Vajza e tij ndërroi jetë, Rexhep Qosja thyen heshtjen mes dhimbjes: Humba të shtrenjtën, zemërbardhën, Editën time!

2 Gusht 2025, 21:41Kulturë TEMA
Vajza e tij ndërroi jetë, Rexhep Qosja thyen heshtjen mes dhimbjes:

Vajza e akdemikut Rexhep Qosja, Edita Qosja-Rexhepi, ka ndërruar jetë më 28 Korrik! Ditën e sotme, shkrimtari ka shkruar disa rreshta për të gjithë ata që i janë gjendur afër familjes së tij në këto ditë të vështira, ata të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta, e që nuk kanë qenë të paktë në numër.

Qosja shprehet zemërthyer për ndarjen të parakohshme nga jeta të Editës, vajzës së tij, e cila prej kohësh ishte në luftë me të pashërueshmen.

Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore”, shkruan profesori në postimin e tij.

Edita, nënë e tre fëmijëve, do të mbetet përjetë në mendjen dhe zemrën e familjarëve, miqve e të afërmve.

Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën,  të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.

Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës,  kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush.

Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme.

Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e  mediave.

Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!

Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore.

Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje

15 Komente

  1. I
    Iliri

    Ngushdhime te sinqerta Profesor. Edhe ne ditet me te veshtira tuaja lexohen ndjenjat tua humane e mendimi juaj intelektual, Vajza juaj Edita u prehte ne paqe.

    Përgjigjjuni
    1. a
      arvanitsi

      i madhi rexhep qosja, ngushellimet e mia

      Përgjigjjuni
      1. S
        Studenti 1

        Ngushëllime për ndarjen e parakohshme të vajzes. Pastë me shëndet dhe me jetë të gjatë fëmijët dhe të afërmit. Zotit Qosja, i dhëntë Zoti forcen për ta perballuar këtë dhimbje të madhe!

        Përgjigjjuni
        1. I
          Illo Foto

          Marr pjese emocionalisht , per humbjen e rende te familjes R. Qose . Beni durim dhe refuzoni pjeserisht dhembjen . Ne te tera rrastet e dhimbeshme , natyra ndodhet afer , per te gjetur nguashullim , brenda rrjetit familjar . . Ne Shkoder ka nje sentese ngushulluse " Mos te bafte zoti me e harue kurre . " Keshtu me ka ngushulluar nje shkodrane e moshur , kur me vdiqi motra 40 vjece dhe la 3 femije nga 10deri ne 20 vjec . Flas perpara 50 vjetesh . Femijet kane krijuar familet e qendrushme . Jeta ecen me hapa me te shpejta se sa mendojme ne . Ngushullime , per te gjithe pjesetaret e famijes R. Qose . I. Foto /NY

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kruja

            Ngushellime, z. Qosja! Nuk eshte aspak e lehte te perballesh me dhimbjen qe ka prindi per femijen e larguar para kohe nga jeta. Me repsekt te madh per Ju. Beju i forte dhe mos u ligeshto sepse edhe mosha nuk ndihmon. Jeta eshte e tille dhe duhet te perballohet. Marr pjese ne hidherimin Tuaj sepse e kuptoj mire dhe e ndjej cdo te thote kjo fatkeqesi e madhe. Zoti te dhente shendetin mendor dhe fizik, o njeri i fiseshem. Me dashuri dhe repsekt per te gjitha c'fare keni bere per shqiptaret ne te gjitha viset. Zoti Ju bekofte! Roland Vila

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flatun Ramadani

              Ngushëllime, Profesor i shquar i Shqipërisë, Rexhep Qosja! Nuk ka njeri në botë pa një problem shqetësues në jetën e tij. Të tillë probleme përballohen me durim të madh, me të gjithë mençurinë intelektuale, me familjarë, të afërm, miq dhe shokë të mirë si edhe me njerëz me shpirt të ndritshëm. Në këto ditë të vështira u bashkohem mijëra ngushëllimeve për ju dhe familjen tuaj. Ngushëllime për ndarjen nga jeta para kohe të bijës tuaj të shtrenjtë! Respekt për të gjithë ju,

