Historia tragjike e patreguar e nënës së Meghan Marke

4 Shkurt 2023, 14:00Lifestyle TEMA

Historia  tragjike e patreguar e nënës së Meghan Marke

Doria Ragland jeton në një shtëpi jo shumë larg rezidencës familjare të Princit Harry dhe Meghan Markle në Montecito. Vjehrra e Dukës së Sussex dhe gjyshja e Archie dhe Lillibet trashëgoi shtëpinë nga babai i saj kur ai ndërroi jetë. Rezidenca e 66-vjeçares është në Los Angeles dhe në zonën View Park-Windsor Hills. Është një shtëpi që me siguri do t’i kujtojë të atin, të cilin pakkush e di se si u nda nga jeta.

Historia tragjike e vjehrrës së Princit Harry, Doria Ragland, lidhet me shtëpinë ku ajo jeton

Babai i saj vdiq në oborrin e shtëpisë në vitin 2011, kur zinxhiri i qenit të tij iu mbështoll rreth këmbëve, duke e bërë atë të rrëzohej dhe të godiste kokën për vdekje. Megan ishte informuar për aksidentin tragjik ndërsa ishte në Toronto dhe në xhirimet e “Suits”.

Ndonëse nuk janë publikuar asnjë foto nga ambienti i brendshëm i shtëpisë, mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar si “të përulur”, ka një çati me tjegulla dhe dy palma të mëdha e zbukurojnë nga jashtë. Mund të duket shumë e thjeshtë në pamje të parë, por sipas informacioneve bëhet fjalë për një pronë, vlera e së cilës arrin gati 800 mijë euro. Rezidenca ka dy dhoma gjumi dhe dy tualete ku Doria gëzon privatësinë e saj./abcnews.al

2 Komente

  1. A
    Anna

    Çfare informacioni idiot.Kujt i hyn ne pune ky informacion,dhe çfare ka ndonje gje te jashtzakonshme ky informacion?

    1. U
      Ulqinaku me breke ne kembe.

      Anna,jam dakort plotesisht dakort me ty,ne spo na plas trapi per kete megan jo ma me ndegju dhe per po...et dhe te se emes.

    Lini një Përgjigje