
Shkrimtari më i madh çek ishte gjallë deri para disa kohëve. Ai quhej Milan Kundera dhe njihej për prozën e tij sa të veçantë aq dhe unike.
Kundera ishte një krijues i madh, ishte një mjeshtër i fjalës së bukur dhe ishte një krijues i madh personazhesh që do të jetojnë gjatë në kujtesën tonë.
Nga byrotë politike të komunizmit dhe deri te fshatrat e humbur të Çekisë Kundera diti të ndërtojë një botë për të gjithë që ishte para së gjithash një botë me humor dhe “lehtësi”.
Lehtësia e padurueshme e qenies është vepra e tij më e madhe dhe më e arritur, megjithëse dhe vepra të tjera si “Shakaja” apo “Pavdekësia” nuk mbeten mbrapa.
Kundera ishte një disident i përhershëm i letërsisë, ai mendonte se liria ishte parësore në një botë të shtypur nga burokratizmi, ngjashëm me Kafkën (të cilin merr ta studiojë në “Testamentet e tradhtuara”).
Për Kunderën seksualiteti dhe politika ishin dy faqe të ndryshme të së njëjtës medalje. Personazhi i tij i famshëm Doktor Tomasi akuzohet në Pragë vetëm sepse kishte krahasuar komunistët çekë me edipin mitologjik.
Praga dhe veçanërisht Pranvera e Pragës luajnë rol të madh në veprën e Kunderës, ajo kryengritje, ai rol soldariteti dhe ajo dashuri për vendin vetëm sa i japin një tis romantik dhe nostalgjik veprës së tij, thënë kjo në mënyrën më pozitive.
Kundera ishte një i apasionuar i madh pas muzikës dhe kjo duket në të gjithë veprat e tij, ai huazon kompozicionin për të krijuar artin e vet të romanit.
Te “Lehtësia” kjo vihet re më shumë se kudo. Kemi të bëjmë me një simetri perfekte. Dy personazhet “e lehtë” Tomas e Sabina shërbejnë si kontrapetal i dy personazheve të rëndë Franc dhe Tereza. Por Kundera nuk është fans i fundeve të lumtura. Ai gjithashtu ka një tendencë që personazhet ti bëjë pjesë të universit të vet, jo të themelojë botë të vetmuara. Ngjashëm këtu me shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare.
Milan Kundera duhet lexuar me patjetër.
Lini një Përgjigje