Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në firmosjen e marrëveshjes mes gjigantit italian të industrisë detare Fincantieri dhe agjencisë shqiptare KAYO, për krijimin e një shoqërie të përbashkët që do të prodhojë anije në kantierin e Pashalimanit.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë bëri me dije se sipas marrëveshjes, në vendin tonë do të ndërtohen fillimisht dy anijet e para ushtarake për Forcat e Armatosura, ndërsa projekti synon të shtrihet edhe për nevojat e vendeve aleate të NATO-s. Rama e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm, jo vetëm për modernizimin e mbrojtjes, por edhe për ekonomikë dhe të ardhmen e të rinjve shqiptarë.
“Nga ana tjetër, kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të jenë të parët që do të kontaktohen dhe do të ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër, dhe jo në një të ardhme të largët, por shumë të afërt, pjesëmarrës të kësaj shoqërie të re ekselence. Dhe ata sigurisht do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit nga profesionistët e Fincantierit dhe do të formohen si në Itali, aty ku Fincantieri ka shpirtin e saj, bazën e saj, por edhe në Pashaliman, ku ky shpirt i dytë do të marrë jetë së shpejti.
Kjo marrëveshje hap rrugën për ekonomi të re, si për Fincantierin po ashtu edhe për KAYO-n, për Shqipërinë’”, tha Rama, duke theksuar më tej se krijimi i shoqërisë “Fincantier Albania” do të sjellë një model të ri ekelence italo-shqiptare në industrinë detare, duke e kthyer Pashalimanin në një qendër të rëndëisshme të inovacionit dhe prodhimit.
Po ashtu, kreu i qeverisë ka zbuluar dhe takimin e parë që ka pasur në selinë e Fincantier në Itali, kohë kur dhe ai sapo kishte marrë detyrën e kryeministrit të vendit. Që atëhere, kur Europa ishte në “gjumë” dhe nuk ndihej e kërcënuar nga luftërat, Rama tha se kishte shprehur interesin dhe dëshirën e mirë që gjigandi italian të ngrinte një seli edhe në vendin tonë.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Përfaqësues, kemi arritur në një pikë shumë të rëndësishme të së ardhmes jo vetëm të aparatit të sigurisë së Shqipërisë dhe FA, por edhe të vetë ekonomisë dhe të ardhmes të të rinjve shqiptarë. Është një marrëveshje me Fincantierin për të krijuar një shoqëri të re Fincantieri Albania, së bashku me agjencinë tonë shtetërore të KAYO, për të prodhuar po në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit, anije lundruese që janë në dobi të ushtrisë shqiptare, por edhe për ushtritë e tjera të vendeve aleate.
Ajo që e bën këtë marrëveshje një marrëveshje të veçantë është edhe ajo që tha drejtuesi i lartë i Fincantierit, duke theksuar se bota e kantiereve po ndryshon dhe kjo marrëveshje kërkon që të përcaktojë pikërisht një vullnet dhe një vizion për të shoqëruar këtë ndryshim me diçka të re, të veçantë, speciale, e cila sigurisht do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare këtu në territorin tonë dhe do të shërbejë edhe si një përgjithësi për botën e re të kantiereve, për inovacionin e saj dhe atë që ajo sjell.
Nga ana tjetër, kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të jenë të parët që do të kontaktohen dhe do të ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër, dhe jo në një të ardhme të largët, por shumë të afërt, pjesëmarrës të kësaj shoqërie të re ekselence. Dhe ata sigurisht do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit nga profesionistët e Fincantierit dhe do të formohen si në Itali, aty ku Fincantieri ka shpirtin e saj, bazën e saj, por edhe në Pashaliman, ku ky shpirt i dytë do të marrë jetë së shpejti.
Kjo marrëveshje hap rrugën për ekonomi të re, si për Fincantierin po ashtu edhe për KAYO-n, për Shqipërinë. Do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e shoqërisë në mënyrë konkrete, nga dy anijet e para që do të ndërtohen për forcat tona të armatosura, duke e çuar në 7 numrin total të flotës tonë, e cila në terma të përcaktuara nga statusi ynë madhor, por sigurisht edhe me NATO-n, është një numër optimal për sa i përket peshës dhe përgjegjësisë të Shqipërisë në Mesdhe, dhe më pas prodhimi do të vazhdojë edhe më tej për të eksportuar këto anije aty ku sigurisht është e qartë që teknologjia e re dhe inovacioni që do të shoqërojë këtë rrugëtim do të implementohet.
Është diçka fantastike, pa e ekzagjeruar fare. Unë kam bërë një nga vizitat e para si kryeministër i ri, saktësisht në selinë e Fincantierit, dhe aty kam vendosur para atij grupi drejtues të asaj periudhe pikërisht kantierin e Pashalimanit, duke thënë se ndoshta ishte interesante të shikonim pikërisht këtë kantier për të hapur një filial. Sigurisht që ishin kohë paqeje, periudhë komforti, mbrojtje, ndërkohë që Europa flinte. Sot, kohët janë të ndryshme dhe kanë diktuar pikërisht këtë hap të Fincantierit drejt bregdetit tonë dhe drejt kësaj marrëveshjeje, që është me të vërtetë një ëndërr për Shqipërinë.
rregullo ujin ne vlore o kapedan. Pastaj anijet per vendet e Nates dhe te dites
He mo ti,se mbas 8 majit ne pordhesten e radhes do vij saliu ne pushtet dhe do keni uje vicidoli..... Ose prisni sa te behet arben malaj kryetar ose ose sa te behet elisa spirop.... KM
Malaj punon 100 here me mire se te gjithe keta.....po se kemi ate fat. Prisni se po vjen linja gazit...te shkoni te beni olazh ne Vuno.
