Nënë në moshën 68-vjeçare, politikanët spanjollë sulmojnë aktoren e njohur

30 Mars 2023, 21:40Lifestyle TEMA

Nënë në moshën 68-vjeçare, politikanët

Aktorja Ana Obregon është vënë në qendër të kritikave pasi zbuloi se është bërë me një vajzë me anë të një nëne surrogate. Obregon e cila është 68 vjeçe ka humbur djalin e saj të vetëm tre vite më parë. Ai ishte 27 vjeç kur u nda nga jeta prej kancerit.

Pas humbjes së djalit aktorja është përballur edhe me dy humbje të mëdha, të dy prindërit e saj u ndan nga jeta pak kohë larg njëri-tjetrit. Obregon u fotografua për revistën Hola me një foshnje të porsalindur në krahë, ajo ka komentuar më vonë në instagram në kopertinën e revistës, duke shkruar:
“Një dritë plot dashuri ndriçoi errësirën time. Nuk do të jem më kurrë vetëm. Jam përsëri gjalllë!”

Shkrimi dhe veprimi i saj ndezën një debat në mediat sociale spanjolle dhe ministrat në qeverinë e majtë të Spanjës u zemëruan me këtë veprim.

Ministrja e Arsimit Pilar Alegría e quajti “danteske” imazhin e Obregon-it duke dalë nga spitali, duke iu referuar rrugëtimit të shkrimtarit italian nëpër ferr.

“Kjo nuk është surrogaci, kjo është të marrësh me qira një mitër, e cila, siç e dimë, është një praktikë e paligjshme në Spanjë”,-shtoi Pilar Alegiar.

Ministrja e Barazisë Irene Montero tha se masa ishte “një formë e dhunës ndaj grave” dhe shtoi se kishte një “paragjykim të qartë të varfërisë” ndaj grave që bëhen nëna zëvendësuese sepse u duheshin paratë.

“Trupat e grave nuk duhet të blihen dhe as të merren me qira për të kënaqur dëshirat e askujt”,-deklaroi ministri i Presidencës Felix Bolanos.

Ndërsa Cuca Gamarra, numri dy në Partinë Popullore konservatore tregoi kujdes, duke thënë se tema duhej të trajtohej përmes “debateve të thella dhe të qeta, sepse ajo prek shumë çështje morale, etike dhe fetare”.

Lini një Përgjigje