VIDEO/ Berisha thirri në zyrë Ina Ramën, e kërcënoi të mos hetonte Mediun për 'Gërdecin': Hetimi, gjëmë ndaj kombit shqiptar

30 Janar 2023, 18:06Politika TEMA

VIDEO/ Berisha thirri në zyrë Ina Ramën, e kërcënoi

U desh reforma në drejtësi dhe SPAK si produkt i kësaj reforme që pas 15 vitesh të merrej në pyetje djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, të merrej në pyetje për Gërdecin, aferën korruptive të Familjes Berisha me pasojë 26 të vdekur dhe qindra të plagosur. Ndërsa SPAK vijon hetimet përtej ish ministrit Fatmir Mediu, i cili është marrë i pandehur për Gërdecin, Report Tv sjell në vëmendje një deklaratë me zë dhe figurë të Sali Berishës, që konfirmon ndërhyrjen brutale të tij në hetimet e Prokurorisë. Pas shpërthimit të Gërdecit dhe ngritjes së akuzave ndaj Fatmir Mediut, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, ka thirrur në zyrën e tij Ina Ramën, në atë kohë Prokurore e Përgjithshme, duke i bërë presion, për të diktuar veprimet dhe linjat hetimore.

Berisha i ka kërkuar Ina Ramës që hetimet të fokusoheshin vetëm tek ushtarakët dhe jo tek njerëzit politik, siç ishte Fatmir Mediu, i cili siç u zbulua më vonë ishte nën ‘komandën’ e Shkëlzen Berishës. Berisha, siç edhe thotë në këtë deklaratë publike, të bërë në 12 mars 2009, i ka paralajmëruar prokuroren Ina Rama për pasojat që do të kishte për shtrirjen e hetimeve përtej ushtarakëve, pra tek Fatmir Mediu.

“I kam thënë në zyrën time, zonjë: Çdo lloj lehtësire që do të kërkosh, nuk ka asnjë qeveri më të interesuar në botë se sa ne për hetimin. Por t’i thuash tjetrit (Mediut) ti se ke shmangur ushtrinë kur janë 32 dokumente, ti i bën gjëmën një kombi nëse mendon se mund t’u bësh një gjë të tillë. U hetua një vit në atë pistë dhe tani kthehet në fjalët që kishte thënë në fillim. Kur ti u thua shqiptarëve se ky (Fatmir Mediu) ka shmangur ushtrinë, në një kohë kur janë 32 dokumente, secili prej tyre me 4 deri në 7 firma ushtarakësh, ti bën një akt të shëmtuar politik dhe ti shkatërron hetimin”.

Në çdo vend demokratik, është gjykata organi që kontrollon hetimin e prokurorisë dhe mund të rrëzojë dosjen nëse hetimi është politik apo i pabazë. Në asnjë vend normal, nuk mund të perceptohet që kryeministri t’i kërkojë llogari kryeprokurores së pre po hetonte qeverinë e tij. Në rastin konkret, Sali Berisha, duke marrë rolin e gjykatës, thotë vetë se ka paralajmëruar kryeprokuroren Ina Rama për hetim të gabuar, pasi po akuzohej ministri i tij, Fatmir Mediu, i cili kishte lidhje me të birin, Shkëlzen Berisha. Dhe jo vetëm kaq, por sipas Berishës, hetimi i Mediut është një gjëmë për shqiptarët, kur në fakt ishte një gjëmë vetëm për familjen e tij.

Në një tjetër deklaratë, Sali Berisha ka deklaruar se Fatmir Mediu ka zbatuar me përpikmëri vetëm porositë e tij si kryeministër në procesin e ngritjes së fabrikës së vdekjes në Gërdec. Me këtë deklaratë Berisha shfajësonte Mediun, duke veshur me përgjegjësi veten. Dy deklaratat janë një tjetër element shtesë të krijojnë dyshime të forta se Sali Berisha me të birin ishin ‘pronarët’ e Gërdecit, ndërsa ministrat e tij Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi thjeshtë zbatues të ‘planit të biznesit’.(Shqiptarja.com)

15 Komente

  1. t
    titi

    Te kesh dy nje ta bash e nje ta cashe. Dhe me ne fund polli mali nje mi, Lupo dhe Prendi po pastronin aremet ne taracen e K/ministrise dhe ne menyre te pavullnetshme dy plumsa qorre bene rikoshte ne gjethet(halat) e pishave duke perfunduar ne gjoksin e dy demostruesve. Ja kjo eshte drejtesia qe Cjapi i tropojes the Burri i monikes kerjojne akoma.

