Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

11 Gusht 2025, 10:57Lifestyle TEMA
Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë të ditur se janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Shkabaj, Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, 09.08.2025 – 01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (m/k), pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën, mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.”

Ndërkohë, vetë këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke theksuar se është mirë me shëndet dhe ka kërkuar të mos ekzagjerohet rasti. Ai tha se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një “keqkuptimi me dasmorët”.

2 Komente

  1. M
    Munika

    Ju lumte dora. Vetem druri mund ti permbaje keto kafshe.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Treni

      Shqiptarë hesapi me pak fjalë, ahkon për gëzim, përfundon në spital...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje