100 vjet marrëdhënie Shqipëri-SHBA, Yuri Kim: Nder i veçantë t’i shërbej vendit tim këtu

4 Dhjetor 2022, 10:30Politika TEMA

100 vjet marrëdhënie Shqipëri-SHBA, Yuri Kim: Nder i

Si sot, më 4 dhjetor 1922 i dërguari i parë i SHBA në Shqipëri, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letrat e tij kredenciale qeverisë së Shqipërisë në Tiranë.

Në këtë datë të shënuar një mesazh ka ardhur nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila shprehet se, 100 vite më pas, ne shënojmë këtë rast të veçantë në historinë e hershme të miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Si sot, më 4 dhjetor 1922, i dërguari i parë i SHBA në Shqipëri, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letrat e tij kredenciale qeverisë së Shqipërisë në Tiranë. Grant-Smith u emërua në këtë detyrë në shtator të vitit 1922 nga Presidenti Ëarren G. Harding dhe shërbeu në Shqipëri deri në vitin 1925.

100 vite më pas, ne shënojmë këtë rast të veçantë në historinë e hershme të miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA. Si Ambasadorja aktuale e SHBA në Shqipëri, kam nderin të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara gjatë këtij 100-vjetori.

Është gjithashtu e rëndësishme të njohim dhe kujtojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë partneritet, amerikanë dhe shqiptarë, si dhe të gjithë ata që ishin aty në fillim, si zoti Grant-Smith.

Është një nder i veçantë t’i shërbej vendit tim në Shqipëri dhe të takoj kaq shumë shqiptarë të mrekullueshëm që punojnë për të forcuar lidhjen mes vendeve tona. Faleminderit. Edhe një qind!” – Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

7 Komente

  1. P
    Poseidon

    ORE PSE E LEN AMERIKA AKOMA KETE APO PER INAT TE SALIHUT ?........,..PO KJO SIKUR U ZEVENDESUA???

    1. P
      Poseidon

      ORE PSE E LEN AMERIKA AKOMA KETE APO PER INAT TE SALIHUT ?........,..PO KJO SIKUR U ZEVENDESUA???

      1. P
        Poseidon

        ORE PSE E LEN AMERIKA AKOMA KETE APO PER INAT TE SALIHUT ?........,..PO KJO SIKUR U ZEVENDESUA???

        1. P
          Poseidon

          ORE PSE E LEN AMERIKA AKOMA KETE APO PER INAT TE SALIHUT ?........,..PO KJO SIKUR U ZEVENDESUA???

          1. P
            Poseidon

            ORE PSE E LEN AMERIKA AKOMA KETE APO PER INAT TE SALIHUT ?........,..PO KJO SIKUR U ZEVENDESUA???

            1. S
              Si Trendafil eshte ,s'ke ci thua (!)

              Pambvaresushte se shpesh her Politika qe ndjek vs Drejtesise e Politikes ne Shqiperi ,nuk eshte aq e sinqerte dhe frutdhenese si edhe shpesh deklarohet medieve ,pjes e Diplomacise se nji Ambasadoreje , jo ajo si ne shqiptaret do deshironim qe te ndodhte me Drejtesine e Politiken ne vendin ton , poooooooor Amb. Kim eshte vertet nji fytyre mjaft e bukur .E denj per nji fytyre Hollivudiane . Nga Shba-te ne si shqiptare nga qe e duam dhe shikojme gjithmon nga ajo ,si shpresa e vetme ,shpesh her Naiv pretendojme shume ,pa par qerte ne ate qe eshte ne te vertete Shba

              1. R
                Rrespekt e dashuri per znj. Yuri Kim.

                Mirdita të gjithve. Mirdita znj.Yuri Kim. Jam një shqiptar që jetoj në Shqiperi, dhe unë e familja ime, jemi patriot dhe krenar që jemi Shqiptar, por gjithashtu, ndihemi edhe Amerikan në zemër. Ju vetë personalisht znj. ambasadore, me sjelljen tuaj, keni bërë që populli Shqiptar ju ka adoptuar dhe ju konsideron si vajzen e vet. Ju jeni një sorkadhe e bukur Shqiptare, që nuk keni patur, nuk keni frikë dhe nuk nuk jua keni kthyer shpindën dhe mbyllur sytë nga frika çakenjve dhe hijenava Shqiptare, që formojnë kollonen e 5-të të hajdutëve, trafikantëve, kriminelve, të korruptuarve dhe tradhetarve në mesin e kombit Shqiptar, të dirigjuar nga tradhetari i kombit dhe agjenti i Serbisë, Sali Berisha. Tê gjithë Shqiptarët kodo që jetojnë, te ndershem, punëtorë, të pasur apo të varfer, ndihen krenarë me ju znj.Yuri Kim, dhe ndihen në siguri nga kujdesi që bën për kombin Shqiptar, motra e madhe e Shqipëtarve, AMERIKA E MADHE, që zoti e ruajtë dhe e bekoftë edhe më shumë. RROFTË 100 VJETORI I VLLAZERISË Amerikano- Shqiptare. Dashtë zoti, që kjo vllazeri të zgjatet edhe 1000 vjet të tjera. Në litar tradhetarët e kombit.

                Lini një Përgjigje

                Blog Tema