Fotot e supermodeles së dikurshme, Kate Moss me një cigare në dorë kanë shënuar periudhën e “artë” të saj, në dekadat e mëparshme.
Kamera e paparacëve tashmë ka kapur 49-vjeçaren teksa pinte një cigare jashtë një restoranti të njohur në Mbretërinë e Bashkuar.
Vetë ajo shfaqet mjaft e pikëlluar në fytyrë, pa grim dhe imazhi i saj nuk kujton asgjë nga modelja që ka qenë në vitet ’90.
“Një vit më parë, në prezantimin e një marke Wellness, ajo u mburr me një program të ri shëndetësor, duke thënë se kur fillova të kujdesesha për veten, gjërat filluan të ndryshojnë”, thuhet në të njëjtin publikim.
Lini një Përgjigje