Historia e Archie-t që pësoi vdekje klinike. Prindërit fajësojnë TikTok-un

4 Gusht 2022, 18:41Lifestyle TEMA

Historia e Archie-t që pësoi vdekje klinike. Prindërit

Rasti i 12-vjeçarit Archie Battersbee ka tronditur Amerikën. Djali ka pësuar vdekje klinike. Çfarë ka ndodhur?

Sipas asaj që tregon nëna e tij, Archie mund të ketë qenë duke provuar të ashtuquajturën sfidë 'errësire' pak para se të gjendej pa ndjenja. Kjo mani jashtëzakonisht e rrezikshme në internet i inkurajon përdoruesit të mbytin veten derisa të arrijnë në pikën e humbjes së vetëdijes. Kur nëna e Archie-t e gjeti përtokë, ai kishte një kordon të mbështjellë rreth qafës së tij.

TikTok thotë se ky nuk ka qenë kurrë një trend në platformën e tij dhe është distancuar.

Këtë javë, prindërit e Archie humbën përpjekjen e tyre në Gjykatën e Lartë për të ndaluar mjekët t`i hiqnin pajisjet që e mbajnë në jetë. Dje, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) refuzoi kërkesën për të shtyrë më tej trajtimin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Londër, në muajin Prill.

Rasti i Archie nuk është një rast i izoluar. Muajin e kaluar, një padi u ngrit kundër TikTok nga familjet e dy vajzave të vogla pasi u mbytën nga një sfidë TikTok-u.

Sfida e prizës dhe monedhës, sfida e kripës me akull (që çon në djegie të gradës së dytë), sfida e arrëmyshkut, janë vetëm disa nga ato që kanë shkaktuar vdekje tek fëmijët që i kanë provuar.

1 Komente

  1. E
    Era

    Tik toku,po lajthit plakat jo më kalamajt.

    Lini një Përgjigje