Solange d’Angely, mjekja shqiptaro- franceze dhe lidhjet e saj me Shqipërinë

2 Shtator 2022, 11:03Kulturë Denata Rroji

 

Solange d’Angely, mjekja shqiptaro- franceze dhe lidhjet e saj me
Solange d’Angely është e bija e francezit Robert d’Angely, i cili si të ishte një Rilindas shqiptar i vërtetë iu përkushtua gjuhës shqipe. Robert d’Angely u martua me vajzën shqiptare që quhej Maria. Ajo ishte e bija e doktor Josif Bënjës nga Përmeti dhe frut i dashurisë së tyre ishte Solange d’Angely.

Në moshën 20 vjeçare, Solange u diplomua në degën “fizikë-kimi-biologji” në Fakultetin e Shkencave në Paris. Dhe në 1953, ajo u regjistrua në vitin e parë në Fakultetin e Mjekësisë në Paris,falë rezultateve të shhkelqyera fitoi bursë studimi. Më 26 tetor 1965, ajo përfundoi me sukses Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Parisit shoqëruar me certifikatën e studimeve me specialitet pediatrinë, e cila i dha asaj statusin e specialistit në pediatri.
Më 8 qershor 1966, ajo mbrojti tezën e saj mbi “Apneat e foshnjave të parakohshme” dhe në të njëjtën ditë mori diplomën shtetërore të doktorit të mjekësisë.


Solange d’ANGELY dhe Shqipëria e saj

Më 15 qershor 1971, Dr. Solange d’Angely erdhi në Shqipni me nanën e saj, Maria Bënja, e cila u kthye për herë të parë në vendin e saj të lindjes, të cilën ajo nuk e kishte parë që nga viti 1924. Nanë dhe bijë u prekën shumë nga situate e Shqipërisë së asaj kohe. Por vetëm në vitin 1991, me ranien e diktaturës komuniste, Dr Solange d’Angely vendosi të rikthehej me ide të qarta, me një përkushtim prej idealisteje për tí dhuru vendit amë energjinë e saj të mbledhun ndër vite, në pamundësi për me e dhanë, atë ndihmë që veçanërisht fëmijët e vegjël të sëmurë kishin nevojë.
Në vitin 1991, ajo themeloi shoqatën e parë humanitare, e cila u qujt “Bashkëpunimi Arsimor dhe Mjekësor për Fëmijët e Shqipërisë” me akronim CEMPEA. CEMPEA synonte të jepte kontribut në fushat: e shëndetit, arsimit dhe trajnimit, për të përmirësu kushtet e jetesës së fëmijëve në Shqipëri.
Po në këtë vit, Dr. Solange d´Angely organizoi “Ditët e para Pediatrike Franko-Shqiptare” në Tiranë (Shqipëri), nën mbikëqyrjen e Këshillit të Evropës dhe në bashkëpunim me pediatrinë shqiptare si dhe të ndihmesës së pakufi të atashesë së kulturës në Ambasadën Franceze në Tiranë zonjës Evelyne Noygues .
D´Angely, shumë shpjet u bë aktorja kryesore në organizimin e kongreseve pediatrike, të cilat ndoqën njëra -tjetrën nga viti 1992- 2007 për të promovua mjekësinë, forcu shkëmbimet mes kolegëve francezë me ato shqiptarë. Gjithashtu CEMPEA, në drejtimin e Dr. Solange d´Angely, arriti të mbledhë dhe bashkojë energjitë e partnerëve të shumtë për të shpërndarë ndihma humanitare me ilaçe dhe pajisje mjekësore, rroba dhe qumësht, nga 1992 -1996.
Kjo grua e fuqishme, me një personalitet të admirueshëm dhe të besueshëm që kishte krijuar ne shoqërinë e lartë franzeze, në rrethet intelektuale, te profesorët e mjeksisë si dhe në rrjetet administrative, kjo grua me zemër të madhe, organizon pritjen e fëmijëve shqiptarë në spitalin De Paris për vite të tëra, duke fillu nga viti 1993- 2004, për kujdes të specializuar që nuk mund t’ju ofrohej në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, vizionarja Dr. Solange d´Angely, nëpërmjet CEMPEA, vokumin e mungesës së specialiteteve në mjeksinë shqiptare, arrin ta plotësojë duke siguruar mundësi trajnimi të disa pediatërve shqiptarë në Francë në fushat e gjenetikës molekulare dhe të biologjisë, reumatologjisë, pediatrisë dhe imunologjisë.
E ndër arritjet e saj më të mëdha, që mjeksia dhe populli shqiptar i përulet është se siguroi mbështetjen vendimtare në lidhje me ekzaminimin që në paralindje të diagnozës të beta-talaseminë, sëmundjes gjenetike që prek 10% të popullsisë në Shqipëri, si dhe arriti në bashkëpunim me autoritete shqiptare të përurojë të parin laborator të biologjisë molekulare dhe gjenetikës, brenda qendrës spitalore universitare (CHU) të “Nëna Tereza” në Tiranë në vitet 2005.
Kontributi madhështor i Dr. Solange d´Angely nuk njeh pengesa as kufinj të ndarë mes tokave shqiptare, nga viti 2007 ajo udhëhoqi projektin në mbështetje të fëmijëvë nga Shqipëria dhe Kosova me patologji komplekse duke iu mundësuar prindërve të tyne të merrnin shërbim të specializuar nga profesionistë francezë të kujdesit shëndetësor.
E emëruar me dekret në Gazetën Zyrtare franceze, më 1 Janar 2010, Dr .Solange d’Angely u dekorua me Kryqin e Kalorësit të Legjionit të Nderit franceze nga Profesor Gérard Lenoir, më 5 maj 2010, për iniciativën e saj qytetare në fushat e shëndetësisë, arsimit , aksion social dhe humanitar.
Asnjë nga Presidentët shqiptarë nuk u kujtua tí dekorojë kësaj misionareje urdhër mirënjohjeje.
I përulemi kësaj zonje të klasit francez e me zemër shqiptare, rrethuar dhe me mirënjohjen tonë të thellë, por të pamundur deri më tani edhe institucionalisht.

2 Komente

  1. B
    Bregdeti

    Njerez me kontribute te medha po te panjohur. Ne mos gaboj, i jati saj ka botuar nje liber per origjinen e shqiptarve. Kjo ka vazhduar traditen familjare. Denata, te pergezoj per shkrimin.

    1. v
      vezhguesi

      Ajo qe me ben me shume pershtypje eshte se ka shume komente ne artikuj te tjere qe kane zero rendesi per publikun shqiptar, nderkohe qe gjeta vetem nje koment nga "Bregdeti" ketu me siper per kete zonje me zemer te madhe. Sukseset njerezve qe kane origjine shqiptare jane te shumta, por ka shume pak, ose aspak publicitet te ketyre fenomeneve pozitive, pa folur pastaj per institucionet shteterore te cdo niveli per te nderuar keta individe, qe ne fakt na nderojne te gjitheve. Presidentet tane dekorojne lloj lloj individesh me merita inferiore dhe harrojne ata qe vertet duhen nderuar si kjo zonja doktorreshe. Gazetaret tane nuk lene pa botuar asnje krim te bere nga "shqiptari", sikur te ishin gazetare qe paguhen prej grekut apo serbit per te nxire kombin tone. Me kete nuk dua aspak qe te mohoj ekzistencen e maskarenjve shqipfoles, por keta jane nje pike uji ne nje det te tere suksesesh. Gazetari qe ka shkruar kete artikull meriton pergezime, njesoj si personazhi per te cilen eshte shkruar ketu.

      Lini një Përgjigje