Në qytetin e Bulqizës janë ndezur dritat shumëngjyrëshe të festave të dhjetorit.
Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Bulqiza është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.
Për të festuar fundin e vitit, bashkia e Bulqizës ka organizuar gjatë gjithë këtij muaji koncerte dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët dhe qytetarët.
Kryeministri Edi Rama ndau dje në rrjetet sociale pamje nga sheshi qendror i zbukuruar i Bulqizës ku qindra qytetarë kanë festuar nën tingujt e muzikës
E dekoruar me pemën e Krishtlindjeve dhe dritat shumëngjyrëshe, Bulqiza është gati për të pritur festat e fundvitit.
Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të qytetit, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferë festive në këtë qytet.
Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës, me dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike.
Cdo argetim dhe organizim festiv jashte Tirane, me lumturon!