Kush është “Njeriu i Akullit” që mëson njerëzit si të durojnë temperatura ekstreme

3 Shkurt 2023, 22:25Lifestyle TEMA

Kush është “Njeriu i Akullit” që mëson

“Ti je më i fortë nga sa mendon.” Kjo është motoja e holandezit Wim Hoff, i njohur ndryshe si Njeriu i Akullit.

Ai ka prezantuar një numër të madh personash të famshëm ose qytetarë të thjeshtë me metodën me anë të së cilës ai thotë se mund të kontrollojë sistemin imunitar dhe nervor.

Metoda e tij mund të mos jetë e provuar shkencërisht, por shumë personazhe të famshme, duke përfshirë Tom Cruise , Jim Carrey, David Beckham, Oprah Winfrey dhe Gwyneth Paltroë e ndjekin me fanatizëm, ndërsa jeta e tij do të shndërrohet në një film me protagonist Joseph Fiennes.

Iceman tregon se ka mësuar të kontrollojë frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe qarkullimin e gjakut,  dhe në këtë mënyrë arrin të përballojë temperaturat ekstreme.

“Nuk i druhem vdekjes, druhem vetëm nga mos bërja e një jete të plotë,” është një tjetër nga motot e tij.

Wim Hoff i ka siguruar vetes një vend në Librin e Rekordeve Guinness pasi qëndroi në një rezervuar akulli për më shumë se 112 minuta.

Kjo nuk është e vetmja arritje e tij. Në të kaluarën ai është ngjitur në malin Kilimanjaro me pantallona të shkurtra, ka vrapuar një gjysmë maratonë zbathur mbi Rrethin Arktik, ka notuar 66 metra nën akull dhe ka vrapuar në shkretëtirën Namib pa pirë asgjë.

Lini një Përgjigje