Fatos Mehdi Daci, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e shqiptare, është ndarë nga jeta.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e gazetarit duke njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopindërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00.
Fatos Daci ishte, Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare,
Fatos Daci mbetet një prej personaliteteve më prodhimtare të letrave shqipe. Në mbi pesë dekada krijimtarie, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike, me mbi 15.000 faqe, duke dokumentuar jetën, historinë, traditat dhe figurat e Dibrës e të mbarë shqiptarisë.
Ai botoi mijëra portrete, mijëra emra e dëshmi historike dhe ilustroi veprat e tij me mijëra fotografi të rralla, duke lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme.
Si gazetar dhe publicist, ai drejtoi e themeloi disa gazeta, ndër to “Dibra”, ku shërbeu si kryeredaktor e botues për dekada. Ka botuar qindra artikuj, reportazhe e studime, si dhe ka realizuar 23 dokumentarë televizivë.
Fatos Daci ishte organizator i dhjetëra veprimtarive përkujtimore e kulturore në Tiranë, Dibër, Bulqizë e më gjerë, duke promovuar vazhdimisht historinë dhe vlerat dibrane në veçanti.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Daci u nderua me tituj të shumtë, përfshirë “Mjeshtër i Madh”, dhe u shpall disa herë “Qytetar Nderi” nga Bashkia Peshkopi, Komuna Dibër e Madhe, Maqedoni dhe disa komuna të Dibrës. A.K./TemA
Ngushellime familjareve.
Ngushellime(!), mirpo ky vdiq fajtor se e bani lamsh historine e Dibres, duke e nisur dhe bitisur historine e Dibres me Elez Isufin. Elez Isufi nuk ka qene i njohur ne historine e Dibres. Kjo familje as nuk ka lidhje me kohen dhe lavdine e ISCANDERBEG sepse asht nje familje(franceze) qe ka penetruar ne Shqiperi me 1804 si ushtar i thjesht, i Napoleon Bonapartit. Ne Luften kunder Heredin Pashes ne Diber nuk njihet si familje prijese(!). Elez Isufi nuk ka qene ne luften e Shkodres. Elez Isufi nuk figurone askund ne Luften e Kufijve, shtator-tetor 1913 . Elez Isufi çfaqet per here te pare kur Esat Pasha e dergoi ne delegacionin qe vizituan Austrine, para ardhjes se Vidit. Dhe bash ky, qe e bene (lidhen) me Austriaket, u ba parakomunist( me Fanolin(!) e per pake na solli komunizmen me Bajram Currin qe me 1924. Historianeve te Dibres do ju duhet shume, ta hedhin posht vepren e Fatos Dacit dhe kthejne lavdine e Parise se Dibres. Fatkeqsisht nuk jame dibrane por dhe per aq sa di per historine e Dibres, Fatos Daci del nje manipulator i historise se vertete te saj. Jo te gjithe duhet te kene te drejte te shkruajne, sidomos ata qe u infektuan si avangard te komunizmit dhe vazhdojne te deformojne gjeneracionet e reja dhe te vdekur, duke lene pas metastazat helmatisese. te trajtimit te historise ne prizmin e deformimit komunist ose te revizionimit mikroskopike te saj, gjate tranzicionit postkomunist. Duhet te ju kujtoi se Paria e Dibres e la(u prish) me Princ Vidin se nuk kerkonte asgja per jugune Shqiperise dhe Camerine, bashkpunoi me Esat Pashen dhe sabotoi perpjekjet e Mbretit Serb Peter, per ta bere betejen me austriak ne Kosove(Kusova), duke hapur shtegun dhe pritur e 'sherbyer' serbeve dhe ne luften e dyte boterore, po kjo Pari futi ne ofiçience te Atdheut, ushtrine italiane e gjermane duke i detyruar dhe ushtrite e tyre te mos i ndiqnin Izraelitet ne token shqiptare, hapen shkollat shqipe ne Tokat e Lirueme dhe unifikuan funksionimin e Shqiperise si nje e plote. Pra fashistet te hedhin posht antizhuivizmin dhe edukohen i ka paraprire Shqiperia dhe pastaj Anglia e Amerika.