Me sheshe gjithnjë e më bosh dhe protesta që po humbasin forcën, Sali Berisha ka gjetur një tjetër fajtor: mediat. Në daljet e tij të fundit, ai i ka quajtur mediat “mafia e zezë e fjalës së lirë”, duke pretenduar se opozita censurohet dhe nuk ka hapësirë në ekranet e kontrolluara nga Rama. Një refren që po përsëritet thuajse në çdo protestë. Por ndërsa akuzon për censurë, realiteti që tregojnë shifrat është krejt tjetër.
Monitorimi për marsin i Autoritetit të Mediave Audiovizive konfirmon se Partia Demokratike e Shqipërisë është ulur këmbëkryq në ekranet e shqiptarëve. Për muajin mars, PD zë 60.12% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë renditet e dyta me thuajse gjysmën e kohës në 37.21%.
Partitë e tjera të vogla kanë një prezencë thuajse simbolike në ekranet kombëtare. Partia Republikane zë 1.66%, ndjekur nga Lëvizja Shqipëria Bëhet me 0.68%, Partia e Lirisë me 0.15% dhe Partia “Mundësia” me 0.11% Shifra këto që tregojnë se hapësira mediatike shqiptare dominohet nga dy forcat kryesore politike PD dhe PS, ndonëse dukshëm me një avantazh të theksuar për demokratët.
Edhe në nivel personal, kontradikta e Berishës bëhet edhe më e fortë sepse ndërsa 81 vjeçari flet për mungesë hapësire, ai vazhdon të renditet si aktori politik më i pranishme në ekranet shqiptare duke zënë 30.16% të kohës televizive.
Megjithatë, pavarësisht kësaj pranie dominuese në ekranet shqiptare, Sali Berisha nuk po arrin të përkthejë ekspozimin mediatik në mbështetje reale në terren. Të tetë protestat e tij kundër Edi Ramës janë karakterizuar nga pjesëmarrje e ulët, ndërsa retorika është bërë gjithnjë e më e ashpër, me molotovë, sulme ndaj policisë, sulme direkte ndaj mediave dhe kundërshtarëve të tij politikë brenda partisë.
Shpresat e demokratit tani duket se janë zhvendosur te protesta e paralajmëruar për 8 majin, të cilën Berisha e cilëson si “betejë vendimtare”, njëjtë siç ka bërë edhe 8 herët e tjera.
Kurse ne median "e pavarur" Tema , Saliu ze 99.99% te faqeve....edhe Enveri ne kohe te tij , vetem maksimumi 1 faqe gazete mund te zinte ...eh sa do ta kishte zili per "adhurimin" qe Mero i ben Saliut ..........po te ishim ne kohen e Enverit , Sulo Gradeci do ishte pushuar me kohe nga puna , dhe vendin e tij do ta kishte zene Meroja !!!!!
Shqiptaret nuk ndjekin Saliun neper televizione, sepse minimumi 80% e shqiptareve bejne nga nje sali te ngohte cdo menges. Pjesa tjeter nuk e lene ate te ftohet, e hane sapo del nga furra humane!
Dhe organizatat për lirinë e medias nuk marin informacione nga AMA, por shkruajnë çfarë thotë Berisha dhe Fate Medihoxha.
Saliu e ka në ADN mashtrimin se Tema që është media 100% pro qeverisë publikon çdo budallëk që thotë saliu
Esht ber me keq se lajmet cdo ore, shum me keq se rama ne 2020 qe dilte kudo por robi bente punen e tij ''revolucion, narkoshtet, protesta paqesore te armatosura dhe baton stanisici'' 8 fjale di gjithsej dhe i riartikulon vazhdimisht
Sa here qe Perbindeshi i Vicidolit shfaqet ne ekran, ne Shqiperi shtohet nje i semure me KANCER!
Bufi nuk e kuptone qe dalja e shpeshet eshte vehtevrasje ....... Rrethe 94% sipas nje sondazhi nuk e shikoni fare Bufin komunist..... Nje proverbe française thote : ( kur del ne gazette eshte mire se behesh i njohur , por kur del shpesh behesh gazette ) ehhh Bufi eshte bere gazette per te fshire bythen....
Na merzitet nuk mund te shohim televizor se ne cdo kanal del lugati dhe tremb jo vetem kalamajte por edhe te ritur.