Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se iniciativa e PS-së sa i takon 21 janarit është e padobishme.
Lleshaj argumentoi se SPAK duhet të ketë një logjikë paksa më të pastër sa i takon kësaj çështjeje, pasi nuk duhet menduar kush “shkeli këmbëzën” por kush dha urdhërin, e logjika sipas tij është mjaft e thjeshtë, urdhri u dha nga lart.
“Më duket e padobishme, për arsye se kallëzime të tilla dëmtojnë thelbin e çështjes. Thelbi nuk është se cili është ushtari që shkeli këmbëzën, kjo është irrelevante.
Ky koncepti brenda dhe jashtë vijës së kuqe, që janë tërësisht sovjetike, bolshevike, duhet të sqarohet 21 janari. Sepse nëse e denocojmë këtë, legjitimojmë këtë tjetrën.
(...) Ata kanë vepruar me urdhër, është shumë e thjeshtë.”- tha Lleshaj në Report Tv.
Pyetje: Pse se kupton SPAK-u këtë?
Lleshaj: Nuk ka nevojë të kesh audiopërgjim, fakti është që është hapur zjarr me urdhër të atyre jashtë. Ky është një model elementar arsyetimi.
Sipas Lleshaj, qasja e Shqipërisë ndaj SHBA-ve është paradoksale, por jo nga fakti se politika është e prirur të ketë gjithnjë një lloj “përuljeje” ndaj kambanave të Uashingtonit, por pasi ndihen inferiorë, pavarësisht kaheve ideologjike.
“E vetmja gjë që shoh në këtë rast është se kryeministri ka denoncuar një krim që e ka ditur. Ka përdorur kanalet në dispozicion për ta denoncuar. Kjo puna jonë me partneritetin me SHBA është një super parodi.
Kjo puna e lobistëve, është trend në Shqipëri dhe shfaq skepticizëm në SHBA. S’jam optimist se do ketë reagim, sepse partitë shqiptare kanë shfaqur një nivel inferioritet të madh, s’ka nevojë të jesh inferior ndaj Amerikës.
Po të shohin që bën foto me ndonjë zyrtar amerikan ekziston mendësia “qenka burrë i mirë”, ndërkohë që ata mund të jenë të mirë, të këqinj por edhe me mëkatar se ne, kjo është një narkozë e shoqërisë sonë.”- tha Lleshaj.
Ne qofte se dhe Ju keni Vile ne Lalez ka vend per paqartesi.
Lleshi lleshaj leshi a si e ke ti o kunderajrors qe dhe ne shkolle u quanin te manget e te lene. O sandrush miushi akoma mundohesh me dhene mend ti o legen e kokrra e legenit. E mbush gojen ti dhje me "sovjetike", ti qe ke qene ushtar qe 14 vjec e i ke kendu sovjetikeve leninit e stalinit enverit e kadriut. A te dhjefhsa mendjen o klysh qe u bere 5 muaj minister e te duket vetja VIP tani. Ik ore letyre se ska kush nevoje per mendte e tua hajvan.
OK S.Lleshaj: 1.Padia e Ministrit