Afera e kompleksit Partizani, babai i Igli Tares: Privatizimi u bë me ndërhyrjen e Sali Berishës, shkatërroi një klub me traditë mbi 50-vjeçare

21 Shtator 2022, 17:03Politika TEMA

Afera e kompleksit Partizani, babai i Igli Tares: Privatizimi u bë me

Ish-drejtori i klubit sportiv Partizani, Isa Tare thotë se privatizimi i truallit ku kryente aktivitetin sportiv skuadra kryeqytetase, është bërë me ndërhyrjen e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Tare u shpreh se privatizimi u bë pa të drejtë dhe shtoi se prona i interesonte Berishës.

“Unë besoj se ky hetim duhet të shkojë deri në fund që të zbardhet problemi i privatizimit të klubit sportiv Partizani, ku unë kam qenë që nga viti 1958 deri në 2005, kur u largova si ish-drejtor i klubit.

Kjo ka qenë nga ndërhyrja që ka bërë ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ndërhyrja kryesore ka qenë e  ish-kryeministrit Sali Berisha, që i interesonte që ta merrte këtë pronë padrejtësisht dhe u shkatërrua një klub me tradita mbi 50-vjeçare”, theksoi ai.

Isa Tare deklaroi se  Arben Imami ka përgjegjësinë kryesore për privatizimin e truallit ku ushtronte aktivitetin skuadra kryeqytetase.

Tare u shpreh se Imami ka firmosuar për ta privatizuar truallin, sipas tij, në mënyrë të padrejtë. Ai u shpreh se SPAK duhet të marrë në pyetje Imamin në lidhje me këtë çështje.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është thirrur këtë të mërkurë si deklarues për hetimin që ka nisur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, privatizim i kryer në kohën kur ai ishte ministër.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

25 Komente

  1. S
    Sali Kokloqa!

    E larguan per ta vjedhur klubin, njelloj sic shkaterruan zbulimin dhe kunderzbulimin shqiptar per tu bere spiune te agjenturave te huaja. E kuptuan demokracine si mjet per te bere para me te gjitha menyrat, qe pershkruhen ne kodin e Sali Berishes! Rrofte Sali Berisha ky simbol i suksesit serb!

    1. K
      Kalo

      Populli shqiptar do paguaje marrjen zvarre te permendores se Enver Hoxhes. Pijini shurren tani Sali Berishes!

      1. V
        Vranakonti

        Arben Imami,ky maskara qe sot rri i heshtur e nuk ndihet ka shume gjynahe.Ai edhe pse u rrah e u gjakos nga Sali Berisha shkoi e u fute perseri ne breket e Saliut.Pse? Sepse Saliu e beri minister mbrojtjeje atje ku mund te behej korrupsioni me i madhe me demontimin e armatimit te Enver Hoxhes. Me keto,Imami eshte bere jo milioner por miljarder.Prandaj Imami pranoi te lepije e t'ja fale bythen Saliut se e dinte fitimin e madh qe kishte.Pa se u rrah nga Saliu,nuk ka gje,mjafton te fitoi para te madhe dhe ne fakt fitoi.Per kete person SPAK-u duhet t'a hetoi imtesisht.

      2. T
        Te lumnte ,me ne Fund ka Deshmi te Sinqerte ..

        I nderuar si Serbi Sali dhe bajgat dhe Kriminelet e tjere,,pervece ketyre Krimeve qe verteton ,keta Kriminele Kane vrare dhe Eleminuar Qindra qytetare te thjeshte ..Vetem e vetem se mendonin ndryshe nga keta plehra .

        1. k
          k

          Bravo zoteria , si sportist i vjetër ka thene te vërtetën. Gjithë legenat e dinë si u vodh por flasin ke kafja dhe asnjeri flet hapur.Popull langaraq.

          1. A
            Agushi jam

            O gazetar (më mirë gazetaruc) përse e shkruan babai i Igli Tares kur zotëria njihet si personalitet i nderuar i sportit shqiptar edhe pa lindur Igli.

            1. s
              sportisti nga Durresi

              Shume e drejte. Isai njihet per burreri dhe sportist i vleresuar shume me perpara se djali i tij, Igli. Vlera e Isait eshte si Isa dhe jo su babai Iglit.

