A frikësohet Sali Berisha nga Salianji në garën pa garë?

29 Prill 2026, 19:10Politika TEMA

A frikësohet Sali Berisha nga Salianji në garën pa garë?

Nga Ylli Pata

Ervin Salianji ka “rastisur” që ditën e dorëzimit të dokumenteve për kandidimin si kryetar i PD-së nuk ndodhet në Shqipëri. Por ka bërë të ditur për mediat se ai do ta dorëzojë kërkesën për kandidim.

E cila sipas të gjitha gjasave nuk do të pranohet, natyrisht me justifikimet e njohura e të gjetura proceduriale. Kur në të vërtetë, refuzimi është politik, madje është një lloj kllape apo morse politike, të cilën si kuptim dhe pasoja e kuptojnë pak, apo ka gjasave që vetëm doktori, si një mjeshtër i vjetër i kësaj loje.

Sali Berishës, në një situatë normale nuk i prishte asnjë punë garimi i Salianjit, Alesia Balliut, apo edhe Evi Kokalarit.

Kjo larushmëri kandidatëh, jo vetëm do të kthehej në lajm, jo vetëm do të bënte zhvillimet në PD interesante, por do të freskonte sadopak apo edhe rinonte çehren e Sali Berishës, si dhe të përditshmen e tij.

Politikisht, Berisha i ha për mëngjes të gjithë garuesit, për energji “marshalla” konkurron jo keq, pasi është i stërvitur dhe stoik në një disiplinë pune. Nëse do të kërkonin mediat, apo do t’ja jepte mendja e vet për të organizuar ndonjë debat me kandidatët në rrjeti sociale, do ta fitonte padyshim. Siç dhe do të fitonte garën në fund me të gjitha gjasave. Madje edhe ata që janë kritikë brenda strukturave të PD-së me doktorin, do të entuziazmoheshin dhe fitonin empati për “zemërgjerësinë” e lexhendës që po e lë garën të lirë. Gjë që normalisht duhet të ishte një standard i palëvizshëm në partitë shqiptaret, por si i thonë fjalës, ishim mirë kur ishim keq.

Duke e ndaluar garën, Berisha humb shumë. Humb imazh për partinë e tij vazhdimisht në rrudhje, por ajo që është më problematikja ndryshe dhe më strukturat apo militantët e PD-së në territor.

Po pse atëherë Sali Berisha nuk e lejon garën? Së pari sepse është një metodë shtampë e tij, të krijuar që në fillim kur mori partinë në 1990, ku ka treguar se drejton me forcë dhe vendosmëri.

Berisha është një model politikani jo elastik, që ka dhënë të kuptojë mënyrën e vet të operimit hapur, për të vendosur vulën. Ky model në fakt i ka bërë fajde, edhe pse në realitet doktori është edhe i negociatave, lojrave ku përdor edhe shkollën e karrotën. Shkolla e vjetër trockiste, kështu quhej në logjikën bolshevike, modeli më i butë i atij burrit me mustaqe, i cili operonte me tjetër nivel.

Ndërkaq, sot, Sali Berisha, edhe sikur të kishte braktisur Trockin e ndjerë dhe metodat e tij, e të bëhej një republikan amerikan me primare e zgjedhje kaotike, nuk lëviste dot.

Dhe në fakt, pikërisht kjo është frika e vërtetë që doktori ka për Ervin Saljanjin, apo ndonjë kandidat tjetër që vjen nga partia.

Faktori potencial politik në PD sot është vetëm Berisha vetë, ndërsa duke u nisur nga nënkryetari Luçiano Boçi, kreu i grupit Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, nuk kanë impakt real. Ata po, mund të kryejnë punët që i lë doktori, ose mundohem t’i kryejnë, por në degët e partisë, strukturat, grupet reale të interesit që vijnë nga territor, ose nuk i përfillin, ose duan t’i gjuajnë me gurë.

Shkrirja e degës së Fierit dhe largimet masive publike të disa aspirantëve për kryetarë dege, tregon pikërisht mllefin ndaj kupolës që ndodhet përkrah Sali Berishës. Mjaft kryetarë degësh, që kanë edhe impakt në territor, edhe pse nuk e pëlqejnë performancën e doktorit në lidhje me suitën e tij, asnjëherë nuk i dalin kundër, kjo jo thjeshte politikisht, por edhe emocionalisht

Ndërsa Salianji e ka treguar me vepra se jo vetëm ka impakt në struktura, por në të gjithë takimet që ka zhvilluar, ka sfiduar edhe Sali Berishën.

Kjo situatë, që është reale; as iluzive dhe virtuale, e ka nxjerrë realisht Berishën jashtë lojës së madhe në PD. Ai operon me fuqinë e tij financiare e mediatike, duke e oerientuar nga lart, me imazhin e influencën e tij që jo vetëm është, pore dhe do të jetë e rëndësishme brenda PD. Por kjo nuk mjafton, pasi ka shkatërruar totalisht bazën e tabanin organizativ, njerëzor të partisë së tij me rrumujën e 2021.

