Duka i Sussex ka deklaruar se “do të donte shumë një pajtim” me Familjen Mbretërore britanike, në një intervistë emocionale në të cilën tha se ishte “i shkatërruar” që humbi një sfidë ligjore mbi sigurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Në intervistën për BBC-në ai zbuloi se babai i tij, Charles, nuk i ka folur prej muajsh, teksa ka shtuar se është i shqetësuar sepse nuk e di se sa kohë i ka mbetur për të jetuar mbretit, i cili iu nënshtrua një operacioni kanceri një vit më parë. Princi 40-vjeçar dha një intervistë për BBC- në
Intervista nga vila luksoze në Montecito të Kalifornisë e princit 40-vjeçar, vjen në ditën kur Gjykata e Apelit në Londër i hoqi atij dhe familjes së tij të drejtën për mbrojtje nga policia kur vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar.
"Kishte kaq shumë mosmarrëveshje midis meje dhe disa anëtarëve të familjes sime, por tani i kam falur ato. Disa nga anëtarët e familjes sime nuk do të më falin kurrë që shkrova një libër", vazhdoi ai, duke iu referuar autobiografisë së tij Spare.
Ai tha se ishte izoluar nga babai i tij, Mbreti Charles III: "Ai nuk më flet për shkak të kësaj çështjeje sigurie", tha ai.
Gjykata e Apelit në Londër konfirmoi se nuk do të ketë asnjë eskortë për "rebelin" Harry dhe as për familjen e tij, duke rrëzuar apelimin e paraqitur nga princi kundër vendimit të marrë në atë kohë nga Ministria e Brendshme Britanike për të revokuar të drejtën automatike për mbrojtje policore për të dhe familjen e tij gjatë vizitave në Mbretërinë e Bashkuar. Vendimi u justifikua me faktin se Harry kishte hequr dorë nga roli i tij aktiv si anëtar i lartë i Shtëpisë së Ëindsor.
Avokatët e djalit të dytë të Mbretit Charles III dhe të ndjerës Lady Diana Spencer kishin ngritur çështjen e diskriminimit të mundshëm krahasuar me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Por tani intervista e Harry-t për BBC-në duket se rihap një shkëndijë shprese për zgjidhjen e përçarjes dhe "fluturimin" e tij drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 2020.
Duka i Sussex kishte argumentuar se grupi i sigurisë ishte një "çështje parimore. Mbretëria e Bashkuar mbetet shtëpia ime dhe është thelbësore për trashëgiminë e fëmijëve të mi; por nuk është e mundur ta vizitosh atë pa masa të caktuara mbrojtëse". Princi 40-vjeçar ka qenë gjithmonë i shqetësuar për sigurinë : në autobiografinë e tij, Spare tha se kishte marrë kërcënime nga grupe terroriste si Al Kaeda, të cilat e fajësonin atë për luftën në Afganistan. Ai zbuloi gjithashtu se ishte traumatizuar si fëmijë kur turma fotografësh ndoqën nënën e tij, Lady Diana, deri në epilogun tragjik të tunelit Alma në Paris, kur nëna e tij humbi jetën ndërsa ndiqej nga paparacët.
Ky me ate qe ka per grua e kane delendisur familjen e tyre Bravo mbreteria ti mbaje sa me larg qe te dy !
Keshtu eshte gjithmone edhe ne Famimilie te thjeshta kure ndegjon zerin e pjsheshkes ! Prinderit ne pergjethsi asnjehre nuk ja duhan te keqen femijve te tyre .. Ketij i mora koka here nga ajo zususka qe ja beri trute llalle dhe polli shpejte e shpejte dy Femije....tani ajo ja mori doren dhe hedhe valle me kete tipin qe kerkon ndjese Prinderve..
Keshtu eshte gjithmone edhe ne Famimilie te thjeshta kure ndegjon zerin e pjsheshkes ! Prinderit ne pergjethsi asnjehre nuk ja duhan te keqen femijve te tyre .. Ketij i mora koka here nga ajo zususka qe ja beri trute llalle dhe polli shpejte e shpejte dy Femije....tani ajo ja mori doren dhe hedhe valle me kete tipin qe kerkon ndjese Prinderve..
Debil, ti shkruajte libër për familjen tënde me fyerje për ta. A je gjë mangët nga trutë që kërkon tani tu flasësh atyre??? I pacipë!!
E omel osht por… te rrofte kurva qe te degdisi kshu…
Kërko mbrojtje nga kurva që ke
Bravo e madhe nje debil ose me mire nje koqe kandarit qe shan familjen e vete per nje ,,,,,,,,,,,,,,, e dini vet cfare kerkon jo me i hjek mbrojtjen e me i fol por cdo cent qe ka marr nga familje mbretnore duhet konfiskue
ik puno o gomar ik ,se sju ka thene njeri puna e mbare ne jete .......