    1. k
      k

      Shtet i degjeneruar turpërisht.

      1. V
        Vranakonti

        Po te ishte SPAK-u vertet SPAK,do kishte thirur Ina Ramen,Bamir Topin dhe shume deshmitar si ata, sot Sali Berisha do hetohej dhe do ishte ne burg. Ka fakte shume te medha qe implikojn Salin dhe te birin ne nje krim kaq te madh shtetror.Fati Saliut qe, SPAK_u nuk ka aq trimeri.Jane frikacak I vetemi trim sot eshte Sali Berisha,qe, ka bere te mundur t'a vere nen kembet e tija Drejtesine ne pergjithesi. I lumt.

      2. b
        ben

        ky sharlatan malok vucidoli duhej te qe ne burg bashke me kopilin e tij shkelzen bythqirin

        1. L
          Lanabregsi

          Saliu deklaron me mburrje se eshte mbi ligjin,ASPAKU bene sehir,cudira shqiptare. Kushtetuta thot se pushtetet Jan te ndara,kurse shpellari Vicidolit therret ne zyre prokuroren e pergjithshme dhe i dikton se cfare duhet te bej,dhe per kete mburret publikisht te Fejziu i Frangut?!

          1. V
            Vladimir

            Po qe se sot ka nje prokuror te vetem, qe deshiron me te vertet te kryej detyren, mjaftojne fjalet e vet Berishes per ta arrestuar sot si shantazhues ndaj institucioneve, prokurorise dhe hetuesve te nje krimi te rende... i cili faktikisht mbeti i pa hetuar dhe vrasesit reale, te lire.

            1. X
              Xoni

              Kerma qe flet dhe kazani qe e shikon.

              1. N
                Noci

                Dhe ankohet ky rrypi se me ka shpallur non grata Rama.Nje nder akuzat ka qene pengimi i drejtesise nga Berisha.Zonja Rama duhet te thirret ne gjyq per Gerdecin dhe te deponoje

                1. T
                  T

                  Ca pret me shume spaku .

                  1. d
                    drejtesia

                    Ky hale burre e ka vendin vetem ne burg.si tradhetar i Shqiperise Kosoves dhe shqiptareve

                    1. L
                      Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

                      Kete nderhyrje e beri per Gerdecin dhe te njejten gje beri edhe per 21 Janarin... Pra doli mbi ligjin dhe pengoj Prokurorine te bej punen e saj, qe eshte shkelje flagrante e Kushtetutes dhe tejkalim i kompetencave te tija si Kryeminister... Kjo ndodhe vetem ne Albanistan, Afganistan. Ky eshte Talibanisti i Shqiperise, terrorristi qe shkaterroj c'do gje ne Shqiperi, dhe ka guximin te dali e te bej karshillik te gjitheve. Shkelje me flagrante s'ka... S'ka nevoj te gjesh prove dha urdher apo s'dha urdher per te qelluar, e firmosi apo s'e firmosi dekretin per Uzinen e Cmontimit te municioneve. Per kete gje ai duhet te ishte kalbur ne burg pa as me te voglin ngurrim... Por c'ti besh ketij LUGATI, keti KANCERI qe n'a ka ren neve, te gjithe Shqiptarve..., kur nuk ke Prokurori!??? Ah po se harrova do merret A-SPAK-u me shqyrtimin e ketyre ceshtjeve, dhe cdo gje do shkoj per mrekulli. E keni me video more ju PRKUROR PLEHRA, ai i ka then para ekranit me intervistat e pronuncimet qe bente per gjithe te zezat qe i solli ketij vendi/populli, e ju akoma s'keni guximin t'a therrisni te jap llogari... Ptuuuu haram ju qofshin ato Dhi-ploma e poste qe mbani, si s'ju vjen turp qe merrni dhe ato rroga, sikur nuk ju mjafton cvatja qe i keni ber dhe akoma vazhdoni t'i beni popullit te thjesht. LEGENA!

