VIDEO+ FOTO/ Shfaqen në Shtëpinë Muze "Dritëro Agolli" letrat autentike të Dritëroit dhe Sadijes...

5 Shkurt 2025, 09:58Kulturë TEMA
VIDEO+ FOTO/ Shfaqen në Shtëpinë Muze "Dritëro

Kështu flas me vehte, pasi jam vetëm, është vonë e të gjithë po flenë, sikur të kenë lëruar tokën tërë ditë.

Kështu e hap letrën e 30 tetorit 1964 Dritëroi për Sadije Agollin. Sot pikërisht u çel ekspozita e letrave të tyre të dashurisë por jo vetëm.

Në katin e tretë të pallatit me kuba të dizajnuar nga Maks Velo vizitorët e shumtë dhe dashamirësit patën mundësinë të ndiqnin një ekskursion të plotë përmes trashëgimisë shpirtërore dhe materiale të shkrimtarit tonë të madh që u nda nga jeta vetëm 8 vite më parë.

Dritëro Agolli lindi në Devoll për tu bërë një prej udhëheqësve komunistë të Shqipërisë dhe një prej shkrimtarëve të saj më të mëdhenj ndonjëherë.

I cilësuar shpesh si “shqiptari tjetër” në homazh të Ismail Kadare ai ka lënë gjurmë në kujtesën kolektive shqiptare me vepra si “Arka e djallit”, “Dështaku”, dhe veprën e tij kolosale “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të serializuar fillimisht në revistën Hosteni.

Dritëroi ka ushtruar dhe detyrën e deputetit dhe të kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve asokohe.

Ai njihej për humorin dhe miqësinë e tij me shtresat e ulëta shoqërore me të cilët nuk ngurronte të kthente edhe ndonjë gotë konjak. Sadije Agolli nga Shkodra, edhe ajo vetë shkrimtare, ishte një prej mbështetjeve të tij më të forta. Në kujtimet e saj ajo rrëfen për etikën e punës së Dritëroit dhe ndonjëherë xhelozinë e tij për Ismailin i cili, ashtu si Dritëroi, kishte studiuar në Rusi, por ndryshe nga Dritëroi, u bë yll europian.

Megjithatë, Dritëro Agolli mbetet një prej shkrimtarëve ballkanas më të mëdhenj. Le ta kujtojmë Dritëroin për dashurinë e tij me Sadijen dhe për për poezinë “kur të jesh mërzitur shumë”. Në raft të librave kërkomë… A.K./TemA

11 Komente

  1. t
    tolerance e selektive

    Dritero Agollin, si talent letrar e ndjen qe i kthen ndjenjat e tua ne nje bashkebisede fjalesh te gjetura mire. Si njeri: Thone qe figura e Hrushovit, ne gurin e tij te varrit, qe ish bashkepuntor ne krimet staliniste dhe me vone e denoi ate, eshte gjysem e zeze dhe gjysem e bardhe.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lumi

      Plehra komuniste hargoni leket kot shtepi muze bie ere krimi dhe vrasje per njerz me te talentuar se driteroi gjakatar. E verteta do triumfoje nje dite

                        Lini një Përgjigje