Të gjitha herët e tjera, këtë e ka bërë për kapriço, për të përhapur “terror” tëk të tijtë dhe rivalët se ai nuk pranon dikë ta rivalizojë, pasi në parti nuk ka të dytë. Këtë herë është krejt ndryshe, ngaqë një garë, sido të ishte ajo do ta ndihmonte në imazh. Në fund, në duar ka edhe gurin edhe arrën për ta çuar dhe orientuar aty ku do ai.

Megjithatë, këtë radhë, duket se edhe guri është më i vogël, ndërsa arrën ja ka marrë Ervin Saljanji dhe shokët e tij që kanë kontroll në struktura. Edhe sikur të mos fitojë Salianji, ai mund të rrerzikojë njeriun më të domosdoshëm për Berishën, Flamur Nokën, mund të rrezikojë Edi Palokën. Pa të cilët mekanizmi Berisha, të cilin duhet ta mësosh përmendësh e ta kesh në tru si robot, nuk funksionon. Një rrethim i udhëheqësisë me të rinjtë që do të marrin vota në bazë, do të shtonte ankthin e doktorit, për atë që ai njeh më mirë; kontrollin e pushtetit real, qoftë ai edhe si shantazh apo iluzion.

TemA

 

 

15 Komente

  1. S
    Salianji nuk eshte me i mire se Saliu

    Edhe pse Saliu ka ngordhur tashme, Salianit nuk i lejohet te kandidoje per kryetar sepse eshte i denuar me burg, ka kryer burgun, e tash ka mbetu edhe pa buken e gojes nese nuk e ushqen Grida Duma!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Saliu frikesohet vetem nga nje gje : ".....mos qofte e thene qe Mero Baze te dorezoje dokumentat per kryetar PD....". duke pare angazhimin 24 ore ne 7 dite te javes duke u marre me hallet e PD , Mero eshte kthyer ne idhull te demokrateve.....thuhet se Berisha po i kalon oret e fundit para mbylljes se afatit , me Xanax , por ende nuk ka ndonje konfirmim nese Baze ka vendosur gje.....le te presim !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardani

        Shko ha sufllaqen e belo bythziut

        Përgjigjjuni
    2. M
      Me thone sali berisha mue o budallenj

      Saliu sa te kete mulin,vokshin,zhelalin,kastravecin e llushnjes e cecenet flakhedhsa,nuk e rrun per salianjin ashtu sic nuk e rrun monika

      Përgjigjjuni
      1. p
        pamfleti

        cfare partie demokratike, me mire me thene cfare partie vicidoliane

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati i zhgenjyer

          O Ylli Saliut , jo Salianji ajo cuperlinka Alesia apo Kokpalara me vjen turp ta them po ja hane m . . . e jo vetem keta edhe 100 te tjere . Saliu mundi Amerike megjithse e shpalli NONGRADA familjarisht dhe vetem kaq asgje me shume . A e ke pare qe vetem ne Amerike nuk mund te shkoje po qe nuk ja mban me bytha po kur duhet te shkoje per te nxire Shqiperine deri ne Brazil ka shkuar pa lere Europen . E gjithe fuqia ketij plaku qe i ka breket plot m . .te kundermon era tre km larg , i vjen vetem nga SPAKU e persa kohe te kete Spakun e sidomos ALTIN DUMANIN e KLODIAN BRAHON qe per fatin e keq te Shqiptarve jane shume te rinj kurre nuk ka per ta gjetur gje jo Saliun qe i eshte afruar varrit po tere familjen kriminale BERISHA . Askush mos mendoje se Saliu dorzohet pa u arrestuar se pari DUMANI e BRAHO qe po e mbroje tashi e te gjithe prokuroret e tjere qe i kane pasur ne dore dosjet e krimeve te ketij perbindeshi duke filluar qysh me zgjedhjet 1996 , 97 , 98 , Gerdeci , 21 Janarit e ku numurohen krimet e ketij krimineli gjate ketyre 35 viteve . E vetmja gje qe ben per tu cuditur ne P D ka shume te rinj , po a e shikon qe te gjithe mendojne e kane te njejten gjuhe si te Saliut megjithse te shkolluar jashte , vertet kjo qe me cudit kur nje shurraman plak qe eshte bere si pikpyetje e te qelb era m . . askush nuk ngre zeri fare , a thua qe P D eshte parti ne pushtet .