                      1. "
                        "BOHOTINA"

                        Qe eshte idjot une e di qe nga 1962. Po qe te jete kaq larg njerezimit te civilizuar e shoh cdo dite me budallalleqet e tij. Po ku ka te drejte o SPAK te therras kryeministri Prokurorin e Pergjithshem. Pushtetet ju i dini kush jane : Presidence, Kryeministri, Prokurori, Gjykata, Parlamenti dhe Media. Keto punojne te pavarura nga njera tjetra, por punojne ne te mire te shtetit te gjitha. Tere puna e tyre e pavarur konvergon ne nje pike per ecien e shtetit. Ky perbindesh fut hundet aty ku nuk i takon dhe ku nuk ka te drejte as ta therrase Prokurorin e jo me dhe ti jap detyra sesi duhet te veproje dhe ti beje presion edhe punlikisht, sic e dini. Kush thote nuk jam kurve, nuk jam hajdut, nuk jam egoist, kriminel, vrases, perbindesh, hijene, etjera, pikerisht ai eshte i tille. E ky edhte Salihu. Meso o vici i Vicidolit. Ne vitin 1937 Zogi, njeshi i vendit, i nderhyri ne punet e brendshme Prokurorit te Pergjithshem Xhafer Ypi per nje qe kishte marre te pandehur. Zogu i tha denoje, po per hatrin tim mos e fut tek neni 2 qe e denonte fajtorin me 15 vjet, por fute tek neni 1 qe e ka maksimalen 7 vjet. Kaq kerkoi. Prokurori i mbylli telefonin, dha doreheqie dhe te nesermen e diskretitoi Mbretin ne tere organet e shtypit te vendit. Ky Salihu sic duket nuk kopjon dot as kete ngjarje te para 96 vjetve. Mendja e tij drejton me Kanun. Degjove o SPAK.

                        1. p
                          po ishProkurorja do te behet Drejtesi ?

                          nqs Po _ atehere deshmo ! perse ka heshtur deri me sot ishProkurorja simpatike ? nqs nji prokurore e gjykates ka frike te kryej detyen ,atehere te ndroj Profesion jo te tallet me taksapaguesin shqiptare .Kjo eshte sabotim qe i behet Drejtesise nga vet kta ,Prokurore qe shiten sekur jane aty per te ber Drejtesi . Dil mos Zonje e deshmo gjithcka di per Gerdecin sepse te gjithe jane te bindur qe zotrote di gjithcka ,madje edhe per vrasjen qe salih berisha i beri Kosta Teebickes se ishe vet prezent ,apo saper te then . Mir dje heshte ,po sot kur Drejtesia Shqiptare kerkon deshmi ndaj Kryekriminelit salih berisha __________persse nuk Ndihmoni Drejtesine ?

                          1. M
                            Mbeshtetesi...nga prapa

                            Ku Jan ata komentuesit e ktij maloku,taulantit,vlora tropoja,,kaleci,etj qe te mbrojne shpellarin e tyre ketu,,,apo u esht zen goja me mut e skan cfar te thone,

                            1. "
                              "BOHOTINA"

                              Prokurorja Ina, po te kishte nje çike dinjitet, nuk duhet ti shkonte ne zyre. Nuk ka te drejte kryeministri te therras prokuroren sikur e ka vartese. Prokuroria eshte nje nga institucionet e pavarura. Ashtu sic eshte dhe Parlamenti, Gjykatat, Presidenca e deri tek Media. Keto nuk varen nga njera tjetra, por punojne bashkarisht per prosperitetin e shtetit. Kur del nje kaposh mbi te tjeret, sigurisht pa e mbeshtetur kurkund me ligj, atehere behet shtet rrumpalle si ky yni. Prokurori i Pergjithshem Xhafer Ypi ne vitin e larget ne 1937, pra 86 vjet me pare, i mbylli telefonin Njeshit te Shqiperise, Mbretit Ahmet Zogolli, dha doreheqien dhe e diskretitoi te nesermen ne tere organet e shtypit shqiptar. Pse tere kleto veprime? Se Mbreti i kerkoi qe nje qe kishte marre te pandehur organi i Prokurorise, te mos e fuste ne nenin 2 qe e kishte maksimalen e denimit 15 vjet, por ta gjykonte me nenjin NJE qe e kishte denimin maksimal deri ne 7 vjet. Pra denoje i tha, por ndrysho nenet. Ja kaq kerkoi dhe prokurori beri aktin qe u thashe. Çfare beri kjo vecse uli koken e iu neneshtrua me pa te drejte nje talebani. Ajo dhe keta prokuroret e tjere me duket se nuk dine forcen e tyre.

                              Lini një Përgjigje