Deshira e hershme e Rames, ajo e te cpuarit te sumes ( drill baby drill), eshte realizuar qekuri. Kjo ka qene deshira e hershme dhe e vone e tija. Ska tjeter. Pushteti dhe paraja i sherbejne vetem per ta lezetuar sa me shume deshiren e plotesuar. Tani nuk sum-cpohet vetem nga "kolege" thonje paprere kur verdallosej posht urave te Senes ne paris (megjithese kenaqesia e pare nuk harrohet!); sot i bo drill sumes ne hotele me 5 yje, sa ne Milano, Paris e deri ne Dubaj e Aruba...
Edhe kjo pune do veje per lesh njelloj si inceneratori, airalbania, nafta e shpiragut, ishulli osumit, apo heci i skavices. Ky eshte nje mashtrues qe vetem vjedh dhe nuk vlen per asgje tjeter.
Eh shyqyr , sa po e priste populli shqiptar kete lajm dmth tani do ndertojme anije.....ia hodhem varferise !!!!...........ne rrojme vetem qe te behen realitet deshirat e politikaneve tane te dashur , ja me ne fund Palloshit iu plotesua deshira !!!!!.....ore po Sala ka ndonje deshire te hershme qe nuk i eshte bere ende realitet ?? Se ndoshta prandaj zvarritet akoma ai , nuk i del shpirti pa plotesuar deshirat !!!!!
Po dhe Sala e ka nje deshire. Te drejtoje PD nga varri dhe te vazhdojne te vjedhin pjellat e tij. Po e negociojne lart ne qiell kete sepse kjo eshte ne dore te perendise. Te shohim ...
Dire. Ti paska dhjere trute Tik Llapa
Hiqeni emrin Pashaliman dhe ktheheni ne origjinalin qe eshte emertuar ndoshta 2000 vite te shkuara dhe qe eshte ai i Orikumit.Biles edhe Karaburunin ndryshoheni ne gadishulli i Orikut.Si nuk pati nje nisem per kthimin e emrave te imponuar te fshatrave,,qyteteve apo lumenjeve,maleve etj,ne emrat origjinal te vjeter,ashtu si beri edhe Greqia apo nonji vend tjeter.
Po se e kemi hallin si të ruhemi nga vjedhjet, jo si të ruajmë trashëgiminë
Për atë që thua,unë e kam kërkuar të ndryshohen toponimet e huaja,të pushtuesve, para 20 e kusur vitesh. Por as atëherë e as tash nuk ka intitucione me b...leqë ta realizoje, fatkeqësisht.
hahahahahahahhahahahaha Ketij ja shkruan fjalimet ndonje i rrjeshur nga trute e kokes.
Deshira behet realitet? Po ca lidhje ka deshira e nje k/ministri me kete? Ore do beni gazetari ju apo do na tregoni perralla? Gjithe bota ecen me plane disa vjecare e dekada kurse ne ecim me deshira e kap ca te kapim..E di ti gazetar leshi qe vendet e tjera kane deklada qe kane te ngritura grupe planifikimi se si do jete vendi i tyre pas disa dekadash? E pra ta dish qe nuk jane te varur fare nga politika se kush iken e kush vjen. Dikur quheshin plane 5 vjecare e afatgjata...kurse sot sa vjen njeri , zhben ate qe ka bere paraardhesi...qofte dhe brenda llojit..
Te shpresojme qe te jete e vertete dhe italianet ta marrin seriozisht kete pune. Se po u la ne dore te rames zere se eshte lene ne goje te ujkut. Rama vetem vjedh dhe zhvat. Kryehajdut
Mire eshte mos te flasim para kohe. Por nga precedenti na duket e pabesueshme te kete rama deshira pozitive. Rama ka deshire vetem te vjedhe dhe te abuzoje. Pastaj mos te flasim sa mashtrues eshte se kete e ka hobi personal
Aleanca e ujkut e lepujve........???? E te fortit e frikacakeve ,bashkimi i kokenxeteve,grupi i luftes kunder paqes,i miliarderve kunder miliardi qenieve njerezore,,, flitet shume pak per paqen,,
Pas Sateliteve,Akademise se Dhive,Hyrjes ne BE ,tani do kemi dhe Anijet e Rames me zorra uji ….Po ne akoma jemi me nje ore uje ne dite e akoma nuk kemi semafor neper rruge..plehra kudo…akoma kete besoni..ky e ka mire ..por ja pine lengun edhe ne Europe dhe nuk ja var me njeri tani.