              Përgjigjjuni
              1. P
                Profesori

                Pse i jepet rendesi kesaj figure? Ky eshte antishqiptar i tmerrshem.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beni

                  TI DIL NGA RRESHTI I NGUSHLLIMEVE QEN I ZGJEBOSUR, ZAGAR ANTISHQIPTAR ,sigurisht mendoj sllavgrekis. maskara qelbanik.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    O Beni analfabet

                    Jam puro shqiptar. Meso te shkruash.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Beni

                      jam dakort tipi yt te me quajn analfabet ! Nuk dua te vazhdoj me alfa e analfa betin tend. Ke lexuar veprat e Prof Qoses ? 'Popull i ndaluar'.. studime shqiptare ..kulturore kombetare per gjithe Shqiperine etnike. Veprat e Tij jane te shumta , me te shumta se vitet tua dhe po te jeshe 85 vjec ! Frof Qosja nuk eshte as ma i mire as ma i keq se VEPRAT E TIJA. atehere pres komentin tuaj prej alfabeti jo analfabeti.

                      Përgjigjjuni
                  2. P
                    Pullumb Skëndaj.

                    bastard. Po ti "Profesori" (nuk e meriton të të drejtohem me: Ju) çfarë je? A je ti më shqiptar se zoti Rexhep Qose? Zoti Rexhep Qose ka punuar tërë jetën e Tij për shqiptarinë. Si e tregon veten ti BASTARD i NDYRË se je më shqiptar se "antishqiptari i tmerrshëm", Profesori shumë i nderuar, zoti Rexhep Qose? Me ato pak fjalë që ke shkruar e ke treguar mjaftueshëm se sa shqiptar je dhe se kush je. Turp për ty dhe turp për gjithë sojin e sorollopin tënd (që është si ti). Mos mendo se ngaqë fshihesh me pseudonimin "Profesori" nuk njihet identiteti yt (emri dhe mbiemri i vërtetë). Ti, Bastard i Ndyrë, jo që nuk je biçim profesori por edhe nëse të duket vetja "profesor", je profesori i të KEQES dhe i LIGËSISË më të poshtër që egziston. Turp të kesh o njeri i lig që qënke më i lig se vetë LIGËSIA. Në zakonet e lashta shqiptare, të vjetra sa vetë JETA, shqiptarët (jo shqiptarët si ti o "profesori" Bastard i Ndyrë), në momentet kur në një familje ka DHIMBJE (dhe sidomos dhimbje prindërore), e respektojnë atë me HESHTJE. Shqiptarët (jo të ashtuquajturit shqiptarë si ti o "profesori" Bastard i Ndyrë), e respektojnë me HESHTJE dhimbjen për ndarjen nga jeta të një njeriu edhe kur DHIMBJA (nga vdekja) ndodh në shtëpinë e hasmit. Ti "profesori" Bastard i Ndyrë, nuk HESHTE për dhimbjen e madhe të PRINDIT Rexhep Qose. Ti qënke njeri i pa din e i pa iman. Ti qënke vetë LIGËSIA, POSHTËRSIA, NDYRËSIA. Ti "profesori" Bastard i Ndyrë, tregove veten tënde të vërtetë se kush je, duke vjellë vrerin që ke në tru, në trup, në mish, në kockë, në palcë e ndoshta edhe në fis e në sua. I lutem zotit që pjella jote (nëse ke qënë i zoti të pjellësh) të mos ngjajë më ty. Turp të kesh o shqiptari "profesori" Bastard i Ndyrë që kuptohet shumë qartë që je më antishqiptar se edhe antishqiptari më i poshtër. A nuk mundeshe dot të HESHTJE për dhimbjen e madhe që i është shkaktuar një PRINDi (pavarësisht se si quhet ai prind)? Ti "profesori" Bastard i Ndyrë nuk ka mundësi që të jesh shqiptar (sepse nuk e pranon dot LOGJIKA normale). Pyete mëmën tënde se mbase të thotë ndonjë Të Vërtetë. Bastard i Ndyrë. (I kërkoj ndjesë Nënës tënde dhe secilës NËNË në Botë). Turp të kesh. LIGËSIA, POSHTËRSIA dhe NDYRËSIA nuk duhet të quhen më kështu por me emrin tënd. Mos mendo se ngaqë fshihesh mbas emrave pseudonime që përdor kur vjell vrer në internet nuk të dihet emri i vërtetë, emri që të kanë vendosur kur ke lindur. Je njeriu më i lig, më i poshtër dhe më i ndyrë mbi DHE. Se përse je i tillë, arsyet i di vetë (por jo vetëm) ti. Si nuk ke pak mirësi në shpirtin tënd të pocaqisur? Si mundesh që në një ditë hidhërimi për dikë, ti të vjellësh diarre nga goja jote më e ndyrë se qenefi? Edhe në zakonet, ligjet, kanunet e lashta shqiptare, kur në një familje kishte DHIMBJE e HIDHËRIM (nga vdekja) edhe hasmi ndalej. Nuk merrte hak. Hasmi nuk merrte hak në ditët e zisë. Zia respektohej nga të gjithë. Edhe nga hasmi. Ti, Bastard i Ndyrë, përse volle vrer për Profesorin e nderuar zotin Rexhep Qose sapo dëgjove lajmin për vdekjen e fëmijës së Tij? Nëse ke diçka për të cilën nuk je dakord me Profesor Qosen thuaje hapur, me argumenta dhe me edukatë. Dhe duke e shkruar emrin me të cilin të kanë ndjellë prindërit e tu kur ke qënë kulish. Kuptohet që tani ti nuk je më kulish. Tani ti je i rritur. Unë nuk po them që ti tani je qën. As qën bir qëni. Bastard i Ndyrë. POPULLi jo më kot ka thënë: çdo fis e ka një pis. ............................................................................................................................................ Respekt përherë dhe mirënjohje pa fund për Profesorin e nderuar, akademikun shqiptar me vlera kombëtare, zotin Rexhep Qose. Ngushëllime zoti PROFESOR për humbjen e parakohshme të fëmijës Tuaj. Shqiptarët janë afër Jush në këtë moment hidhërimi të familjes Tuaj. Fort i nderuar Profesor Qose. Na ke këshilluar e na ke mësuar që të jemi përherë të fortë e sidomos në momente të vështira. Ju lutem, më lejoni që të Ju ngushëlloj në këtë moment shumë të hidhur për familjen Tuaj e sidomos për Ju si prind, me fjalët: Bëhu i fortë Bacë. I fortë. Siç ke qënë përherë. Për shqiptarët ke qënë dhe do mbetesh përherë Bacë = Babë. Baba i Kombit. Të duam Baca Rexhep. Ngushëllime dhe Faleminderit. Labëri. 04.08.2025.

