Akuzat e Kurtit, reagon ambasadori Hovenier: SHBA ka besim të plotë në Borrellin dhe Lajçakun

20 Shtator 2023, 10:40Rajoni TEMA

Akuzat e Kurtit, reagon ambasadori Hovenier: SHBA ka besim të plotë

Shtetet e Bashkuara kanë besim të plotë në Bashkimin Evropian sa i përket ndërmjetësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, gjatë një fjalimi të mbajtur në edicionin e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë që po mbahet në Prishtinë, shkruan Rel.


“SHBA-ja ka besim të plotë në BE-në në ndërmjetësimin e saj të dialogut, SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë [të BE-së, Josep] Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçak, si zbatues objektivë të kësaj politike”, tha Hovenier.

Deklarata e Hovenierit vjen dy ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtoi akuza ndaj Lajçakut, që e cilësoi si ndërmjetësues të njëanshëm.

Kurti tha se gjatë rundit të fundit të dialogut – të mbajtur në Bruksel më 14 shtator – dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

Ai tha se në këtë takim, ku kryeministri kosovar paraqiti një plan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit që tha se u refuzua nga BE-ja dhe Serbia, Lajçaku “u pozicionua” kundër Kosovës.

“Është e rëndësishme që të gjithë aktorët në këtë operacion, në këtë proces, të pranojnë procesin në të cilin janë dhe të luajnë poker me letrat që u kanë rënë. Dhe të kenë në mendje këtë vizion, puna për normalizimin e raporteve, për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Aneksit, nga të dyja palët, gjë që është pritja jonë, është rruga përpara. Kjo e sjell Kosovën më afër vizionit që ne ndajmë për integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike”, tha Hovenier më 20 shtator.

Bashkimi Evropian më 19 shtator tha se nuk komenton deklaratat e Kurtit, që sipas bllokut përmbajnë “akuza të pabaza”. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Lajçaku dhe Borrelli – ndërmjetësuesit evropianë të dialogut – kanë mbështeten e shteteve anëtare të BE-së.

4 Komente

  1. D
    Detari

    cfare dialogu duan keta kur serbia nuk njeh kosoven? keshtu eshte kur ne vend te ndertosh ushtri ti nderton 10000 xhami serboturke.

    1. S
      Shqiptaret

      Patjeter Mister . Ju njohim tashme mir se si funksiononi ,cfar mbillni e cfar doni te korrni me Politikat tuaja tashme te njohura mir nga Opinioni mbare . Ju mbeshtesni dy filofashiste te peshtire ,( qe s'do dylbi te dallosh se i sherbejne Serbit ne ato bisedime Kurthi per Kosoven ) por ne mbeshtesim ate qe deklaron Al bini . Nuk po e lini te qet Shtetin e Kosoves te marri frym Lirishte e ndertoj Institucionet e Shtetin e vet ,duke sajuar jo paqellim , lloj - lloj ngaterresash , Fake Gjyqe kuńder atyre qe luftuan per Clirimin e Kosoves ,duke mos lene qe Kosova te shijoj Lirine e Sovranitetin si Shtet , duke i bere shplarje truri popullsise Kosovare e eksperimentuar si me qen Kosova nji Laborator Torturash per Ekspermentet e Te Forteve . Kjo Bote njeh Human dhe Demone ,e mesa duket kta te fundit ,luftojne sot gjithcka Humane ne Ksosove .

      1. H
        Hasan Spahiu.

        Patjeter,z.ambasador,Jane shume besnike te SHaBAnit.Por ,Ju lutem iu beni nje pyetje publike(kete kerkese e kam Edhe per gazetari e shqiptare),qe te na japin nje pergjigjen publike:-keta besniket tuaj a Jane Dakord me shtetin e pavarur te kosoves?E bej kete pyetje se te dy,Borel dhe Lajcak,Jane nga dy shtete qe nuk e njohim pavarsine e kosoves.

        1. S
          Sali Breshia

          Pergjigje per Hasan Spahiun Situata: 1- Amerika dhe gjysma e Evropes jane me ate qe Kosova te jete shtet i pavarur. Per me teper Kosova eshte "femija" i Amerikes... Interesat strategjike te Amerikes dhe Evropes jane kunder me ato ruse dhe Kineze... 2-Qe Kosova te behet shtet i pavarur, duhet te njihet nga OKB. Qe te njihet nga OKB duhet te njihet nga Keshilli i Sigurimit te OKB ku Kina dhe Rusia kane te drejten e votes. Spjegimi: Meqe interesat boterore jane te ndryshme, nevojiten bisedimet. Zgjidhja e pare qe u arrit nepermjet Putinit dhe Trampit ishte "shkembimi i territoreve", qe nuk u realizua per kundershtimin evropian...Kontributi i Kurtit ne kete mes dihet se si ai kundershtoi kur Vuciqi e udhezoi sepse populli serb ishte kunder kesaj ideje, etj...etj... Tani per vazhdimin nuk kam kohe por me spjego ti se si mund te arrihet qe OKB te njohi Kosoven dhe te mos pyetet gjysma e botes....Une shikoj qe Kurti ne kete aspekt ta kalon edhe ty me fjalorin bombastik patriotik por qe bie era mut sepse e con Kosoven ne "protektorat", ne mos ne gjirin e Serbise...

          Lini një Përgjigje