VIDEO/ Pamje nga lumi i Bunës, Rama: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

12 Korrik 2025, 08:48Kulturë TEMA
VIDEO/ Pamje nga lumi i Bunës, Rama: Pas shumë vitesh rrjedh i

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga lumi i Bunës, pas përfundimit me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin pranë zonës së Dajlanit.

Kreu i qeverisë pas këtij aksioni shprehet se pas shumë vitesh tanimë Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet.

“Mirëmëngjes dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë se faza e parë e ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna përfshiu heqjen e rrjetave dhe pinarëve, ndërsa faza e dytë u fokusua në heqjen e pjesëve metalike që kërkonin ndërhyrje më të specializuara.

Lini një Përgjigje