayprotokollit vizituam edhe piramidën e Keopsit.
2 milionë gurë një mbi një.
Një gur peshon 2 mijë tonë.
Si u ngritën në hava?
Ciceroni na tregoi edhe për maskën mortore të faraonit Tutankhamun...
U befasova. Hapa internetin. Maskat mortore nuk janë për njerëz dosido.
Janë për personazhë që kanë lënë gjurmë në histori.
Ka maska mortore për
Napolon Bonopartin,
Dante Aligerin,
Bethoven etj.
Maskat mortore, bëhen me dyllë, me plastikë ose me allçi. Kur gatuhen?
Në prag të vdekjes. Por në shumë raste, pas vdekjes...
Dhe imazhi jeton për shekuj... Po në Shqipëri ka maska mortore?
Nisa të bëj një lidhje me mend.
Piramida ka në Egjyp.
Piramidë kemi edhe në mes të Tiranës.
Në Egjypt, u ndërtuan në lashtësi për lavdinë e faraonëve.
Në Tiranë piramida u ndërtua për lavdinë e Enver Hoxhës...
Vrava trutë...
Hapa blloqet e vjetra të shënimeve.
...14 tetor 1988.
Në atë mot punoja tek gazeta “Bashkimi”.
Ditë e madhe:
U inagurua “Mauzelumi Enver Hoxha”.
Mijra vetë vërshuan brenda Piramidës.
Shkova edhe unë për vizitë.
Relike.
Libra.
Fletore me shënime.
Makina e Enverit.
Makina e shkrimit...
Fytyra e Enverit në maskë mortore.
Dora e Enverit në allçi...
Rastësisht pranë kisha Hekuran Isain.
Ministër i Brendshëm dhe anëtar i Byrose Politike.
Kisha muhabet, falë miqësisë me të birin. E pyeta për maskën mortore...
-Ditën e parë që vdiq shoku Enver u tronditëm,- më tha Hakuran Isai.-
Sikur na ra rrufeja.
Ditën e dytë u mblodh Byroja Politike.
Shokun Ramiz Alia na tha:
-Do u them një sekret.
Do të bëjmë një maskë mortore për fytyrën dhe dorën e shokut Enver...
... U krijua nje komision me disa skluptorë: Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Muharrem Turkeshi etj.
Udhëheqësi qëndroi një javë pa u varrosur.
Ditën e shikonin njerëzit.
Natën punohej për maskën.
Trupin e hiqnim nga podjumi dhe e vendosnin në dysheme.
Muharremi Turkeshi hidhte allçi mbi fytyrë...
Tension.
Frikë....
Dhe doli maska e fytyrës...
Pastaj u bë dora!...
...A mund të ëndërrojnë liderët sot për maska?...
Teorikisht-jo.
Gjëra demode.
Jetojmë në epokën e internetit dhe informatikës.
Imazhet e liderve vinë të gjalla nëpërmjet “maskave” në facebook, në kinema, në televizorë...
Po në praktikë?...
Liderët janë të rrethuar nga militantë. Ka prej tyre që ëndërrojnë të kenë maska mortore për idhujt e tyre. Sepse maskat mortore janë si kurorat e dafinës në Greqinë e lashtë: Te thjeshta për t’i bërë, por të vështira për t’i merituar?...
Ik mor hajvan. Gjera demode thote. Maske i bene edhe At Zef Pllumit kur vdiq ne spital ne Itali. Ik lexo cfare kuptimi kane dhe per cfare duhen pastaj shkruaj proze ne vargje
Me sa di, ekziston edhe maska e poetit te madh, Pader Gjergj Fishtes.
Po, franceskanet e kane tradite. Ka pasur dhe Alqi Kondi madje si deshmor etj.
O Mitro të hëngërt tënja ! Po si ore një gur i piramidës peshon 2000 ton ? 2 ton ore, 2 ton jo 2000 ton, 1000 herë më shumë, je në vidha, të gënjyer ore më keq se gjuetarët apo peshkatarët ! E si mund të lexojmë dhe të besojmë se janë të vërteta ato çfarë shkruan ky birbo. Ke jetuar gjithmonë si kërpusha, yt zagar!
I Mitro, o Hale !! Merresh me genjeshtrat e Hekuranit qe ngela duke ia futur Të gjitha Ramizit pas vdekjes , por ça edhe ne te gjalle Ai kishte nje djale debil qe mori juridik nga debil babai , Ti shiko qe u bere me PD e e futé hunden edhe atje ku nuk meritoje Ik o legen
Me e bukura ne kete shkrim eshte fraza e shkruar si shkarazi: "Rastësisht pranë kisha Hekuran Isain". Te tjerat jane mbroçkulla te zakononeshme te Mitros.