Kompania koreane dhuron 70 mijë dollarë për çdo punonjës që bëhet me fëmijë

8 Shkurt 2024, 11:48Lifestyle TEMA

Kompania koreane dhuron 70 mijë dollarë për çdo

Një kompani koreanojugore do t’i japë 74 mijë dollarë punonjësve të saj sa herë bëhen me fëmijë. Kompania nga Seuli ka vendosur që të shpërndajë 7.25 milionë dollarë për prindërit e 70 foshnjave të cilët kanë lundur përgjatë vitit 2021 e në vijim.

Një zëdhënës i “Booyoung” tha se ky kompensim monetar është i dedikuar si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

Sipas saj që raporton CNN punonjësve që kanë 3 fëmijë do tu jepen 225 mijë dollarë.

“Booyoung” është një kompani e themeluar në vitin 1983 dhe që atëherë ka ndërtuar më shumë se 270,000 njësi banimi.

Kompani të tjera private të Koresë së Jugut, si dhe vetë qeveria, ofrojnë stimuj financiarë për të inkurajuar njerëzit që të kenë më shumë fëmijë. Megjithatë, rritja e “Booyoung” është më e madhja deri më tani.

Stimuj të ngjashëm ekzistojnë edhe në Kinë, ku popullsia është në rënie për dy vite me radhë.

Lini një Përgjigje