                    Përgjigjjuni
                  3. S
                    Shkodrani

                    Eh more Rexhep...e kemi zakon ne shqiptarët me u fut pa radhë me kry punë shpejt...por kur të futet uladi pa radhë me shku tek të shumtit, dhimbja asht pa fjalë, veç e ndin! Zoti e pastë në parriz e Zoti ju forcoftë!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Astrit

                      Ngushellime IDHULLI IM, me e urta mendje e shqiptareve

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pipi

                        Dhimbja do të mbetet përherë në zemrën tuaj, profesor, por pranë jush është gjithë shqiptaria. Mbahuni fort për të mirën e të gjithëve që ju nderojnë e respektojnë.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pullumb Skëndaj

                          Respekt përherë dhe mirënjohje pa fund për Profesorin e nderuar, akademikun shqiptar me vlera kombëtare, zotin Rexhep Qose. Ngushëllime zoti PROFESOR për humbjen e parakohshme të fëmijës Tuaj. Shqiptarët janë afër Jush në këtë moment hidhërimi të familjes Tuaj. Fort i nderuar Profesor Qose. Na ke këshilluar e na ke mësuar që të jemi përherë të fortë e sidomos në momente të vështira. Ju lutem, më lejoni që të Ju ngushëlloj në këtë moment shumë të hidhur për familjen Tuaj e sidomos për Ju si prind, me fjalët: Bëhu i fortë Bacë. I fortë. Siç ke qënë përherë. Për shqiptarët ke qënë dhe do mbetesh përherë Bacë = Babë. Baba i Kombit. Të duam Baca Rexhep. Ngushëllime dhe Faleminderit. Labëri. 05.08.2025.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje