
Kreu i PD, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ritheksoi edhe njëherë se mazhoranca ka një plan diabolik për të kapur SPAK-un.
Sipas tij ngritja e një strukture paralele ka për qëllim që të kap SPAK-un, dhe ky sulm vjen në një moment kur po jepen frutet e para të Reformës në Drejtësi.
“Ndodhemi para një përpjekje sa absurde aq edhe tinëzare për të ndërtuar struktura paralele. Me të njëjtin zell siç ndërtohen dhe financohen strukturatparalele në veri të Kosovës. Por është e pakuptueshme kur kjo ndodh në një vend i cili ka detyrime të qarta të veprojë, detyrime të cilat nuk po i zbaton, detyrime karshi qytetarëve të vet, detyrime karshi aleatëve të vet, detyrime ndaj të sotmes dhe të nesërmes së vendit, detyrime ndaj sigurisë kombëtare. Struktura e parë paralele që është paalajmëruar që në janar është një komision monitorimi për SPAK-un. Ka ngritur sërish kokë kjo ide mbrëmjen apo ditën e djeshme dhe vazhdon të qarkullojë me kokëfortësi si një përpjekje absurd anti-kushteuese, për të vendosur nën kontroll politikë të vetmen instancë e cila duket se është pjesërisht jashtë kontrollit të qeverisë. E kanë barë në një mënyrë tinëzare, e kanë hedhur njëherë poshtë rogozit, e pastaj janë përpjekur ta zhbëjnë, është tërhequr lajmi nga disa portale, ka mbetur në disa të tjera. Dua të përsëris edhe një herë në mënyrë tëqartë dhe të prerë që Partia Demokratike qëndron fuqimisht kundër çdo përpjekje të kësaj mazhorance, me çfarëdo lloj aleatësh të fshehur apo jo, në Pazar apo jo për të filluar presionet e hapura institucionale kundër SPAK-ut”, tha Basha.
Lule si gjithmone nuk di as te genjesh...nese thua kane kapur SPAK do te thote kane kapur Ameriken qe nuk e besone njeri ....
Kontrolli total dhe i përhershëm i drejtësisë nga të mëdhenjtë e politikës, bëri që mos ndëshkimi të bëhej normë këto 32 vjet. Kjo situatë bëri të domosdoshme krijimin e një strukturë të re në sistemin e drejtësisë, i quajtur SPAK, i cili u bë me kontrollin dhe kujdesin maksimal të SHBA. Tani që fillojë të dalin rezultatet e para të kësaj strukture, mafja që ka kapur plotësisht shtetin, si pozitë dhe opozitë, ndihen të tmerruar dhe kërkojnë kontroll mbi këtë institucion nëpërmjet krijimit të një komisioni parlamentar. E justifikojnë me të drejtën për kontroll të çdo institucioni nga parlamenti nëpërmjet komisioneve të kontrollit. Me sa duket, kjo qeveri dhe ky parlament mbarojë punë me kontrollin e institucioneve të tjera të shtetit, ku bëhet kërdia në vjedhje të pa imagjinueshme dhe tani i lindi nevoja të vërë nën kontroll të edhe vetmin institucion që bënë përpjekje domethënëse kundër krimit ekonomik, siç është SPAK. Por gabojnë rëndë. Komisionet ngrihen kundër atyre që po i rjepin lëkurën vëndit, jo kundër atyre që bëjnë përpjekje për të luftuar kundër hajdutëve të financave publike. Rama nuk ka përse të shqetësohet se mos SPAK kalon kompetencat dhe dëmton "demokracinë" tonë. SPAK jep llogari atje "ku ha", kot nuk i thërrasin në mënyrë permanente në SHBA për kontakte me ata që e ngritën dhe financojnë si institucion i drejtësisë në këtë vënd ku padrejtësia deri më sot ka bërë ligjin.
Partia demokratike thot ky zagari i Non Grates ,ku keni elektorat ju ? edhe shoqata Nevojtore e Non Grates nuk ka elektorat ,
Ky eshte komplet rrote kari...