FOTO: Rita Ora përgatitet për verën, tregon fizikun e tonifikuar

26 Maj 2023, 16:24Lifestyle TEMA

FOTO: Rita Ora përgatitet për verën, tregon fizikun e tonifikuar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka dëshmuar tashmë se është shumë e përkushtuar ndaj palestrës.

Krijuesja e hitit “Anywhere” vazhdon t’ua bëjë me dije fansave thuajse çdo ditë se sa të rëndësishme janë ushtrimet dhe sa shumë duhet përkujdesje për fizikun.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 16 milionë njerëz vetëm në Instagram, ka hedhur sërish disa imazhe e video duke u stërvitur.

Ajo e ka marrë prej kohësh me shumë seriozitet dhe se tashmë shquhet për format atraktive trupore.

“Mos i anashkaloni asnjëherë ushtrimet për këmbë, thanë ata”, ka qenë mbishkrimi që ia ka vënë postimit.

 

Lini një Përgjigje