Multimilioneri britanik tregon disa mënyra se si mund të jetoni ‘falas’

4 Gusht 2022, 20:40Lifestyle TEMA

Multimilioneri britanik tregon disa mënyra se si mund të jetoni

Multimilioneri dhe konsulenti imobiliar, Samuel Leeds, ka treguar disa mënyra për ‘The Entrepreneur’ – se si dikush që sapo ka dalë në jetë, mund të jetojë diku praktikisht pa para.

“Nëse sapo keni nisur një karrierë dhe nuk ju shqetëson ideja e të jetuarit me të tjerë, ju gjendet mundësia për të jetuar pa qira,” – thotë Leeds.

Leeds e quan këtë koncept house hacking apo hakerim i shtëpive.

Ideja sipas tij është e thjesht: nëse mund të blesh apo të marrësh me qira një ambient me më shumë dhoma nga sa të nevojiten, atëherë mund t’i japësh me qira ato dhe të plotësosh qiranë tënde ose kredinë e shtëpisë.

Leeds është një investitor multimilioner i pasurive të patundshme dhe ai tregon se e di mjaft mirë ç’do të thotë të jesh në hapat e para të karrierës dhe të mundohesh t’i mbash kostot e ulëta ndërkohë që investon në një arkë kursimesh.

Edhe pse hakerimi i shtëpive mund të mos jetë për këdo, të paktën është një mënyrë e mirë për të kursyer para për shumë profesionistë të rinj.

1 – Shtëpia me qira  

Le të supozojmë që ju jeni në pozitën ku doni të kurseni para nga qiraja juaj. Në shumicën e rasteve ajo që bëni është kjo: ju kërkoni për një ambient me qira në një shtëpi ku jetojnë edhe banorë të tjerë, e cila ndodhet në një lagje jo shumë elitare në mënyrë që të mos paguani një çmim të lartë.

Po sikur të mund të jetonit në një nga lagjet më të mira të qytetit dhe mbi të gjitha të mos paguanit qira?

Sipas Leeds, kjo është e mundur.

Si fillim, duhet të gjeni një apartament në një pjesë të preferuar të qytetit ku çmimi i qirasë për një dhomë është i lartë. Le të marrim shembullin ku ju merrni me qira një apartament 3+1 apo 3-dhoma-e-kuzhinë.

Së pari duhet të negocioni me pronarin dhe të arrini në një marrëveshje që ai t’ju lejojë t’i lëshoni 2 prej dhomave me qira. Kjo nuk do të jetë gjëja më e thjesht, ndaj është e rëndësishme t’i provoni atij që ju do të jeni një qiramarrës ekselent dhe sigurisht një profesionist i punësuar.

Nëse arrini ta bëni këtë, hapi tjetër është të nxirrni njoftimin për 2 dhomat e mbetura.

Nëse lagjia që ju keni zgjedhur është e mirë dhe e lakmuar, ju do të keni mundësi t’i vini një çmim dhomave të mbetura, i cili mund t’ju mbulojë në mos të gjithë qiranë, të paktën një pjesë të mirë të saj.

Me siguri nuk do të keni të lehtë të gjeni menjëherë një pronar që do t’ju lejojë ta bëni këtë, ndaj duhet t’i vazhdoni kërkimet deri sa t’ia dilni.

2 – Blerja e pronës

Ju mund të blini një pronë rezidenciale në Shqipëri, ku banka ju paguan një pjesë të mirë të hipotekës. Nëse jeni i punësuar, problemi nuk është të merrni kredinë, por të gjeni një mënyrë për të shlyer pagesat çdo muaj.

Nëse doni t’i minimizoni kostot tuaja, madje edhe deri në zero, gjëja që ju sugjeron eksperti britanik është kjo.

Le të themi që ju do të blini një shtëpi me 3 dhoma, ku dhomat janë të mëdha dhe ju keni mundësinë që dhomën e pritjes ta shndërroni në dhomën tuaj personale. Në këtë mënyrë, ju mund të lëshoni 3 dhomat e tjera me qira dhe të mbani njërën për vete. Nëse e bëni këtë ashtu siç duhet, do të keni mundësi të paguani hipotekën tuaj pa problem.

Kjo do të thotë se ju do të keni mundësinë të jetoni praktikisht pa qira në pronën tuaj!

Për ta bërë këtë, do t’ju duhet të bëni një studim të hollësishëm të tregut tuaj pasi kjo nuk është e mundur në çdo lloj prone.

Ju duhet të gjeni zona ku kërkesa për dhoma me qira është e lartë, dhe ku çmimi i shtëpive është i ulët në raport me qiranë.

Sfidat dhe rreziqet

Sigurisht e gjithë kjo vjen me rreziqet dhe sfidat e veta të cilat duhet t’i konsideroni.

Së pari, do të jeni të përgjegjshëm për të gjetur qiramarrësit. Nëse ata nuk sillen siç duhet, gabimet e tyre do të bëhen përgjegjësia juaj.

Gjithashtu, do të duhet të merrni parasysh periudhat pa aktivitet ku dhomat tuaja mund të qëndrojnë bosh. Për këtë arsyeje, ju duhet të vendosni disa para mënjanë për periudhat e paparashikuara ku do t’ju duhet t’i bëni vetë pagesat.

Kredia vjen me shumë përgjegjësi, ndaj nuk këshillohet ta ndërmerrni si hap pa u konsultuar me disa ekspertë financiarë. Ajo do të jetë e bazuar në rrogën tuaj dhe ju duhet t’i bëni mirë llogaritë tuaja dhe në fund, nëse ky nuk është opsioni i duhur për ju, është më mirë të mbeteni tek opsioni i qirasë.

Samuel Leeds është themeluesi i Property Investors – njërës nga shkollat më të mëdha imobiliare të Mbretërisë së Bashkuar. Ai ka shitur mbi 300 prona, përfshi një kështjellë me 20 dhoma, dhe mbi 1,000 vite histori. Samuel dhe e shoqja, Amanda, gjithashtu drejtojnë Fondacionin Samuel Leeds.

1 Komente

  1. Ça idioti ky!

    Mirë që nuk ka thënë lini dhe gruan me qira, që të keni para për të bredhur me dashnore!!

    Lini një Përgjigje