              1. S
                Studenti Ushtarak

                Po mendoja të shkruaja për Mejeshtrin dhe Legjendën e PARTIZANIT Isa Taren, kur lexova komentin më sipër. Isai nuk është se është Igli, e kundërta është e vërtetë. Isai ka emrin e vet të madh jo vetëm për rezultatet personale, por si drejtues i sportit në Shkollën e Lartë të Oficerëve “ Enver Hoxha” ( sot Akademia e Mrojtjes), dhe drejtues i Klubit “Partizani”, ai ka meritën e përgatitjes së windra e mijra spoortistëve cilësorë të Shqipërisë. Respekt për ty, Profesor!

              2. M
                Mendoni para se t’ë shkruani !

                Igli është i biri i Mjeshtrit Isa Tare , s’ka nevojë të prezantohet si babai i tij ! Respekte për mjeshtrin !

                1. D
                  DinPak

                  Po nga ta di ai se ç'ka qene Isa Tare, babai i Iglit? Ai mire qe ka degjuar emrin e vete Iglit.

                2. s
                  sportisti nga Durresi

                  Respekt i madhi Isa Tare! Ke qene model si sportist dhe si njeri. Gjithe jeten te kemi pare te tille une dhe shume atlete tjere. Pergezime per kurajon dhe te inkurajoj te shkosh deri ne fund!

                  1. C
                    Caci Mamuthi i korrupsionit aktiv , po kta meFaten

                    Po spo marrim vesh kush ka qene ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu apo Arben Imami se sipas shkrimit te dy kane firmos Po ata kane qene ministra mbrojtje ne kohe te ndryshme po atehere, as Is Tarja se sqaro?? !!!

                    1. K
                      KOCO

                      Edhe tjetersimin e Shtepise Qendrore te Ushtrise (SHQUP) e filloi MEDIU dhe e perfundoi IMAMI, ne vend qe ta benin Shtepine Qendrore te Veteraneve te Luftes e te Mbrojtjes (QVLM).

                      1. A
                        Anti Veteran

                        Tjetersimi i shtepise se oficerave duhet pershendetur, mjaft me me veteranet qe na shpifen gjate gjithe jetes.

                      2. s
                        shigjetari

                        O CACI, lexoje mire shkrimin: "......privatizimi i klubit "Partizani filloi me Fatmir Mediun dhe mbaroi me Arben Imamin", hapi syte mire s'te ka faj Isa Tarja..!

                      3. I
                        Ilir

                        Po nuk kuptohet ka pas pronare te hershem ai truall a jo?! Nese po cfare diskutohet?!

                        1. A
                          Anti Veterani

                          Teualli ka pas pronar nese e kane marre pronaret, çdo muhabet eshte kot. Ta gezojne!

                          1. t
                            tirana e vjeter

                            Per Anti Veterani. Trualli ka pasur pronare te vjeter dhe keta pronare jane sakatuar nga regjimi komunist, duke u burgosur e pushkatuar djemte ne moshen me te bukur per asgje dhe duke i keqtrajtuar ata qe mbeten gjalle. Me e shemtuara eshte se ata qe u pushkatuan edhe ata qe u persekutuan nga keto familje kishin qene edhe partizane. Sa per blerjen e ketyre trojeve nga italianet, po te ishte e vertete do te kishin dale dokumentat, porse ato nuk ekzistojne, sepse ajo blerje nga italianet nuk eshte bere kurre. Dokumentat per pronesine e trojeve jane nxjerre nga arkivat prej pjestareve te ketyre familjeve shume kohe para se Malltezi te nderhynte, porse eshte e vertete qe kthimi i pronave eshte bere me nderhyrjen e Malltezit, qe eshte nje sternip tek Begejat. Gjyshja e tij nga nena ka qene bije Begejash. Ne fillim keto toka donte t'i pervetesonte Albert Xhani, por nuk i a doli mbane se hyri ne veprim Ilir Metaj. Edhe ky u zbyth mbasi hyri ne fuqi Sali Berisha. Ka nje filmim te nje mbledhjeje te keshillit te ministrave, ku shihet Sali Berisha qe flet per familjen Begeja, sikur ta kishte "njohur" prej kohesh. Per privatizimin e ndertesave te klubit eshte pune tjeter, por Jamarber Malltezi se bashku me F. Bektashin i ka grabitur disa bashkepronare dhe ka fallsifikuar edhe dokumenta ndaj tyre, pa permendur ketu qe ka pasur ne krah te gjitha shkallet e gjykatave. Kurse Isa Tare jo vetem qe nuk di gje, por flet perralla me mbret. Ai s'i ka njohur kurre dhe nuk i njeh familjet tiranase. Keto i ka lexuar ne shtyp dhe i perserit si papagall. Pyeteni ne se di gje per pronaret dhe familjet e vjetra vlonjate. Atehere do te shikoni nje realitet tjeter. Malltezi duhet nxjerri te gjitha pislleqet, se, me sa dihet, ndertesat jane privatizuar nga ai, F.Bektashi dhe ndofta nga disa pjestare te familjes Begeja