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati i zhgenjyer

            O Ylli Saliut , jo Salianji ajo cuperlinka Alesia apo Kokpalara me vjen turp ta them po ja hane m . . . e jo vetem keta edhe 100 te tjere . Saliu mundi Amerike megjithse e shpalli NONGRADA familjarisht dhe vetem kaq asgje me shume . A e ke pare qe vetem ne Amerike nuk mund te shkoje po qe nuk ja mban me bytha po kur duhet te shkoje per te nxire Shqiperine deri ne Brazil ka shkuar pa lere Europen . E gjithe fuqia ketij plaku qe i ka breket plot m . .te kundermon era tre km larg , i vjen vetem nga SPAKU e persa kohe te kete Spakun e sidomos ALTIN DUMANIN e KLODIAN BRAHON qe per fatin e keq te Shqiptarve jane shume te rinj kurre nuk ka per ta gjetur gje jo Saliun qe i eshte afruar varrit po tere familjen kriminale BERISHA . Askush mos mendoje se Saliu dorzohet pa u arrestuar se pari DUMANI e BRAHO qe po e mbroje tashi e te gjithe prokuroret e tjere qe i kane pasur ne dore dosjet e krimeve te ketij perbindeshi duke filluar qysh me zgjedhjet 1996 , 97 , 98 , Gerdeci , 21 Janarit e ku numurohen krimet e ketij krimineli gjate ketyre 35 viteve . E vetmja gje qe ben per tu cuditur ne P D ka shume te rinj , po a e shikon qe te gjithe mendojne e kane te njejten gjuhe si te Saliut megjithse te shkolluar jashte , vertet kjo qe me cudit kur nje shurraman plak qe eshte bere si pikpyetje e te qelb era m . . askush nuk ngre zeri fare , a thua qe P D eshte parti ne pushtet .

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cubi

              Un them qe salushi te rrij urte,se gjasat nuk jan te mira ne ate parti fashiste. Mbase ska fatin e keq ,po mir eshte me ja kujtuar,se nuk i dihet.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bufi kenetes

                Aman ,ju lutem . Mund të më thoje njeri ku vajti bufi i fushatës. Mos e lini të shtegetoje aman,duhet parë herë pas herë për kujtesë.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arjanit

                  Ylli. Shume shepejt do ta merrni vesh perse Saliu nuk lejon gare. Ai nuk ka hallin e vet, por te atij qe do ti lere trashegim partin. Ai ka frik se trashegimtari i tij mund te mos i fitoj zgjedhjet. Mbas nbylljes se aplikimeve per kryetar Saliu do te jap derheqjen qe te fitoj trashegimtari.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bake

                    Po ky pyet Sali Karaxhici per nje hajvan Lozhani, nje Babale shpifes ordiner...... Ka pasur burra dhe gra ne PD njerez me integritet dhe i ka qeruar Karaxhici me radhe

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Forster

                      Keta me demek qe kane vene emrin per kanidate qe te gjithe jane Qener-Te-Goditur nga Saliu ,ju shpeton shurra ne breket kur e kane perpara k/riminelin vetem po ja mori zoti shpirtin .Atehere mund te vene emrin e tyre per kanidat ?

                      Përgjigjjuni
                      1. Ç’na gajase o Ylli !

                        Gjej ndonjë SHAKA tjetër o Ylli !

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PPP

                          Po çfare gare…, komanden aty e kanë bandat, thotë mire Saleshi…, në kete rast komandon banda Zeni…, rrofte PD-ja hahahaha

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Veleciky

                            Joooo ! Nuk ka frike , ngaqe eshte trim , Jo. Sali Berisha nuk eshte trim , eshte kriminel . Trimeria eshte virtyt , eshte nje gjendje emocionale qe mbron pastertine dhe soliditetin e njerezores , kurse krimineli eshte destruktin , shkaterrues dhe perdhoses I njerezores . Keto Jane nenvizime te Froidit , Jo te miat . Le te kthehemi tek raporti Salianj -Berish . Emocioni I frikes , me shume se te kushdo tjeter , eshte Permanente te kriminelet , dmth Tek Njerezit qe e ndertojme jeten me materien e se keqjes ose me thjeshte dhe me qarte , me jete njerezore . Sali Berisha eshte nje nder te tillet . Edhe pse hija e dyte e Saliut eshte frika , cic-micet e Salianjit vetem sa I bejne fresk dhe I dhurojne majmeri ...! Sali Berishen nuk e frikeson duke i kerkuar largimin pasi I ke permendur CA merita dhe vlera heroi ne sherbim te demokracise dhe Shqiperise ... Sali Berisha nuk trembet nga Salianjet dhe geni I tij kriminal nuk behet funksional , edhe kur goditet ne menyren me te ashper , por I vecuar , I shkeputur nga e tera , nga gjysma tjeter qe lulezon , Mbreteron dheeeee e mbroooon .... Sali Berisha eshte perberes I se keqjes ( Mbase kryesorja ) . Ja , pse Berisha nuk ka frike nga Salianjet , sepse ata nuk e rrezikojne , perkundrazi . Berisha dhe berishizmi , kjo Sahara qe dhe me Naten nuk shkon mire ( V. B. ) , ka frike dhe reagon kafsherisht . Mos harroni shantazhet dhe vdekjet "E cuditshme " te atyre qe Berishen nuk e ndanin nga e tera ....

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje