FOTO: Georgina lë pas thashethemet, shfaqet mahnitëse në festivalin e Kanës

26 Maj 2023, 18:29Lifestyle TEMA

FOTO: Georgina lë pas thashethemet, shfaqet mahnitëse në

Georgina Rodriguez bëri një shfaqje të guximshme teksa po largohej nga Hotel Martinez në Francë gjatë Festivalit të 76-të vjetor të Filmit në Kanë, të enjten (25 maj).

E dashura e Cristiano Ronaldos, 29 vjeçe, dukej hyjnore me një fustan të shkurtër ngjyrë vjollce, me çarje deri në kofshë.

Influencerja u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo, ndërsa ajo nxirrte në pah format e saj të tonifikuara në fustanin elegant.

Bukuroshja argjentinase kombinoi dukjen me një palë taka me majë ngjyrë rozë të ndezur.

Ajo mbante gjërat e saj në një çantë dore gjithashtu rozë dhe përfundoi ‘look’-un me një palë vathë me diamant dhe aksesor të tjerë.

 

Lini një Përgjigje