                        2. Z
                          Zen bibilushi.

                          Ilir ajo pronë është blerë që në kohën e pushtimit Italian, nga Italianët dhe ajo tokë është shpronësuar nga ata dhe janë paguar me flori në dorë pronarët. Pra pronar është shteti Shqiptar dhe jo Bythqirët e dhëndrit të berishës, I cili bëri sikur ja ktheu pronarëve të ligjshëm, tokë për të cilën i kishin marrë njëherë paratë.

                          1. I
                            I drejti

                            Te lumte Isa Tare! Je njeri i ndershem po keta hajdute .os i Gezofshin se plaku Eshte me kembe ne varrI

                            1. T
                              Trotski

                              Pershendetje Z.Isa Tare.Keni shume te drejte.Problemi eshte me i Madh .Ja pervetsuar padrejtsisht te gjitha ish pronat italiane ,qe ne fakt te ashtuquajturit Pronare jane paguar dhe keto pasuri jane prone e shtetit Shqiptar.Autoret dhe pervetsuesit duhet te Penalizohen

                              1. Koco

                                SPAKU mendoj duhet ti shërbejë si indicje klubi Partizani edhe Shtëpia e Qëndrore e Ushtarakëve ish pronë e Shtetit në judiriksjonin e Ministrisë së Mbrojtjes me gjithë teritorin përreth ti rikëthëhet Ministrisë së Mbrojtjes , dhe mbase mund të jetë Godina e duhur për Komandën e Rajonale të Natos i cili do të vendoset në Shqipëri .

                                1. L
                                  Loni pe Saigoni

                                  Për komentuesin, Zen Bibilushi: nese italianet e kanë blerë me flori atë truall, gjë tejet e besueshme, ai truall është prone e italianeve dhe jo e shtetit shqiptar Pertej kesaj, shtaza hileqare Berisha, jo më kot la ne fuqi ligjin 7501 q t'i mos gjendej filli asgjeje

                                  1. e
                                    edi

                                    Partizani dhe Dinamo nuk kane goje te flasin per asgje sepse i kane vjedhur ekipeve te tjera kupa e kampionate me shumice duke i rrembyer futbollistet me te mire dhe duke perfituar nga arbitrat. Po te ishte se italianet do ta kishin blere vendin ku ishte kompleksi i partizanit do e kishin kerkuar me ligj si prone te tyre si i kerkoi Amerika. Diskutohet per ndertesen e SHQUP-it sepse e ka marre PD-ja por nuk diskutohet per Pallatin e Brigatave qe e bene klube e hotel,per Butrintin qe ka vlera 100 x me te medha , per stadiumin Qemal Stafa dhe per te gjitha zullumet qe ka bere "rilindja" me Ramen ne krye . Keta jane ata komentuesit patronazhiste qe mburren se po bejne punen e partise por jo per te kerkuar drejtesi.

                                    1. V
                                      Vlora9

                                      Gjithe pasurite e Italise ju kthyhen shtetit Shqiptar si demshperblime te luftes.

                                      Lini një Përgjigje