Kërkon $3 milionë dëmshpërblim: Burri padit gruan sepse ajo e futi në #friendzone

4 Shkurt 2023, 18:11Lifestyle TEMA

Kërkon $3 milionë dëmshpërblim: Burri padit gruan sepse ajo

Jeta na ka mësuar që jo gjithmonë njerëzit do të na i kthejnë mbrapsht interesin që kemi për ta. Kjo është arsyeja pse nuk i padisim ata që na fusin në friend zone– pra na konsiderojnë vetëm miq dhe nuk na shohin si partnerë. Megjithatë, një burrë në Singapor nuk e kupton plotësisht konceptin e refuzimit.

K. Kawshigan ngriti dy padi kundër shoqes së tij Nora Tan, duke pretenduar se ajo i shkaktoi atij "traumë emocionale" pasi refuzoi vazhdimisht përpjekjet e tij për të pasur diçka më shumë.

Ai po kërkon më shumë se $3 milionë dëmshpërblim duke pretenduar se kjo gjë jo vetëm i shkaktoi traumë, por i dëmtoi edhe reputacionin. K. Kawshigan pretendon se dëmshpërblimi është për të mbuluar humbjet në të ardhura dhe investime, si dhe "programe rehabilitimi dhe terapie për të kapërcyer traumën e qëndrueshme", sipas dokumenteve të gjykatës.

Gruaja u takua për herë të parë me Kawshigan në vitin 2016, sipas dokumenteve të gjykatës, dhe problemet filluan në vitin 2020, kur ata kishin qëndrime të ndryshme në lidhje me mënyrën si e shihnin marrëdhëninen e tyre. Ajo e shihte atë thjesht si “mik”, ndërsa ai e konsideronte “shoqen e tij më të mirë”. Ajo kërkoi që ndërveprimet mes tyre të pakësoheshin dhe theksoi nevojën për të vendosur kufij.

Padia e parë u pezullua pasi Nora pranoi të merrte pjesë në seancat e këshillimit me Kawshigan, me shpresën për të rifituar miqësinë, si dhe për ta ndihmuar atë të pajtohej me vendimin e saj për të mos pasur diçka më tepër. Pas një viti e gjysmë, ajo i ndërpreu seancat pasi kuptoi se Kawshigan nuk do të ndryshonte kurrë mendje.

Në padinë e dytë të paraqitur nga ai, shkruhet se për shkak të faktit që gruaja e akuzoi për ngacmime dhe e kishte spinuar te njerëz të tjerë, i dëmtoi reputacionin dhe i shkaktoi traumë, depresion dhe ndikoi në jetën e tij.

Aware, një grup mbrojtës i barazisë gjinore, tha se i vinte keq të dëgjonte një histori të tillë. “Gratë nuk u detyrohen burrave kohën apo vëmendjen e tyre, aq më pak miqësinë, dashurinë dhe aktivitetin seksual,” shkruhet në raport.

“Në një shoqëri që i sheh gratë si ‘më pak se’, shumë burra besojnë se kanë të drejtë për jetën dhe trupin e grave,” tha Aware. “Koncepte të tilla janë pjesë e këtij spektri të të drejtës mashkullore. Ne duhet të çmontojmë maskulinitetin toksik dhe mendësitë patriarkale që mbështesin këtë sjellje.”

Çështja do të shqyrtohet më 9 shkurt.

1 Komente

  1. Y
    Ylli

    Ore kalamajte e Meros nga i gjeni keto gomarlleqe?

    Lini një Përgjigje