A do të na besoni nëse ju themi që një burrë përhapi lajme të rreme për vdekjen e tij për të parë se sa njerëz do të vinin në funeral për të? Jo, nuk po bëjmë shaka.
Një burrë në Brazil, Baltazar Lemos, u hoq sikur vdiq. Burri 60-vjeçar përdori Facebookun për të shpërndarë thashetheme të rreme për vdekjen e tij. Në fillim, u shpreh se ishte në spital dhe një ditë më pas, njoftoi që kishte vdekur.
Pas kësaj, ai planifikoi ritualet e ceremonisë mortore në një kishëz në Curitiba, Brazil dhe postoi detajet në lidhje me të në Facebook.
Në klip shfaqen ritet e varrimit dhe më pas para të gjithëve shfaqet Lemos. Të gjithë janë të shokuar.
Puna e tij konsiston në organizimin e funeraleve dhe gjatë dy viteve të fundit, kishte marrë pjesë në qindra të tillë. Si pasojë, ishte bërë kurioz për të ditur se cilët njerëz do të vinin për të. Miqtë e tij u indinjuan dhe disa prej tyre thanë se nuk do t’i besonin më kurrë.
Situata duket e frikshme, pak qesharake, por më shumë e frikshme.
Lini një Përgjigje