Incident gjatë xhirimeve në kroaci, aktorja e famshme përfundon në spital

20 Shtator 2022, 12:31Lifestyle TEMA

Incident gjatë xhirimeve në kroaci, aktorja e famshme përfundon

Kate Winslet është dërguar në spital pasi u plagos gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri ‘Lee’ në Kroaci. Aktorja hollivudiane, e cila do të interpretojë fotoreporteren amerikane Lee Miller, raportohet se ka lënduar këmbën. Fotot e publikuara nga mediat vendase tregojnë aktoren duke mbërritur në një spital në Dubrovnik.

Pas vizitës, mjekët vendosën se ajo nuk kishte nevojë për shtrimin në spital. Përfaqësuesi i saj tha për Daily Mail se ajo rrëshqiti dhe u dërgua në spital si masë paraprake. “Ajo është mirë dhe do të vazhdojë xhirimet siç ishte planifikuar këtë javë.”, ka thënë përfaqësuesi i aktores.

Incident gjatë xhirimeve në kroaci, aktorja e famshme përfundon

2 Komente

  1. A
    Anri

    ahahahahahahah...o zot cfare injorance gazetareske..

    1. O
      Oh Kate W

      Love You ...

      Lini një Përgjigje