FOTO: Magjia e dëborës në zemrën e Alpeve Shqiptare

3 Shkurt 2023, 13:39Turizëm TEMA

FOTO: Magjia e dëborës në zemrën e Alpeve Shqiptare

Korabi, një nga malet më të larta të Europës Juglindore, i cilësuar edhe si zemra e Alpeve Shqiptare është mbuluar nga dëbora.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga ky mal, ndërsa theksoi se “harmonia e ngjyrave të natyrës përzihen kaq bukur mes “9 maleve të Dibrës” ku vargmali i Korabit ofron pamjen më unike gjatë gjithë dimrit”.

Dibra, një nga destinacionet turistike më të bukura të Shqipërisë, vazhdon të joshë turistë vendas dhe kryesisht të huaj në të gjitha stinët.

Në majë të Korabit, atje ku lartësitë kapin qiellin dhe malet qasen me retë, vitet e fundit grupe me alpinistë ngjiten për të shijuar kënaqësinë që të fal ky mal.

Vargmali i Korabit shtrihet mbi 40 kilometra në drejtimin veri-jug midis pjesës së poshtme të Drinit të Zi dhe degës së saj kontribuese Radika.

 

2 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Korabi nuk hyn në Alpet shqiptare dhe nuk është zemra e tyre................ Zemra e Alpeve është Jezerca me 2694 m. Ndërsa Korabi është mali më i lartë në Shqipëri apo Maqedoni me 2764 m....

    1. B
      Bato

      Cfare eshte mbi lumin Drin hyjne te alpet shqiptare. Niveli i njohurive gjeografike te ministres qenka mjeran!

      Lini një Përgjigje