Prit kur te dal dhe kjo grope si inceneratori, rruget, akshi, doganat, azht korrupsioni qe nis nga 100 mij, tatimet.... ik o Ram se je ber gaz i botes. Lerja qeverine Majkos se do e bej me mire nga edhe pse eshte me loqe nga ti po ty ta moren doren nga bela tek gogu.
Mos eshte e njejta firme si ajo e sateliteve?
Nuk di ndonje gje qe ka nisur ky e ka perfunduar si duhet. Te presim e te shohim. Po kur erdhi ky ndertoheshin anije ne Pasha Liman nga Hollandezet. U ndertuan 3 anije patrulkuese nga 4 qe kemi. Pse iken Hollandezet?
Iken se palloshi e ka doren e rende. Jo se ata sdine te japin kafe por palloshi do gjysmen. Helbete eshte sulltan tani e jo kryetar bashkie.
Sa do u vidhkan me ato dy anijet, më shumë se me 3 tigrat me siguri.
Zoti Rama ato qe thote i ben realitet. Ne qofte se keni ndonje me te mire, zgjitheni. Ne te kundert lereni te beje punen.
Pse nuk kishte enderr ky Rama nxjerrjen e sateliteve ne orbite? Apo ujin 24 ore ne cdo qytet? Apo energjine elektrike pa tvsh? Apo naften e lire? Apo legalizimet brenda mandatit te dyte? Rrofsh o komandat ramkari se na knoqe
Çi do anijet kur Greqia të ka pushtuar gjithë jugun, politikën, median, shërbimet sekrete dhe rri si motërqrir pa lëvizur as gishtin
Bravo Z. Rama! Tani që mbarove punë me hekurudhat, iu turre detit. Dhe çfarë se, anije luftarake. Meqënëse punë premtimesh është, hidhi edhe një sy ajrit, jemi zbuluar far. Na premto ndonjë gjë.
O sa mire, tani me ne fund do te rriten pensionet. Do te prodhojme fregata, nendetese, aeroplanmbajtese dhe nga shitja e tyre do gezojme edhe ne pensionistet sepse qe kur u tha nafta ne Shpirag, na u ka tha fyti per nje kafe se pensioni na del vetem per buke thate.
Mos jane gje anije kozmike keto.. apo? Nuk po marrim vesh fare nga revolucioni teknologjik.
Çfarë nivel komentesh!Më vjen turp prej jush që jemi bashkëkombas.Në gjuhën shkencore jini në stagnim dhe eutrofikim nga BUFI.
Njeri tmerrësisht i pa përgjegjshëm, sipërfaqësor, mendje lehtë, pa asnjë thellësi mendimi strategjik, delirant, sharlatan i 100 sahanëve, i pa denjë, i rrezikshëm , i shitur, që vesin e prostitucionit e ka ngatërruar me interesin e shtetit që aksidentalisht i ka rënë në dorë. Pas kafshërisë dhe motërqirllëkut të pabuksit të Viçidolit, është vazhdim i kulturës së esadizmit dhe mizerjes sonë shtet bërëse dhe shtet formuese
Varianti i Grida Dumës në krye të shtetit. Drejton shtetin si Grida Duma programet e tallavasë.
Të vësh ujkun të ruaj tufën e dhënve, me që ka eksperiencë me to më shumë se kushdo tjetër
Deshironi te dini se kush eshte " Endrra e Rames", por nuk eshte bere realitet ende!!. Dy " vellezerit e mi"...Especially, i vogli. "Vellai i vogel ishte martuar me burrin e pare" qe perfaqesonte dhe mbronte interesat, sponsorizimet e grupit te PD. Mbas nje martese " sipas interesit te nostalgjise piramidale", vellai i vogel ndahet nga burri i pare, dhe martohet serish me nje burre te dyte, duke menduar qe kesaj rradhe do hiqte dore nga gjynahet e te parit. Burri i dyte ishte perfaqesues dhe mbrojtes i interesave te grupit parlamentar te PS. Pra vellai i vogel pelqente te hante dhe te vidhte nga te gjithe krahet, mjafton qe burrat e tij te ndertonin nga nje " piramide".... Dhe, ish- burri i pare nostalgjik i 1995- 1997 , tentoi serish te rikthente kohet e mashtrimeve por kesaj here ndertoi fshatrat e elites . Ndersa burri i dyte per inat te se parit ndertoi getot qiellgervishtese imitime te Hong - Kong... Tani endrra e Edit eshte, nje termet per Hong - Kong e burrit te dyte apo nje permbytje me rreshje shiu per vilat e burrit te pare..te " vellait te vogel"...qe martohen vetem me burra! Post Scriptum: Per Edin kam nje diciture te fjalekryqit. Kur e pyeten drejtoreshen e RTSH per 5 foto me te njejten kuptim te shprehte me 1 fjali dicituren ose mesazhin e fshehur...".iku te krihej, gjeti nhe aresye te mungonte ne mesim"! Dicitura e3 Musketeers : 1 per te gjithe dhe te gjithe per 1....Ha ha, perkthimi: " Te gjithe per vete, Zoti per te gjithe"!!! Nejse, endrra e Edit qe nuk u be realitet.